"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e vlerësimit me pikë nga KLP, të cilat e rreshtuan zonjën Marku si të dytën.
Pavarësisht sondazhit të organizuar nga vetë Marku, perceptimi publik për zonjën reflektohet në statistikat e vetë prokurorisë, të cilat dëshmojnë ulje të besimit të publikut ndaj organit të prokurorisë.
Nuk dihet se sa ka shpenzuar zonja Marku për sistemin elektronik, për pagesat e sondazhit e të tjera si këto, si dhe nëse për atë sondazh janë përdorur ose jo burime të institucionit të prokurorisë. Por kjo është një lëndë tjetër.
Sot na duhet të analizojmë produktet qesharake që ka prodhuar deri tani Reforma në Drejtësi. Dhe dispozita e Reformës sot prodhuan një prokurore në detyre, që deklaron se posti që ajo mban (paguhet me nje page mbi 300.000 lekë në muaj) dhe për të cilin ajo po kandidon e po ankohet pse nuk po e fiton, për të është një post simbolik!
Ankimim më qesharak se ky nuk mund të ketë, por ankimimi i zonjës Marku nuk është i vetmi.
Prej disa ditesh Kuvendi, KED, presidenti, subjekte politike, tifoze politike dhe ndonjë avokat penalist që është njëkohësisht gjysëm zyrtar shteti, janë përfshirë në një komunikim të gjatë ankesash e ankimimesh deri edhe kallëzime penale. Gjithçka për proçese të cilat në nisje synonin rritjen e besimit te publikut dhe sot kanë përfunduar si burim humori kombëtar për shqiptarët e thjeshtë.
KED u arrit të behej funksionale vetëm në raundin e tretë pasi dispozitat kushtetuese të shkruara jashtëzakonisht keq, i dhanë të drejtë të gjitheve në interpretimin që secili e bëri sipas qejfit të vet.
Në raundin e tretë si kryetar i KED, doli Adrian Dvorani. Por ky u duk si preludi i një sipari të gjatë zvarritjesh dhe spërdredhjeje me dispozitat e Kushtetutës.
Megjithëse KED miraton dhe nxjerr vendimet në grup për katër vakanca në Gjykatën Kushtetuese, shkresat dalin me një hapësirë të pashpjegueshme prej 7 ditësh. Njëra në drejtim të Presidencës, e tjetra në drejtim të Kuvendit.
Afatet kushtetuese në ato proçedura mos i hapni ti lexoni fare më mire, sepse ato afate kanë 3 vjet që janë ezauruar. Kushtetutë si kjo, nuk ka parë asnjë vend europian, ndaj mbase mrekullohen përfaqësuesit jo shqipfolës të trupit diplomatik dhe misioneve të asistencës. Andej nga vinë ata Kushtetuta qenka shenjtëruar kot!
Kushtetuta flet sistematikisht për tre kandidatura si numër minimal, midis të cilave duhen zgjedhur personat që emërohen në organet e drejtësise nga organet e emërtesës. Në këtë rast bëhej fjalë për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Me këtë llogjikë, KED nuk përcjell për perzgjedhje lista të cilat kanë rezultuar me numër më të vogël sesa tre, siç bëri me ILD. Ato proçedura u rihapen sepse lista nuk arriti të kishte tre emra.
Por mbase llogjika e KED e intepreton ndryshe dhe sipas rastit shprehjen “tre kandidatura”.
Por si degradoi gjithë korpusi i dispozitave kushtetuese???
Presidentit i shkuan dy lista me nga katër emra. Tek të gjitha lista e para rezultonte Arta Vorpsi e cila paralelisht filloi të pompohej në shtypin që dihet se si fryhet, si më profesionistja e juristëve vendas.
Të gjitha listat ishin pothuajse identike dhe me logjiken që në realitet përzgjedhja të bëhej në sinkron nga të dy institucionet, ndërkombëtarët bënë thirrje për sinkronizim të vendimmarrjes (!!!!)
