web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ina Rama e “hodhi” në rrugë/ Prokurori i serverave, kujton pas 5 vitesh, llogaritë e gruas

24 Nëntor 2019, 10:11, Vetingu CNA

Në listën me 48 gjyqtarë dhe prokurorë që janë futur së fundmi në skanerin e Vettingut, bën pjesë edhe prokurori i Durrësit Drini Pali.

Kujtojmë se ky i fundit është shkarkuar më herët nga detyra e prokurorit nga ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për t;u kthyer më vonë, pas një vendimi gjykate dhe me bekimin e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili aktualisht është nën hetime.

Ish kryeprokurorja Rama, kërkoi shkarkimin e prokurorit Drini Pali, në maj 2010, pas një inspektimi të kryer në Prokurorinë e Durrësit. Nga inspektimi, Prokuroria e Përgjithshme pretendoi se u gjetën shkelje të mjaftueshme për shkarkimin e  tij.

Por në vitin 2012, prokurori Pali fiton gjyqin ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila e kishte quajtur të padrejtë shkarkimin e tij, ai kthehet në detyrë, po në Prokurorinë e Durrësit.

Pali, është prokurori që ka hetuar vjedhjen e serverave në Prokurorinë Durrësit. Për këtë rast ka disa të ndaluar, por ka zëra, se grabitësit e vërtetë ndodhen jashtë dhe i procesi është një maipulim nga ana e prokurorisë.

Sa i përket  pasurisë, nga viti 2003 dhe deri në vitin 2008 prokurori Pali deklaron vetëm pagën. Në vitin 2008, bien në sy llogaritë bankare të bashkëjetueses së tij Gerta Neziri, të deklaruara në shumat 5 000 euro, 5 000 lekë, 2 800 USD, 250 000 lekë dhe 7 350 euro, të cilat nuk ishin deklaruar më herët.

Në vitin 2009, Gerta Neziri, deklaron një kontratë porosie për një apartament me sipërfaqe 108.77 m2 me paradhënia 25 000 euro, por pa deklaruar vlerën e plotë. Në deklaratat në vijim nuk ka më të dhëna në lidhje me pagesat për këtë pronë.

Patundshmëri deklarohen edhe në vitin 2015. Bëhet fjalë për një apartament me sip 110.45 m2, blerë në korrik të 2015 me vlerë 5 000 000 lekë. Burimi i krijimit sipas prokurorit janë kursime nga paga, të ardhura nga vendimi gjyqësor 1 500 000 lekë, dhe 3 500 000 lekë, dhuratë nga prindërit.

Më tej prokurori deklaron dhe disa prona përfituar nga trashëgimia, si një apartament, tokë arë me sipërfaqe 9 710 m2, në Peshkopi, një automjet Volsvagen si dhe një automjet Mercedez Benz. Për të gjitha këto prona, ai thotë se është pronar pjesërisht me 20%.

Për detaje më të hollësishme, po sjellim deklarimin e pasurisë nga prokurori Drini Pali.

Viti 2003

Ap. 2 plus 1

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 75 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 20 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 835 455 lekë.

Shpërblim, 48 240 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 930 060 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 826 941 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 913 612 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 206 443 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, 311 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes në shumat 5 000 euro, 5 000 lekë, 2 800 USD, 250 000 lekë dhe 7 350 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 510 421 lekë.

Bashkëshortja Gerta Neziri, kontratë porosie për një ap, me sip 108.77 m2 . Paradhënia 25 000 euro. (nuk e deklaron vlerën e plotë të ap)

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, me shkrim dore, deklaron tre milion e gjashtëqindmijë, ndërsa me nr deklaron 3 000 600 lekë.

Viti 2010 (Deklarata pas largimit)

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 411 836  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 100 500 lekë.

Viti 2012

Përfituar nga Prokuroria e Përgjithshme si pasojë e ekzekutimit të  vendimit të formës së prerë të Gjykatës për pagesën në shumën 4 200 lekë.

