Prokurorja fal policët “vrasës”?!/ Natasha Prifti në skanerin e Vettingut
Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi), ndodhet nën...
Gjyqtarit të Gjykatës së Parë, Shkodër Andri Ymeri, mbrëmjen e së dielës, i shkrumbuan makinën.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga organet hetuese, por vetë gjyqtari Ymeri e lidh këtë ngjarje me punën e tij.
Kujtojmë se nga viti 2010 deri 2012 ai ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës se Shkodrës, por emri i tij është bërë i njohur për shkak të denoncimeve në media.
Në vitin 2014, në emisionin investigativ ?Fiks Fare? gjyqtari Ymeri u denoncua, pasi sëbashku me një tjetër gjyqtar pasi kishin marrë ryshfet për të favorizuar një të dënuar me burg. Për të vëretuar këtë denoncim, u bënë publike dhe bisedat.
I njëjti gjyqtar është akuzuar edhe dy herë të tjera nga të burgosur për disa vendime, ndërsa edhe një herë tjetër është bërë pjese e hetimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2009, Ymeri u akuzua për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverabeleve të një çështjeje. Një i dënuar në burgun e Shënkollit denoncoi se ishte dënuar padrejtësisht në mungesë, pasi kishte qenë në Spanjë.
Kjo është historia profesionale e gjyqtarit Ymeri, i cili pavarësisht akuzave, denoncimeve dhe hetimeve, ka vijuar punën sikur mos të ketë ndodhur asgjë.
Aty ku nuk funksionon ligji dhe drejtësia, funksinon hakmarrja. Në veriun e Shqipërisë, fenomeni i hakmarrjes është ende prezentë.
?Ne duhet të jemi të përmbajtur. Normalisht që ngjarja ka lidhje me detyrën por unë nuk tërhiqem. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se mund të më bëjnë presion?, u shpreh Ymeri për mediat, të hënën. Duke pohuar kështu se dikush është hakmarrë ndaj tij.
CNA.al shkoi dhe me tej, duke u ndalur tek pasuria e tij, ku vërehet se thuajse çdo vit i shtohen financat.
Automjeti Benz Mercedez, viti 2009, i blerë nga gjyqtari në vitin 2016, duket se është djegur tashmë. Të paktën ky është automjeti i vetëm që gjyqtari deklaron në formularët e pasurisë.
Ai e ka blerë në shumën 930 000 lekë, por, në formular shkruan, që mendon, se vlera e automjetit është 1 000 000 lekë, pasi ka shpenzuar 80 000 lekë, për letrat e makinës.
Për të njëjtin automjet, në vititn 2018 gjyqtari thotë se nuk ka shlyer taksën e qarkullimit. Po ashtu nuk ka paguar siguracionin e mjetit. Kjo për arsye, sipas tij, se makina ka pasur problem teknike dhe ka qenë e pamundur të pajisej me dokumentin e kolaudimit.
Dyshime në pasurinë e gjyqtarit Ymeri ngrihen edhe tek disa kredi të njëpasnjëshme, apo si hua që pretendon se ia ka dhënë vëllait me afat të caktuar, por që deri në 2018-ën, nuk ia ka kthyer.
Gjithashtu në vitin 2015 por edhe në vzhdim, bashkëshortja e tij me profesion psikologe e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, aty ku punon bashkëshorti i saj.
A thua se në Shkodër nuk ka psikologe të tjera të licensuar, përveç gruas së gjyqtarit Ymeri.
Viti 2003
Cash nga paga, shuma 200 000 lekë të reja.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 0,616 milion lekë.
Viti 2004
Likuiditete në shumën 200 000 lekë.
Tokë, me sip 10 950 m2.
Ap 2 plus 1 me sip 75 m2.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 780 000 lekë.
Pensioni i babait në shumën 125 000.
Të ardhura nga paga e nënës si mësuese, në shumën 230 000 lekë.
Viti 2005
Kursime të pagës në shumën 750 000 lekë.
Të ardhura nga prodhimi i tokës së babait, fituar sipas ligjit 7501, në shumën 400 000 lekë.
Të ardhura nga puna e babait, nga tregtia me pakicë, në shumën 350 000 lekë.
Viti 2006
Shtim i të ardhurave në shumën 3 300 000 lekë. (deklaruese ka dhënë sqarim me shkrim dore, por që nuk lexohet dhe kuptohet)
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 800 000 lekë.
Pensioni i babait në shumën 150 000.
Të ardhura nga puna e babait, nga tregtia me pakicë, në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e nënës si mësuese, në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga e Gerti Ymerit si avokat, në shumën 250 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia e tokës më qira, në shumën 100 000 lekë.
Marrje borxhi në shumën 1 500 000. Shlyer shuma 800 000 lekë, kanë mbetur pa u shlyer edhe 700 000 lekë.
Viti 2007
Shtim i të ardhurave në shumën 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 800 000 lekë.
Pensioni i babait në shumën 150 000.
Të ardhura nga puna e babait, nga tregtia me pakicë, në shumën 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga e nënës si mësuese, në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nënës, përfituar nga një vendim gjykate në shumën 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga e Gerti Ymerit si asistent dhe më vonë si avokat, në shumën 600 000 lekë.
Viti 2008
Në vitin 2008 deklaruesi është martuar dhe me bashkëshorten dhe djalin kanë dalë në një ap që e ka në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllai.
Deklaruesi dhe bashkëshortja e tij, kanë një depozite bankare prej 1 000 000 lekë të reja.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 956 000 lekë.
Të ardhura nga paga e Arlinda Ymerit, në shumën 280 000 lekë.
Dhuratë nga prindërit, miqtë dhe të afërmit me rastin e dasmës dhe të lindjes së djalit në shumën 600 000 lekë.
Shpenzimet e dasmës janë mbuluar nga prindërit e deklaruesit, po ashtu edhe shpenzimet për mobilimin e shtëpisë, që shkojnë 300 000 lekë.
Ndihmë nga nëna e bashkëshortes me rastin e martesës shuma 1 500 000 lekë. (Jo i gjithë deklarimi lexohet i qartë, për shkak se është shkruar, me zhgarritje).
Viti 2010
Pasuria e paluajtshme e pandryshuar me vlerë 3 120 000 lekë cash në shtëpi.
Pasuria e luajtshme ka arritur në shumën 4 300 000 lekë. Kjo pasuri ndahet në llogari të Arlinda Ymerit 2 320 000 lekë, Llogari në Bankën e Shqipërisë, Bono Thesarit, të Arlinda Ymerit, në shumën 1 750 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshrtes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 520 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 300 000 lekë.
Vazhdimi i pagesës së kredisë, në shumën 1 500 000 lekë, marrë në vitin 2008 me afat shlyerje 40 muaj dhe me këst mujor 42 000 lekë.
Overdraft në shumën 180 000 lekë.
Viti 2011
Pasuria e luajtshme ka arritur në shumën 5 700 000 lekë. Kjo pasuri ndahet në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bon Thesari të Arlinda Ymerit, në shumën 1 900 000 lekë, në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bono Thesarit, të Arlinda Ymerit, në shumën 3 060 000 lekë si dhe gjendje cash 750 000 lekë.
Të ardhura nga paga si kryegjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, dhe si pedagoge në Universitetin ?Luigj Gurakuqi?, në shumën 550 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 340 000 lekë.
Kredi marrë në vitin 2011, në shumën 800 000 lekë.
Overdraft, në shumën 180 000 lekë.
Shuma totale e të ardhurave shkon në 3 250 000 lekë.
Vazhdimi i pagesës së kredisë, në shumën 1 500 000 lekë, marrë në vitin 2008 me afat shlyerje 40 muaj dhe me këst mujor 42 000 lekë. Ka mbetur pa shlyer 290 000 lekë.
Është shlyer borxhi prej 400 000 lekë marrë nga babai.
Viti 2012
Pasuria e luajtshme ka arritur në shumën 6 800 000 lekë. Kjo pasuri ndahet në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bono Thesari të Arlinda Ymerit, në shumën 2 800 000 lekë, në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bono Thesarit, të Arlinda Ymerit, në shumën 4 000 000 lekë.
Këto pasuri, sipas deklaruesit janë krijuar nga 4 960 000 lekë të deklaruara në vitin paraardhës dhe 750 000 lekë cash të deklaruar një vit më parë.
Hua, djalit të xhaxhait për blerej makinë në Itali, në shumën 5 000 euro. Deklaruesi thotë se nuk e ka blërë makinën dhe ka kthyer paratë.
Kredia në shumën 1 500 000 lekë, marrë në vitin 2008 me afat shlyerje 40 muaj dhe me këst mujor 42 000 lekë, ka përfunduar.
