Arta Marku e largoi nga detyra/ Zbulohet prokurori më i varfër në sistemin e drejtësisë
Kur flitet për gjyqtarë dhe prokuror, flitet dhe për pasurit...
Për një vit e shtatë muaj, janë shkarkuar 40 gjyqtarë, 26 prokurorë dhe ndihmës-ligjorë.
Nga muaji i shkurt i vitit 2018 deri në muajin gusht të vitit 2019, Vettingu ka përgjysmuar kryesisht gjykatat por dhe prokuroritë, në pjesën më të madhe për shkak të pasurisë së pajustifikuar.
Edhe disa raporte pozitive të dërguar nga ILDKPKI, pas hetimeve të thelluara nga Komisionit të Vettingut, kanë ndryshuar rrjedhë. Kjo për shkak se ILDKPKI, i ka kompetencat e kufizuara dhe nuk i ka të gjitha mekanizmat për të kryer hetime të detajuara rreth pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Konkretisht ILDKPKI i ka të dhënat që prej vitit 2003, pra kryen kontrolle për periudhat nga 2003 kur eshte krijuar si institucion dhe deri më 20 janar 2017 kur filloi Vettingu. Për më tepër ILDKPKI nuk ka akses në sistemin TIMS dhe as tek të dhënat jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë që CNA.al mëson se janë shumë raporte të ILDKPKI-së me probleme, që janë përmbysur nga organet e Vettingut.
Me probleme kanë dalë nga ILDKPKI, raportet për subjektet e rivlerësimit Ardian Dvorani, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, ish këshilltaret e Kushtetueses Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, Mehdi Bici, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Bujar Sheshi, prokuror I Krimeve të Rënda, dhe anëtar i KLP-së si dhe ish këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana e njohur si bashkëshortja e anëtarit të KQZ-së Denar Biba. Por, ka edhe raporte të tjera, për të cilat do të raportojmë në ditët në vijim.
Alarmante janë edhe të raportet e DSIK-ut, të cilat janë përmenduar në seancat dëgjimore të KPK për secilin nga subjektet.
Hetimet e Vettingut
Komisioni i Pavarur i Kualikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019 ka dhënë 189 vendime.
81 vendime për konfirmimin në detyrë të 33 gjyqtarëve, 40 prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë; 68 vendime për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë.
Gjithashtu janë dhënë 15 vendime për ndërprerjen e procesit të 10 gjyqtarëve, 4 prokurorëve dhe 1 ish-ndihmës ligjor, 8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë, 16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve si dhe 1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 178 vendime me unanimitet, ku të gjithë anëtarët e trupit gjykues kanë votuar në mënyrë të njëjtë dhe 11 vendime me shumicë votash.
Sipas raporteve të ILDKPKI-së për 150 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 102 subjekte rivlerësimi dhe me probleme 48 prej tyre.
Ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni i Vettingut, ka dhënë rezultate të tjera, sipas të cilit 67 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 83 subjekte me probleme.
Nga raportet e DSIK-së për 131 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 27 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me probleme 19 prej tyre./CNA.al
Kur flitet për gjyqtarë dhe prokuror, flitet dhe për pasurit...
Biznese, patundshmëri shumëkatëshe dhe jo vetëm, apartament...
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja është pjesë e K...
Për Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit është dhënë alarmi që ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Edhe pse Vettingu po spastron dhjetëra vemje të korrupsionit...
Vettingu punën më të madhe, duket se e ka me gjyqtarët e Ape...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar pak kohë më parë ...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë dre...
Gjyqtarët konsiderohen si pjesa më e kalbur e sistemit të dr...
Gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa deklarojnë si burim të ardh...
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, me marrje...
Kur flitet për gjyqtarë dhe prokurorë, paralelisht flitet dh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Drejtësia është në dorë të Vettingut. Nëse Vettingu arrin ta...
Gjyqtarët dhe prokurorët njëherësh me Vettingun po përballen...
Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, është njëri nga prokuror...
Vettingu po vijon, por edhe skandalet në gjykata dhe prokuro...
Me mbylljen e llotove dhe qendrave të bixhozit dhe kumarit, ...
Skandalet në drejtësi nuk kanë fund. Në rastet më të shumta,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...