Viti 2013 (Deklaratë para fillimit të detyrës)

Përfituar nga Prokuroria e Përgjithshme si pasojë e ekzekutimit të  vendimit të formës së prerë të Gjykatës për pagesën në shumën 4 200 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Përfituar nga Prokuroria e Përgjithshme si pasojë e ekzekutimit të  vendimit të formës së prerë të Gjykatës për pagesën në shumën 2 170 344 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 945 466  lekë.

Të ardhura nga interesat nga fondi i investimeve, 12 603 lekë.

Fond Invesimesh me burim nga të ardhurat e vendimit gjyqësor, në shumën 1 000 000 lekë.

Dhënë hua një shtetasi, shuma 1 000 000 lekë.

Kontratë depozite për fëmijën me vlerë 25 000 lekë.

Bashkëshortja Gerta Neziri, depozite me kursimet nga paga si mësuese në shumën 750 euro.

Bashkëshortja Gerta Neziri, depozite, dhuratë nga prindërit, 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 430 000 lekë.

Viti 2014

Kursime në shumën 565 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 187 141 lekë.

Të ardhura nga interesat nga fondi i investimeve, 65 293 lekë.

Depozitë bankare për fëmijën me vlerë 60 000 lekë.

Bashkëshortja Gerta Neziri, kursime nga paga, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 485 436 lekë.

Viti 2015

Ap me sip 110.45 m2, blerë në korrik të 2015 me vlerë 5 000 000 lekë. Burimi i krijimit: kursime nga paga, të ardhura nga vendimi gjyqësor 1 500 000 lekë, dhe 3 500 000 lekë, dhuratë nga prindërit.

Ap, trashëgimi nga babit. Pjesa zotëruese 20%.

Tokë arë me sip 9 710 m2, në Peshkopi, si trashëgimi. Pjesa zotëruese 20%.

Automjet Volsvagen, trashëguar nga babai. Pjesa zotëruese 20%.

Automjet Mercedez Benz, prodhimi 2001, trashëguar nga babai. Pjesa zotëruese 20%.

Kontratë dhurimi për automjetin Volsvagen, përfitur, B. Pali.

Llogari bankare e pakësuar me 1 500 000 lekë, për blerje ap.

Llogari bankare e pakësuar me 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 157 481 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes me vlerat 3 800 000 lekë dhe 761 euro.

Bashkëshortja ka tërhequr nga depozita 1 300 000 lekë dhe 761 euro.

Depozitë bankare për fëmijën me vlerë 105 000 lekë.

Likuiditet në cash, si pasojë e tërheqjes nga llogaria në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 437 737 lekë.

Viti 2016

Llogari bankare e deklaruesit në shumën 95277.65 lekë.

Depozitë bankare nga paga e bashkëjetueses Gerta Neziri, në shumën 89 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 203 241 lekë.

Llogari rrjedhëse e Gerta Nezirit në shumën 14 248 37 lekë.

Gjendja cash 1 000 000 lekë. Trasnfertë nga prindërit.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 544 840 lekë.

Detyrim monetar që rrjedh nga kontrata për blerjen e ap. në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2017

Llogari bankare e deklaruesit në shumën 30 837 lekë.

Depozitë bankare për vajzën nga paga e bashkëjetueses Gerta Neziri, në shumën 5 773 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 227 753 lekë.

Gjendja cash 1 000 000 lekë. Trasnfertë nga prindërit.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 591 960 lekë.

Detyrim monetar që rrjedh nga kontrata për blerjen e ap. në shumën 1 000 000 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare e deklaruesit në shumën 2 240 84 lekë.

Depozitë bankare për vajzën nga paga e bashkëjetueses Gerta Neziri, në shumën 25 000 lekë.

Shitur automjeti tip Benz 220 me vlerë 3 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, 1 252 130 lekë.

Llogari rrjedhëse e Gerta Nezirit me vlerë 20 000 lekë.

Gjendja cash 1 000 000 lekë. Trasnfertë nga prindërit.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kolegjin turk, 630 750 lekë.

Detyrim monetar që rrjedh nga kontrata për blerjen e ap. në shumën 1 000 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga