Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetimet për 48 gjyqtarë dhe prokurorë. Pjesë e kësaj liste është edhe prokurori i Tiranës, Bledar Maksuti.
Ky i fundit e ka nisur karrierën si oficier i Policisë Gjyqësore tek Krimet e Rënda, për të vijuar më tej si prokuror në Kurbin dhe në Prokurorinë e Përgjishme dhe për t?u stacionuar në Prokurorinë e Tiranës.
Emri i Maksutit, është lakuar pak kohë më parë nga kreu i PD ?së Lulzim Basha, në lidhje me procesin gjyqësor ku janë marrë të pandehur disa banorë të Unazës së Re në Tiranë.
Përtej sulmeve politike, prokurori Maksuti mund të radhitet tek të pasurit e drejtësisë.
Në deklaratat e pasurisë që CNA.al i ka marrë pranë ILDKPKI-së, vërehet se prokurori Maksuti nuk ka deklaruar disa hua dhe një dhuratë në kohën që janë dhënë.
Deklarimin Maksuti e ka bërë vetëm në vitin 2017, dhe në formular e justifikon me procesin e rivlerësimit, pra me Vettingun.
Bëhet fjalë për disa hua, që babai i tij i ka dhënë nipit dhe mikut të tij që në vitin 2015, por që nuk janë deklaruar në atë vit, por në 2017. Bëhet fjalë për shumat 4 500 000 dhe lekë dhe 1 500 000 lekë. Gjithashtu në 2017, babai i prokurorit, depoziton në bankë shumën prej 2 700 000 të cilën e ka pasur në shtëpi. Sipas prokurorit janë të ardhura të fituara nga avokatia.
Gjithashtu një shumë tjetër që deklarohet në vitin 2017, është një shifër prej 200 000 lekësh, e cila nuk ka qenë deklaruar më herët, por prokurori thotë se janë dhënë dhuratë nga familja e bashkëshortes me rastin e lindjes së tre fëmijëve.
Në vitin 2004, në deklaratën fillestare prokurori Bledar Maksuti, deklaron dy shtëpi banimi me vlerë 3.5 milion lekë dhe me vlerë 2.5 milion lekë. Gjithashtu ai deklaron një automjet Mercedez, me vlerë, 0 8 milion lekësi dhe depozitë kursimesh në vlerë 2.5 milion lekë.
Një vit më vonë ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 79 m2 me vlerë 23 000 USD dhe me pjesë takuese 1/3si dhe një autoveturë Mercedez Benz me vlerë 450 000 lekë.
Ndërsa pasi ka marrë detyrën e prokurorit ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 60 000 euro, blerë në vitin 2004 nga të ardhurat e babait si noter dhe shitja e një apartamenti në Peshkopi dhe në Tiranë.
Ndërsa në vitin 2009 ai ka blerë një autoveturë Mercedez Benz, me vlerë 8 500 euro. Në vitin 2011 ai deklaron para cash në shumën 800 000 lekë, dhënë nga prindërit.
Tre vite më vonë bashkëshortja e tij, deklaron një automjet Mercedez Benz Class 170, blerë nga vjehrri në shumën 200 000 lekë.
Në vitin 2015, prokurori ka blerë një automjet VW, me vlerë 9250 euro, ndërsa në vitin 2016 prokurori ka shpenzuar 2 466 euro për të blerë një filtër uji si dhe një garazh me vlerë 6 000 euro, të vënë në emër të babait.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Bledar Maksuti.
Viti 2004 (Deklarata fillestare)
Shtëpi banimi, ap me vlerë 3.5 milion lekë.
Shtëpi banimi, ap me vlerë 2.5 milion lekë.
Të blera me të ardhurat nga puna dhe ndihma nga prindërit, në bashkëpronësi me prindërit.
Automjet Mercedez, me vlere, 0 8 milion lekë, blerë me të ardhurat nga puna dhe ndihma nga prindërit.
Depozitë kursimesh në vlerë 2.5 milion lekë.
Paga si oficer i pol gjyqësore tek Krimet e Rënda, në shumën 448 380 lekë.
Të ardhura nga profesioni i babait si noter, 1,4 milionë lekë.
Pensioni i nënës në shumën 080 400 lekë.
Viti 2004 (Deklarata vjetore)
Ap banimi me sip 79 m2 me vlerë 23 000 USD, pjesa takuese 1/3.