Po dispozitat për sinkronizimin ku ishin? Se ato zhbllokuese i pamë se sa nuk funksionuan, sa here që diçka bllokohej dhe i hapej rruga novatorizmit të radhës!
Me logjiken e Kushtetutës, përzgjedhja e një emri nga njëri prej institucioneve, reduktonte automatikisht numrin prej 3 kandidaturash në të gjitha listat e tjera. KED kishte marrë masa që kjo mos i ndodhte listave të presidentit. Sepse ato lista (te dyja listat) kishin katër emra të rreshtuar dhe jo tre.
Duke i paraprirë intepretimit të pritshëm të Kuvendit, me sa duket talentet juridike të Rilindjes e kishin gjetur zgjidhjen duke besuar se do mashtronin KUSHTETUTËN.
Në fund Kuvendi e lexoi dhe e zbatoi Kushtetutën duke thënë që s?ka nevojë për tre emra se dhe një është boll për një karrike, dhe Presidenti i cili mori dorë nga intepretimi i Kuvendit tha: “listat e mia ishin me katër, mua me kanë mbetur dy kandidatura. Jam më mirë se Kuvendi!”. I kënaqur që nëse e paska shkelur Kushtetutën, në këtë rast e kishte shkelur më pak sesa Kuvendi!!!!
Ndërkombetarët prisnin te paradhomat e tyre me deklaratat gati. “U bënë 5 gjyqtarë” dhe shpallen fitore. Deri në piken që pranuan një betim të bërë te kuzhina e shtëpisë së talentit të jurisprudencës dhe konstitucionalizmit.
Po Kushtetuta???
A thotë gjë Kushtetuta se si bëhet shpallja fitues të emrit të parë të listës, kur organi i emërtesës nuk ushtron të drejtën e përzgjedhjes?
Kush u kujdes ta shkruajë kaq keq Kushtetutën?? Dhe kush po shkujdeset ta grisë sa herë i del përpara një dispozitë që nuk përdoret dot sipas qejfit?
Çfarë teksti kushtetues lexojnë ndërkombëtarët kur thërrasin rroftë Kushtetuta e shqiptarëve?
Apo si ka thënë Rama: “ndërkombëtaret gati janë, se Shqipëri hesapi”. (Kujtohuni pak! Atëherë debati ishte për 30 Qershorin dhe Rama po mbronte Kushtetutën.)
Po kësaj rradhe pse të gjithë varen Kushtetutën tek gozhda e ngulur në murin e halesë? Dhe një e nga një i përdoren fletët si letër tualeti! Të gjithë në garë, (ndërkombëtarët përfshirë), si KÇK por kësaj rradhe në lojë nuk ishte Kodi Penal, por Kushtetuta.
Tani Kushtetutës i ka mbetur veç kapaku. Atë ngaqë është pak e trashë nuk e përdor njeri ndaj do e ruajnë për formulat e betimit. Me dorën mbi Kushtetutë do betohen të gjithë pas kësaj.
Të gjithë pasi e dh*enë. Edhe Rama që për hir të së vërtetës ishte i vetmi që kësaj rradhe nuk ja dh”jeu fare Kushtetutës./ CNA.al
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Proku...
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu ngeci sot...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar javën që shkoi l...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj, ish anëtar i...
Për një vit e shtatë muaj, janë shkarkuar 40 gjyqtarë, 26 pr...
Kur flitet për gjyqtarë dhe prokuror, flitet dhe për pasurit...
Biznese, patundshmëri shumëkatëshe dhe jo vetëm, apartament...
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja është pjesë e K...
Për Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit është dhënë alarmi që ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Edhe pse Vettingu po spastron dhjetëra vemje të korrupsionit...
Vettingu punën më të madhe, duket se e ka me gjyqtarët e Ape...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar pak kohë më parë ...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Gjyqtarët konsiderohen si pjesa më e kalbur e sistemit të dr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...