Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hënën të bëjë disa emërime të përkohshme në krye të disa prokurorive.
Prokurorja, Rozeta Qirjaqi, pritet të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Edhe për Qirjaqin ka nisur procesi i rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Profesionalisht prokurorja Qirjaqi nuk është e lakuar negativisht, ndërsa referuar deklaratave të pasurisë, burim të ardhurash kryesisht prokurorja ka pagën e saj dhe të bashkëshortit.
Patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003, një tokë truall me sipërfaqe 300 m2 me vlerë 300 000 lekë dhe në vitin 2005 një shtëpi banimi me sipërfaqe 141 m2 me vlerë 7 000 000 lekë.
Në deklaratën fillestare prokurorja deklaron një automjet tip Benz me vlerë 300 000 lekë të blerë nga bashkëshorti si dhe një depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 5 000 000 lekë.
Në vitin 2005 ajo flet për një dhuratë 400 000 lekë, në lidhje me vëllanë, por nuk saktëson se i ka marrë apo i ka dhënë.
Për 6 vite radhazi nga 2003 deri në vitin 2009, bashkëshorti i saj nuk ka një punë, por kursime në llogari bankare. Të paktën në formular të ardhurat e punës nga bashkëshorti janë deklaruar pas vitit 2009.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Rozeta Qirjaqi.
Viti 2003
Tokë truall me sip 300 m2 me vlerë 300 000 lekë. E blerë me të ardhurat familjare.
Automjeti tip Benz me vlerë 300 000 lekë, e blerë nga bashkëshorti.
Depozitë bankare e bashkëshortit me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokurore në Korçë, në shumën 0,728 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga si prokurore në Korçë, në shumën 949 250 lekë.
Interesa bankare në shumën 300 000 lekë.
Viti 2005
Ndërtuar një shtëpi banimi me sip 141 m2 me vlerë 7 000 000 lekë.
Pakësuar depozita bankare 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 1 114 836 lekë.
Interesa bankare të depozitës së pakësuar në shumën 70 000 lekë.
Dhuratë cash vëllai 400 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 949 329 lekë.
Interesa bankare të depozitës së bashkëshortit në shumën 19 200 lekë.
Bashkëshorti ka mbyllur depozita bankare me vlerë 510 972.
Bashkëshorti ka hapur depozita bankare me vlerë 5 000 000 USD.
Viti 2007
Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 20 000 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 1 001 263 lekë.
Bashkëshorti, interesi nga depozita bankare në shumën 226 USD.
Viti 2008
Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 15 000 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 15 000 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore në Korçë, në shumën 668 733 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 630 472 lekë.
Shtesë e depozitës bankare të bashkëshortit në shumën 4 200 USD.
Viti 2009
Hapur depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 9 000 USD.
Shtesë në llogarinë bankare të vajzës në shumën 15 000 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të djalit në shumën 15 000 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 333 801 lekë.
Viti 2010
Mbyllur depozita bankare në valutë me vlerë 9 164 USD.
Hapur depozitë në bono thesari me vlerë 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 422 241 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si teknik në një firmë private në shumën 300 000 lekë.
Interesa nga depozita në bono thesari në shumën 61 652 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 549 511 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si teknik në një firmë private në shumën 273 890 lekë.
Interesa nga depozita në bono thesari në shumën 54 282 lekë.
Viti 2012
Mbyllur llogaria e kursimit në emër të vajzës me vlerë 74 943 37 lekë.
Mbyllur llogaria e kursimit në emër të djalit me vlerë 74 943 37 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 536 238 lekë.
Të ardhura nga tërheqja e interesave të bonove të thesarit në shumën 46 950 lekë.
Të ardhura nga tërheqja e lekëve pas mbylljes së llogarisë së vajzës në shumën 74 943 37 lekë.
Të ardhura nga tërheqja e lekëve pas mbylljes së llogarisë së djalit në shumën 74 943 37 lekë.
Viti 2013
Pakësuar depozita në bono thesari dhe kaluar në llogarinë rrjedhëse në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 449 796 lekë.
Të ardhura nga pakësimi i depozitës si dhe tërheqja e interesave me vlerë 507 940 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit në një firmë private, për një muaj, në shumën 89 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 484 437 lekë.
Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 10 228 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 533 700 lekë.
Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 10 151 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 341 509.
Viti 2016
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 485 123 lekë.
Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 7 473 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 346 872.
Viti 2017
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 502 926 lekë.
Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 8 489 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si mirëmbajtës pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Korçë, në shumën 57 182 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga paga, dieta dhe shpërblime si prokurore e Apelit në Korçë, në shumën 1 553 641 lekë.
Të ardhura nga interesat në depozita, bono thesari me vlerë 4 560 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga puna si përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes , Ndërmarrja e shërbimeve mbështetëse e arsimit dhe çerdhes, Bashkia Korçë, në shumën 300 528 lekë.
Të ardhuara nga paga e vajzës nga punan si teknologe ushqimorenë një shoqëri private, në shumën 133 454 lekë./CNA.al
Rreth një muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mirat...
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetim...
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokuroris...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetues...
Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që de...
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Mira...
Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisio...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiq...
Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rë...
Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e v...
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Proku...
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...