“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Rreth një muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin e vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi.
Ky i fundit është prokuror në Prokurorinë e Apelit në Shkodër. Ndryshe, Dragjoshi njihet si prokurori i ?fajdexhinjve? të Shkodrës, pasi ka hetuar mbi 12 persona të cilët akuzoheshin për dhënie fajdesh ndaj djemve dhe vetë ish prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani.
Gjatë seancës gjyqësore, mediat raportuan se prokurori Dragjoshi ka ?shfryrë?, akuzat për grupin kriminal që u vu në pranga nga operacioni, ?Maranaj?.
Pothujse gjithë karrierën prokurori Dragjoshi e ka të zhvilluar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës dhe vetëm në rastin e skandalit të fajdeve është lakuar edhe emri i tij.
Sa i përket pasurisë, Dragjoshi, të ardhuat i ka vetëm nga paga e tij.
Patundshmëri ai deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 140 m2 në Paskuqan, me vlerë rreth 4 000 000 lekë. Për të mobiluar shtëpinë ai thotë se ka marrë një kredi në vitin 2005, në shumën 1 000 000 lekë me afat shlyerje, pesë vite.
Pas mbarimit të kësaj kredie në vitin 2011, ka marrë një tjetër kredi me vlerë 500 000 lekë për blerjen e një makine. Por, automjetin nuk e deklaron veçmas. Pra, nuk dihet nëse automjeti ka kushtuar aq sa ka marrë kredi apo më shumë
Në vitin 2015, prokurori deklaron një autoveturë tip Benz, me vlerë 7 000 euro, për të cilën thotë se është djalit, por e përdorur nga subjekti deklarues, me vlerë 7 000 euro. Ai e justifikon blerjen e kësaj prone, me shitjen e autoveturës tip Benz me vlerë 5 000 euro dhe dhe 2 000 euro nga të ardhurat familjare. Por, vlera 2 000 euro nuk është deklaruar më herët, në asnjë formë.
Po në të njëjtin vit, prokurori deklaron se ka marrë hua 3 000 euro tek një mik i familjes me afat të pacaktuar, për pushime me bashkëshorten në Turqi.
Ndërkaq djali Blerim Dragjoshi deklaron se ka blerë një automjet tip Renault e vitit 2003, me vlerë 4 600 euro. Kjo pronë justifikohet me shitjen për pjesë këmbimi të autoveturës tip Toyota me vlerë 2 000 euro dhe hua të afërmëve me vlerë 2 600 euro. Por, autovetura tip Toyota, nuk rezulton e deklaruar më herët.
Vajza Bleranda Dragjoshi, deklaron autoveturë tip Opel Corsa e vitit 2000 me vlerë 1 500 euro, për të cilën thotë se e ka dhuratë nga bashkëjetuesi. Edhe vajza tjetër Brikena Dragjoshi, deklaron një autoveturë Lancia Y e vitit 2002 me vlerë 1 000 euro, për të cilën thotë se e ka blerë me të ardhurat familjare përfshirë edhe bashkëshortin.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Brahim Dragjoshi.
Viti 2003
Shtëpi banimi, në ndërtim e sipër pas vitit 1996, me vlerë 3 milion lekë, nga të ardhurat familjare.
Autoveturë Benz 200 me vlerë 0,5 milion lekë nga të ardhurat e familjes.
Të ardhura nga pga si prokuror Apeli në Shkodër, 0, 794 milion lekë.
Viti 2004
Shtëpi banimi me sip 140 m2 në Paskuqan, me vlerë rreth 4 000 000 lekë.
Truall ndërtimi 500 m2, përfshirë edhe shtëpinë në Paskuqan
Makinë tip BMË, në pronësi të subjektit të deklarimit, me vlerë 300 000 lekë. (nuk kuptohet sqarimi që ka dhënë)
Të ardhura nga pga si prokuror Apeli në Shkodër, 1 200 000 lekë.
Pensioni i nënës, në shumën 400 000 lekë.
Viti 2005
Kredi bankare për mobilim shtëpie në shumën 1 000 000 lekë me këst mujor 24 343 lekë.
Viti 2006
Deklaron kredi bankare. Shuma e shlyer 280 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 1 100 000 lekë, përfshirë interesat.
Viti 2007
Deklaron kredi bankare. Shuma e shlyer 292 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është rreth 1 000 000 lekë, përfshirë interesat.
Viti 2008
Deklaron kredi bankare. Shuma e shlyer 876 343 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 584 237 lekë, përfshirë interesat.
Viti 2009
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 319 266 lekë.
Deklaron kredi bankare. Shuma e shlyer 1 168 281 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 292 070 lekë, përfshirë interesat.
Viti 2010
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 272 000 lekë.
Të ardhura nga transporti si drejtues institucioni në shumën 420 000 lekë.
Kredia bankare prej 1 000 000 lekë, shlyer e gjitha.
Viti 2011
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 390 963 lekë.
Të ardhura nga transporti si drejtues institucioni në shumën 420 000 lekë.
Kredi një vjecare prej 500 000 lekë, për blerje automjeti. Shlyer shuma 90 000 lekë, mbetur pa shlyer shuma 450 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 410 000 lekë.
Të ardhura nga transporti si drejtues institucioni në shumën 420 000 lekë.
Likuiduar kredia në shumën 500 000 lekë.
Viti 2013
Deklaron që nuk ka pasuri, përveç banesës në proces legalizimi dhe automjetit BMË, blerë në vitin 2011.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 266 031 lekë.
Kredi në shumën 125 000 për blerjen e një televizori me aksesorët e tij.
Viti 2014
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 362 000 lekë.
Shlyer kredia e marrë për televizorin.
Viti 2015
Legalizimi i banesës me datë 12.11.2015 me vlerë, 288 000 lekë. Burimi i krijimit: Të ardhurat nga paga e vitit 2015 dhe bono privatizimi të akumuluar në vite me vlerë 400 000 lekë.
Autoveturë tip Benz, në pronësi të djalit, por e përdorur nga subjekti deklakrues me vlerë 7 000 euro. Burimi i krijimit:Shitja e autoveturës tip Benz me vlerë 5 000 euro dhe dhe 2 000 euro nga të ardhurat familjare.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 388 400 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i djalit, Blerim Dragoshi si economist në QSH, Paskuqan në shumën 520 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, në shumën 84 000 lekë.
Hua 3 000 euro tek një mik i familjes me afat të pacaktuar, për pushime me bashkëshorten në Turqi.
Djali Blerim Dragjoshi ka blerë një automjet tip Renault e vitit 2003, me vlerë 4 600 euro. Burimi i krjijimit: Nga shitja për pjesë këmbmi të autoveturës tip Toyota me vlerë 2 000 euro dhe hua të afërmëve me vlerë 2 600 euro.
Vajza Bleranda Dragjoshi, deklaron autoveturë tip Opel Corsa e vitit 2000 me vlerë 1 500 euro. Burimi i krjijimit: Dhuratë nga bashkëjetuesi Armand Zeneli.
Vajza Brikena Dragjoshi, deklaron autoveturë Lancia Y e vitit 2002 me vlerë 1 000 euro. Burimi i krjijimit: Nga të ardhurat familjare përfshirë edhe bashkëshortin.
Vajza Brikena Dragjoshi, të ardhura në sektorin privat, si arkëtare në një market, në shumën 270 000 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 420 377 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i djalit, Blerim Dragoshi si ekonomist në QSH, Paskuqan në shumën 574 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, në shumën 84 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shërblimi i vajzës Bleranda Dragjoshi si juriste në një kompani sigurimesh në shumën 120 000 lekë.
Shlyer huaja prej 3 000 euro e marrë për pushime.
Viti 2017
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 423 394 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i djalit, Blerim Dragoshi si ekonomist në QSH, Paskuqan në shumën 570 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, në shumën 85 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shërblimi i vajzës Bleranda Dragjoshi si juriste në një kompani sigurimesh në shumën 319 700 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës Brikena Dragjoshi në sektorin privat në shumën 480 000 lekë.
Viti 2018
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Apelit, Shkodër, në shumën 1 427 776 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i djalit, Blerim Dragoshi si ekonomist në QSH, Paskuqan në shumën 574 000 lekë.
Të ardhura nga pensioni i nënës, në shumën 85 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shërblimi i vajzës Bleranda Dragjoshi si juriste në një kompani private 842 400 lekë./CNA.al
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetim...
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokuroris...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetues...
Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që de...
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Mira...
Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisio...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiq...
Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rë...
Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e v...
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Proku...
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...