Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Gjykata gjermane detyron Kölnin të strehojë një familje shqiptare. Megjithëse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.
Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Kështu shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë. Një familje shqiptare e vuri në provë këtë nen dhe fitoi në gjykatë. Qyteti i Kölnit është kështu i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania. Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt megjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve. Ky vendim u mor të enjten (12.12) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.
Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër. Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht. Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri. Drejt Tiranës e marrin rrugën përditë autobusët, argumentuan autoritetet.
Gjykata i dha fund paqartësisë. Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi. Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit. Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.
Familja shqiptare shkel afatin e largimit nga Gjermania
Sipas të dhënave të gjykatës, jo shumë ditë më parë kishte ardhur një çift nga Shqipëria bashkë me dy fëmijët në Gjermani. Agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil. Dihet, se për shkak se Shqipëria është vend i sigurtë origjine, shanset për azil janë gati zero.
Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit. Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar. Por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht. Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi. Familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.
Kështu shqiptarët e mbetur pa mbështetje u detyruan të kërkojnë strehë në qendrën e të pastrehëve në Köln, ku edhe kaluan një natë. Por më pas familja duhej të largohej nga kjo qendër, për shkak të dokumentit detyrues për largim nga Gjermania. Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes./ DW
Kancelarja Merkel tha se pret negociata të ndërlikuara me Br...
Ndërsa vitit 2019 po i vjen fundi, rreth 30 gazetarë deri në...
Skena me gjueti kafshësh janë gdhendur në shpellat e Ishulli...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në ...
Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën ...
Menjëherë pasi u mor vesh se partia Konservatore me në krye ...
Në samitin e BE-së krerët e shteteve dhe qeverive ranë në uj...
Në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, partia konse...
Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një fo...
Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte sh...
Australia është përfshirë nga mot i keq, me reshje dhe stuhi...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka takuar so...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e princit nga E...
Në lidhje me vrasjen e dyshuar si vrasje me porosi të një gj...
Një pikturë e artistit të njohur Gustav Klimt, e zhdukur 22 ...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë, të shkallës Rihter është ...
Përgjatë një hulumtimi të ri ndërkombëtar të natyrës shkenco...
Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave ...
Kompania Springfield me bazë në shtetin Afrikan Gana, njofto...
Protesta dhe demonstrata paqësore vijojnë të zhvillohen në q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...