Shtëpi banimi me sip.65 m2, privatizuar nga shteti me vlerë 25 000 lekë. Pjesa takuese 1/3.
Autoveturë Mercedez Benz me vlerë 450 000 lekë.
Paga si oficer i pol gjyqësore tek Krimet e Rënda, në shumën 654 852 lekë.
Shpërblimi në shumën 30 000 lekë.
Të ardhura nga profesioni i babait si noter, 1 500 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 92 400 lekë.
Pensioni i babait në shumën 92 400 lekë.
Viti 2008 (Deklarata fillestare)
Ap banimi me sip 152 m2, me vlerë 60 000 euro. Blerë në vitin 2004 nga të ardhurat e babait si noter dhe shitja e një ap në Peshkopi dhe në Tiranë.
Autoveturë Mercedez Benz, blerë në vitin 2001, me vlerë 800 000 lekë.
Paga si oficer i policisë gjyqësore në shumën 378 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Kurbin, në shumën 260 000 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 550 euro.
Pensioni i nënës në shumën 123 200 lekë.
Pensioni i babait në shumën 128 700 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat, në shumën 2 000 000 lekë.
Kredi në shumën 100 000 lekë.
Viti 2008 (Deklarata vjetore)
Ap banimi me sip 152 m2, me vlerë 60 000 euro.
Autoveturë Mercedez Benz, blerë në vitin 2001, me vlerë 800 000 lekë.
Paga si oficer i policisë gjyqësore në shumën 378 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në Kurbin, në shumën 260 000 lekë.
Të ardhura si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 550 euro.
Pensioni i nënës në shumën 134 400 lekë.
Pensioni i babait në shumën 140 400 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat, në shumën 2 000 000 lekë.
Kredi në shumën 100 000 lekë. Shlyer shuma 5 000 lekë, ndërsa pashlyer shuma 95 000 lekë.
Viti 2009
Ap banimi me sip 152 m2, me vlerë 60 000 euro.
Autoveturë Mercedez Benz, blerë në vitin 2009 me vlerë 8 500 euro. Blerë me të ardhurat nga shitja e apt ë vjetër në shumën 700 000 lekë si dhe diferenca e parave është shtuar nga të ardhurat e babait si dhe nga paga.
Të ardhura nga paga si prokuror në Kurbin, në shumën 793 607 lekë.
Shpërblimi në shumën 9 000 lekë.
Orë jashtë orarit në shumën 108 338 lekë.
Honorare si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 750 euro.
Pensioni i nënës në shumën 145 200 lekë.
Pensioni i babait në shumën 150 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga si prokuror në PP, në shumën 878 557 lekë.
Shpërblimi në shumën 9 000 lekë.
Honorare si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 88 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 145 200 lekë.
Pensioni i babait në shumën 150 000 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 1 900 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga si prokuror në PP, në shumën 878 557 lekë.
Shpërblimi në shumën 9 000 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm nga dy universitete private, në shumën 98 200 lekë dhe 26 500 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 159 240 lekë.
Pensioni i babait në shumën 171 240 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 1 200 000 lekë.
Bashkëshortja, paga si specialiste në një universitet privat në shumën 435 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes, dhuratë nga nëna, në shumën 1 100 000 lekë.
Para cash, të kursyera të dhëna nga prindërit, në shumën 800 000 lekë.
Viti 2012
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 856 027 lekë.
Shpërblimi në shumën 9 000 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm nga dy universitete private, në shumën 46 000 lekë dhe 73 800 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 165 600 lekë.
Pensioni i babait në shumën 170 600 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 1 200 000 lekë.
Bashkëshortja, paga si specialiste në një universitet privat në shumën 497 353 lekë.
Viti 2013
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 858 326 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 85 200 lekë.
Paga e bashkëshortes në shumën 537 569 lekë
Pensioni i nënës në shumën 170 088 lekë.
Pensioni i babait në shumën 183 792 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 600 000 lekë.
Kartë krediti me vlerë 140 000 lekë.
Viti 2014
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 018 632 74 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 1 049 157 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 120 150 lekë.
Paga e bashkëshortes në shumën 282 683 lekë
Pensioni i nënës në shumën 170 088 lekë.
Pensioni i babait në shumën 183 792 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 600 000 lekë.
Kartë krediti me vlerë 140 000 lekë.
Bashkëshortja, deklaron një automjet Mercdez Benz Class 170, blerë nga vjehrri në shumën 200 000 lekë.
