“Nuk ka më kapacitet”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos dërgoni më ushqime dhe rroba, nuk po vidhen ndihma
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve...
Gazetarja Sonila Meço ka bërë një vrojtim publik pas presionit të madh që po bëhet mbi mediat shqiptare, nga ajo tradicionale e tek portalet për të shmangur çdo lloj analize e komenti profesional mbi këtë temë.
Sipas Meços, gazetarë të mediave prestigjoze ndërkombëtare po kontaktojnë në shumicë kolegë dhe specialistë në Shqipëri lidhur me spekullimet dhe krimin me ndërtimet në Durrës e Tiranë.
Gazetarja shprehet se me vijimin e shkundjeve sizmike, me paqartësinë krijuar nga mospasja e një zëri të unifikuar komitetesh me emrat më të zgjedhur të specialistëve më të mirë, me kalimin në vetën e parë të çdo komunikimi zyrtar, duhet të kuptojmë dhe zbatojmë praktikat e një bote shumë më të pregatitur se ne.
?Duhet folur sot për këtë, paralelisht me ndihmën e menaxhimin e panikut. Sot po flasin mediat ndërkombëtare, ato ku deontologjia profesionale nuk i lejon asnjë zyrtari të lartë t?i urdhërojë, t?i vendosë prioritetet. Sepse nëse sot ka media në Shqipëri, që abuzojnë, me lajme të rreme sharlatanësh që prodhojnë panik, do ndëshkoheshin nga zëri i unifikuar e i përgjegjshëm i komiteteve të specialistëve të organizuara ad hoc në komunikim të koordinuar zyrtar me publikun. Publiku do të dëgjojë zërin e tyre, në një komunikim të konsultuar, periodik, të organizuar pranë autoriteteve zyrtare, nëpërmjet njoftimeve të rregullta, pa kërcënime, por me shpjegimet e domosdoshme, masat e ndërmarra, hetimet e nisura, strategjinë parandaluese për dëme të mëtejshme, atë për përballimin e ekzistueseve, trajtimin psikologjik të të dëmtuarve direkt dhe publikut që ndjek me ankth zhvillimet?, shkruan mes të tjerash Meço.
Sipas saj, kjo është e domosdoshme në kohën kur zëri zyrtar ka vetëm një timbër, të folurën në vetën e parë dhe protagonizëm absolut.
Reagimi i plotë:
Me gjithë respektin e ndjeshmërinë e skajshme për situatën, teksa na dridhen duar e buzë si njerëz e mandej si gazetarë, nuk e shmang dot një vrojtim mbi një përpjekje që po shtohet me kalimin e orëve.
Gazetarë të mediave prestigjoze ndërkombëtare po kontaktojnë në shumicë kolegë dhe specialistë në Shqipëri lidhur me spekullimet dhe krimin me ndërtimet në Durrës e Tiranë. Pas pyetjes së parë mbi gjendjen e të mbijetuarve, kjo është kërkesa e tyre urgjente. Tashmë po zhvendosen në kryeqytetin shqiptar e në zonat e prekura nga tragjedia, kanë nisur hetimet e tyre dhe kanë mjaftueshëm informacion mbi abuzimin e jashtëzakonshëm me ndërtimin në Shqipëri.
E bëj këtë vrojtim publik, sepse ndihet presion shumë i madh mbi median shqiptare, nga ajo tradicionale e tek portalet për të shmangur çdo lloj analize e komenti profesional mbi këtë temë. Me një gjuhë të egër e terma ndëshkues kërkohet të vendoset prioritet vetëm ndihma e solidariteti, gjë të cilën çdo shqiptar, çdo njeri me zemër e mend, çdo media e ka patur atù absolute.
Por me vijimin e shkundjeve sizmike, me paqartësinë krijuar nga mospasja e një zëri të unifikuar komitetesh me emrat më të zgjedhur të specialistëve më të mirë, me kalimin në vetën e parë të çdo komunikimi zyrtar, duhet të kuptojmë dhe zbatojmë praktikat e një bote shumë më të pregatitur se ne. Duhet folur sot për këtë, paralelisht me ndihmën e menaxhimin e panikut. Sot po flasin mediat ndërkombëtare, ato ku deontologjia profesionale nuk i lejon asnjë zyrtari të lartë t?i urdhërojë, t?i vendosë prioritetet. Sepse nëse sot ka media në Shqipëri, që abuzojnë, me lajme të rreme sharlatanësh që prodhojnë panik, do ndëshkoheshin nga zëri i unifikuar e i përgjegjshëm i komiteteve të specialistëve të organizuara ad hoc në komunikim të koordinuar zyrtar me publikun.
Publiku do të dëgjojë zërin e tyre, në një komunikim të konsultuar, periodik, të organizuar pranë autoriteteve zyrtare, nëpërmjet njoftimeve të rregullta, pa kërcënime, por me shpjegimet e domosdoshme, masat e ndërmarra, hetimet e nisura, strategjinë parandaluese për dëme të mëtejshme, atë për përballimin e ekzistueseve, trajtimin psikologjik të të dëmtuarve direkt dhe publikut që ndjek me ankth zhvillimet.
Kjo është e domosdoshme në kohën kur zëri zyrtar ka vetëm një timbër, të folurën në vetën e parë dhe protagonizëm absolut. Tjetër po shohim nga kolegët e prestigjozeve ndërkombëtare të zbarkuar në Shqipëri me seriozitetin e situatave të provuara.
Ndaj sot më shumë se kurrë na duhet komunikimi i profesionistëve të thirrur ?nën armë? nga autoritetet për të përballuar një traumë si kjo. Askush nuk mund të marrë tagrin e komunikimit zyrtar në vetën e parë për gjithçka. Nuk ka nevojë për monologë të tejzgjatur, që kanë monopolizuar komunikimin publik. Kini mëshirë e merrni praktikat botërore edhe në komunikimin publik, se nuk është koha. Tërmeti nuk përzgjedh në varësi të statusit.
Jemi secili i pafuqishëm, por të gjithë bashkë të mundur t?ja dalim./CNA.al
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve...
Ish presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur kryeministri...
Tërmeti shkatërrimtar i dy ditëve më parë, ka lënë pasoja ka...
Prej dy ditësh, Shqipëria vijon të jetë në kaos për shkak të...
Edi Rama nuk ka zhgënjyer askënd që ka vënë bast se ai do th...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anulluar cer...
Tërmeti i ditës së djeshme i cili ka shkaktuar të paktën 35 ...
Afro 40 orë nga tërmeti i fuqishëm që do të godiste rëndë Sh...
Vlora ka ndëruar zjarrfikësin i cili mori pjesë në operacion...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit në rrjetet soc...
Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të ...
Tërmetet janë pjesë diskutimi e emisionit “Opinion” të mbrë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne rrjetet sociale pas shum...
“Falenderime ekipeve të shpëtimit për ndihmën e dhënë shqipt...
Në një kohë kur marrëdhëniet Kosovë-Serbi vijojnë të jenë të...
Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme ka v...
“Strukturat kanë bërë një punë heroike”, kështu është shpreh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot të lërë në fuqi...
Deri më sot, rreth 34 njerëz kanë vdekur dhe 650 janë plagos...
Ambasada amerikane ka reaguar pak minuta më parë përsa i për...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...