web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barak Obama mbi lidershipin/ “Një botë e udhëhequr nga gratë do të qeverisej më mirë”

16 Dhjetor 2019, 12:47, Kosova & Bota CNA

Nëse udhëheqja e të gjitha kombeve do të ishte në duart e grave, atëherë do të kishim një përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetesës, ka thënë ish Presidenti amerikan Barak Obama në një fjalim në saj të një eventi privat mbi lidershipin, në Singapor.

“Tani, gra, unë dua ta dini se nuk jeni perfekte, por ajo që mund të them është se në mënyrë të padiskutueshme jeni më mirë se ne burrat?, është shprehur ai.

Obama tha se shumica e problemeve në botë vijnë nga liderë të moshuar, kryesisht burra, të cilët mbajnë me çdo kusht pozicione pushtetare.

Obama tha se ndërsa ishte në detyrë si President, shpesh herë ka reflektuar mbi se si do të dukej një botë e drejtuar nga gratë.

“Jam plotësisht i sigurt se nëse çdo komb në tokë do të drejtohej nga gratë për dy vjet, do të shikonim një përmirësim të rëndësishëm të standardeve të jetesës”.

Kur u pyet nëse ka menduar ndonjëherë të rikthehej në udhëheqje politike, ai tha se beson se liderët duhet të largohen kur t?u vijë koha, pasi qëndrimi më shumë se duhet në pushtet i bën drejtuesit posesivë dhe abuzues me postet e tyre.

“Është e rëndësishme që ushëheqësit politikë ta kujtojnë veten se janë atje për të bërë një punë, por jo për t?u lidhur me atë punë për gjithë jetën. Ju nuk jeni atje për të provuar me egoizëm vetveten dhe fuqinë tuaj?.

Barak Obama ka shërbyer si president i SH.B.A. nga viti 2009 deri në 2017. Me t?u larguar nga Shtëpia e Bardhë, ai dhe ish zonja e parë Michelle Obama kanë ngritur një fondacion për të edukuar udhëheqësit e rinj në të gjithë botën./Përshtati nga BBC News, CNA.al





Lajmet e fundit nga