Viti 2015
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 000 000 lekë.
Blerje automjeti VË, me vlerë 9250 euro. Blerë me të ardhurat e shitjes së makinës mercedez benz në shumën 5 000 euro dhe diferenca nga të ardhurat familjare.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 1 077 958 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 264 000 lekë.
Paga e bashkëshortes akumuluar në llogarinë bankare në shumën 630 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 175 032 lekë.
Pensioni i babait në shumën 188 688 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 800 000 lekë.
Kartë krediti me vlerë 140 000 lekë.
Viti 2016
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 034 646 45 lekë.
Blerje filtri për ujin me vlerë 2 466 euro.
Blerje garazhi me të ardhurat e babait nga puna si avokat dhe të ardhurat si familjare. Prona me vlerë 6 000 euro është në emër të babait.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 1 094 639 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 112 500 lekë.
Paga e bashkëshortes akumuluar në llogarinë bankare në shumën 480 719 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 182 027 lekë.
Pensioni i babait në shumën 196 768 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 860 000 lekë.
Kartë krediti me vlerë 140 000 lekë.
Viti 2017
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 076 985 42 lekë.
Llogari bankare në vlerën 1 000 000 lekë. Llogaria ëhstë hapur me datë 23.01.2017 në zbatim të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është derdhur shuma në llogari të përbashkët me bashkëshorten Eduina Maksuti. Shuma prej 800 000 lekësh janë të ardhura të dhëna nga familja e bashkëshortes nga babai dhe nëna e saj që para martese dhe 200 000 lekë dhurata pas lindjes së tre fëmijëve. Gjendja në llogari është 993 200 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 1 097 480 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 88 500 lekë.
Paga e bashkëshortes akumuluar në llogarinë bankare në shumën 907 088 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 181 210 lekë.
Pensioni i babait në shumën 195 420 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 1 370 000 lekë.
Me datë 24.01.2017, babai i deklaruesit ka derdhur në llogari shumën prej 2 700 000 lekë. Shumë kjo e mbajtur në shtëpi nga të ardhurat si avokat.
Gjatë vitit 2015 babai i ka dhënë hua nipit të tij shumën 1 500 000 lekë për blerjen e një ap.Këto para janë dhënë me mirëbesim për shkak të marrëdhënieve të ngushta familjare. Nga kjo hua është dhënë shuma 500 000 lekë.
Me datë 31.12 2015, babai i deklaruesit i ka dhënë hua, një shtetasi, klient dhe mik personal, shumën prej 4 500 000 lekë. Nga kjo shumë janë kthyer vetëm 150 000 lekë.
Viti 2018
Llogari kursimi në emër të nënës së deklaruesit, në shumën 3 097 908 92 lekë.
Llogari bankare në vlerën 1 000 000 lekë. Llogaria ëhstë hapur me datë 23.01.2017 në zbatim të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është derdhur shuma në llogari të përbashkët me bashkëshorten Eduina Maksuti. Shuma prej 800 000 lekësh janë të ardhura të dhëna nga familja e bashkëshortes nga babai dhe nëna e saj që para martese dhe 200 000 lekë dhurata pas lindjes së tre fëmijëve. Gjendja në llogari është 991 400 lekë.
Gjendja cash e familjes në shumën 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shkallën e parë Tiranë, në shumën 1 154 563 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në një universitet privat, në shumën 60 300 lekë.
Paga e bashkëshortes si staf akademik në një universitet privat në shumën 660 000 lekë.
Pensioni i nënës në shumën 89 152 lekë.
Pensioni i babait në shumën 203 630 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat në shumën 1 298 000 lekë.
Me datë 31.12 2015, babai i deklaruesit i ka dhënë hua, një shtetasi, klient dhe mik personal, shumën prej 4 500 000 lekë. Nga kjo shumë janë kthyer vetëm 350 000 lekë, mbetën pa u shlyer 4 000 000 lekë.
Gjatë vitit 2015 babai i ka dhënë hua nipit të tij shumën 1 500 000 lekë për blerjen e një ap.Këto para janë dhënë me mirëbesim për shkak të marrëdhënieve të ngushta familjare. Nga kjo hua është dhënë shuma 500 000 lekë dhe mbeten pa dhënë 1 000 000 lekë./CNA.al
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokuroris...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetues...
Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që de...
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Mira...
Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisio...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiq...
Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rë...
Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e v...
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Proku...
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu ngeci sot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...