Kredi marrë në vitin 2011, në shumën 800 000 lekë. Në muajin qershor ose korrik 2012, gjyqtari deklaron se babai i tij, Faik Ymeri, ka shlyer në emrin e tij kredinë perj 800 000 lekësh. Ai thotë se i ka mbetur babait borxh 800 000 lekë, 400 000 prej të cilave i ka shlyer, përmes kredisë së marrë në gusht 2012.
Kredi e marrë në gusht 2012, në shumën 400 000 lekë më 24 këste.
Overdraft, në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si kryegjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 420 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 4 500 000 lekë.
Shuma totale e të ardhurave shkon në 3 270 000 lekë.
Viti 2013
Pasuria e luajtshme ka arritur në shumën 7 750 000 lekë. Kjo pasuri ndahet në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bon Thesari të Arlinda Ymerit, në shumën 3 150 000 lekë, në llogari në Bankën e Shqipërisë, Bono Thesarit, të Arlinda Ymerit, në shumën 4 000 000 lekë si dhe 600 000 lekë cash.
Detyrimet janë vitit 2013 janë zvogëluar në vlerën 170 000 lekë të reja.
Ky detyrim konsiston në vazhdimin e pagesës së kredisë së marrë në vitin 2012, në shumën 400 000 lekë, të ndarë në 24 këste, me këst mujor 18 500 lekë. Nga kjo kredi ka mbetur pa shlyer edhe 6 këste.
Ka shlyer 400 000 lekë babait dhe overdraftin prej 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 310 298 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm në një universitet privat në Shkodër, në shumën 111 600 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 530 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin ?Luigj Gurakuqi?, në shumën 70 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 270 000 lekë.
Shuma totale e të ardhurave shkon rreth 2 300 000 lekë.
Viti 2014
Pasuria e luajtshme është shtuar me vlerë rreth 1 218 000 lekë. Nga 7 750 000 lekë ka arritur në 8 968 000 lekë.
Pasuria prej 8 968 000 lekë, përbëhet nga pasuria e krijuar në vitet paraardhëse plus shtesën 1 218 000 lekë ndahet në zërat:
Vlera e dy bonove të thesarit në emër të Arlinda Hallunovi (Ymeri), përkatësisht në shumën 3 150 000 lekë dhe 4 000 000 lekë, të cilat janë rinovuar .
Është pakësuar gjendja cash nga 600 000 lekë në 2013 në 300 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshrtes me vlerë 118 000 lekë.
Dhënë hua pa interes dhe me afat 1 vit, vëllait Gerti Ymeri, shuma 1 400 000 lekë.
Detyrim financiar, si overdraft, në shumën 100 000 lekë.
Shtesa e pasurisë gjatë vitit shkon në vlerën 1 118 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 329 530 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 550 000 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortes si pedagoge në Universitetin ?Luigj Gurakuqi?, në shumën 50 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 200 000 lekë.
Shuma totale e të ardhurave shkon rreth 2 225 000 lekë.
Viti 2015
Pasuria e luajtshme është shtuar me vlerë rreth 1 078 000 lekë.
Shlyer overdrafti në shumën 100 000 lekë. Por më vonë deklaruesi ka marrë një tjetër overdraft me vlerë 250 000 lekë.
Pasuri e luajtshme me vlerë 9 928 000 lekë. Kjo pasuri përbëhet nga :
Vlera e dy bonove të thesarit në emër të Arlinda Hallunovi (Ymeri), përkatësisht në shumën 3 150 000 lekë dhe 4 000 000 lekë, të cilat janë rinovuar .
Ka ndryshuar gjendja cash nga 300 000 lekë është bërë 578 000 lekë.
Deklaruesi i ka dhënë hua pa interes, vëllait Gerti Ymeri në shumën 800 000 lekë deri më datë 11.12.2016 dhe po deri me këtë datë i ka shtyrë huanë në vlerën 1 400 000 lekë.
Shtesa e pasurisë shkon në 928 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 250 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 550 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte psikologe në Gjykatën e Shkodrës në disa gjykime civile me objekt zgjidhje martese dhe lenie fëmijësh për rritje dhe edukim, në shumën 250 000 lekë.
Shuma totale e të ardhurave shkon rreth 2 450 000 lekë.
Viti 2016
Pasuria e luajtshme që deklaruesi ka në pronësi me bashkëshorten, ka pësuar këto ndryshime:
Overdraft në shumën 180 000 lekë.
Vlera e dy bonove të thesarit në emër të Arlinda Hallunovi (Ymeri), përkatësisht në shumën 3 150 000 lekë dhe 4 200 000 lekë, të cilat janë rinovuar .
Bonoja e dytë e thesarit me vlerë 4 000 000 lekë është tërhequr nga bashkëshortja pas maturimit dhe paratë janë riinvestuar si bono thesari në dhejtor 2016, duke shtuar shumën 200 000 lekë.
Ka ndryshuar gjendja cash nga 578 000 lekë është bërë 60 000 lekë.
Huaja dhënë vëllait në shumën 2 200 000 ende nuk është kthyer.
Blerë automjet Benz Mercedez, viti 2009, i përdorur në shumën 930 000 lekë. Por, deklaruesi shkruan, se mendon se vlera e automjetit është 1 000 000 lekë, pasi ka shpenzuar 80 000 lekë, për letrat e makinës.
Bashkëshortja deklaron një autoveturë Ford Focus, në bashkëpërdorim me kunatin Gerti Ymeri blerë në shumën 350 000 lekë. Deklaruese thotë se mendon se vlera e këtij automjeti shkon në 100 000 lekë, pasi është i amortizuar.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 364 925 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 210 000 lekë.
Të ardhurat nga raporti i lindjes së bashkëshortes në shumën 270 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 160 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte psikologe e licensuar me veprimtarinë e ushtruar në Gjykatën e Shkodrës në disa gjykime civile me objekt zgjidhje martese dhe lenie fëmijësh për rritje dhe edukim, në shumën 13 634 lekë.
Dhurata, sende veshje, të dhëna nga prindërit, miqtë dhe të afërmit me rastin e lindjes së dy fëmijëve, me vlerë 120 000 lekë.
Viti 2017
Pasuria e luajtshme që deklaruesi ka në pronësi me bashkëshorten, është shtuar me vlerë 320 000 lekë.
Është shtuar gjendja e parave cash në shtëpi, nga 60 000 lekë është bërë 380 000 lekë nga kursimet dhe të ardhurat familjare.
Overdrafti në shumën 180 000 lekë është rinovuar.
Janë rinovuar edhe dy bonot e thesarit të depozituara nga bashkëshortja.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 167 996 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 517 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 45 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte psikologe e licensuar me veprimtarinë e ushtruar në Gjykatën e Shkodrës në disa gjykime civile me objekt zgjidhje martese dhe lenie fëmijësh për rritje dhe edukim, në shumën 76 000 lekë.
Huaja dhënë vëllait në shumën 2 200 000 ende nuk është kthyer.
Viti 2018
Pasuria e luajtshme që deklaruesi ka në pronësi me bashkëshorten, është shtuar me vlerë 700 000 lekë.
Është shtuar gjendja e parave cash në shtëpi, nga 380 000 në shumën 1 080 000 lekë
Janë rinovuar edhe dy bonot e thesarit të depozituara nga bashkëshortja.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, shkalla e parë, Shkodër, në shumën 1 984 665 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Arlinda Ymerit, si psikologe në Spitalin Rajonal, Shkodër, në shumën 618 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 138 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte psikologe e licensuar me veprimtarinë e ushtruar në Gjykatën e Shkodrës në disa gjykime civile me objekt zgjidhje martese dhe lenie fëmijësh për rritje dhe edukim, në shumën 76 500 lekë.
Overdrafti në shumën 180 000 lekë.
Huaja dhënë vëllait në shumën 2 200 000 ende nuk është kthyer.
Deklaruesi nuk ka shlyer taksën e qarkullimit për autmjetin Benz Mercedez. Po ashtu nuk ka paguar siguracionin e mjetit. Kjo për arsye, sipas tij, se makina ka pasur problem teknike dhe ka qenë e pamundur të pajisej me dokumentin e kolaudimit./CNA.al
Foto lajm/ Digjen dy makina në Shkodër
I vunë flakën makinës së gjyqtarit/ Identifikohen autorët
Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi), ndodhet nën...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12...
Drejtësia në Shqipëri ka funksionuar me dy standarte. Mjafto...
Në listën me 48 gjyqtarë dhe prokurorë që janë futur së fund...
Procesi i Vettingut është filtrimi më i mirë i sistemit të d...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hënën të bëjë d...
Rreth një muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mirat...
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetim...
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokuroris...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetues...
Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që de...
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Mira...
Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisio...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...