Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e drejton vërtetë PD? Doktori si lider i fortë me Lulin kukull apo Luli tashmë është i vetëm në vendime dhe drejtimin e saj?
Ka shumë debat për këtë çështje, shumë gazetarë e politikanë afër opozitës theksojnë se është edhe një faktor i tretë. Pra, Doktorin si drejtues defakto i fshehur pas Lulit e ?rrëzojnë? ose e shikojnë part-time, këtë e mbështesin tek gafat dhe skandalet e kreut të Republikës së Re, dhe në çdo budadallëk të Lulit thonë: po këtë se dinte Doktori?
Në fakt duket se dhe ky i fundit shpesh është jashtë lojë. E nxjerr nga skema personazhi i tretë real dhe vendimarrësi kryesor në PD, që bashkë me një grupo individësh tentuan ti ndrronin edhe emrin në Republikë e Re.
Gjithçka fillon jo sot, por që ditën e parë të Lulzim Bashës në politikë. Luli gjithmonë është drejtuar si një “pupac”, sa nga ky personazh e sa nga Doktori. Lojtarët e vërtetë janë familja e bashkëshortës së tij dhe aktori kryesor politik është Aurela bashkëshortja e Lulit.
Por le të shohim disa fakte.
Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD, filluan disa lojra dhe sulme ndaj personazheve publike e politike të PD. Goditje në media dhe nga call centera që drejtoheshin nga Odeta Male menaxhere kryesore e kompanisë Landmark, e cila është në pronësi të kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe drejtohet nga Aurela. Çdo sulm kalonte që nga kjo qendër sharjes, e cila fizikisht ishte në PD por komandën e kishte tek familja.
Më pas në çadër, Aurela u kthye në personazh kryesor politik, duke u ulur e ligjëruar në krah të Bashës a thua se ishte eksperte e politikës. Në fakt në atë kohë ajo kishte marrë nën kontrroll gjithçka dhe kishte filluar sulmet për të pasur në dorë çdo gjë në PD, emër që nuk e duronte dot.
Gjithçka kishte filluar të lëvizte që nga zyra e shtypit ku hiqeshin drejtueset nga xhelozia e Aurelës, në kabinet e më tej.
Më pas gjithçka mori formë të plotë me pazarin e Lulzim Bashës me Edi Ramën, ku në finale patëm dy çështje thelbësore. Listën e deputetëve dhe një gjyq të fituar në Strazburg. Listën edhe Sali Berisha vetë e mohoi të kishte dijeni, por që Aurela dhe stafi i saj e kanë ditur që në muajin mars dhe kjo është e konfimuar. Odeta Male në kohën e çadrës i deklaronte editorit të CNA.al se ?kur të vijnë zgjedhjet lista do kishte çudira, do e shikonin të gjithë një e nga një sa vlenin?. Pra në PD askush se dinte çdo bëhej në çadër, ndërsa Aurela, Odeta, Kunati me soj e sorollop e dinin çdo bëhej me listat dhe zgjedhjet dy muaj përpara. Listat ishin gati, por jo në PD, jo tek demokratët, por tek Aurela dhe kunati.
Më pas u shpall dhe ?fitorja e madhe? e Strasburgut ku vjehrri i Lulit do fitonte 16 milionë euro, edhe këto para tek familja shkonin ashtu si dhe lista e deputetëve.
Shumë ujra kanë rrjedhur, në PD ka pasur ndryshime, disa që ishin në majën e saj, kanë kaluar në hije, dikur në paradhomën e Aurelës sot kritikë të hapur dhe në hije të Lulit. Rasti Grida Duma, Salianji etj janë shembuj tashmë të ditur publikisht.
Ndryshime të shpeshta, Odeta nga pas Lulit ka dhe një tjetër personazh të afruar tashmë nga familja, Desada Metaj, drejtuese e Opinionit të Fevziut që në fakt është ?kryeredaktore? pas Lulit, me bekimin e Aurelës. Detaje e fakte ka shumë por vulën gjithçkaje ja vendosi një foto.
Dje u publikua një foto ku Lulzim Basha fluturonte në biznes clas së bashku me bashkëshorten e tij. Fluturim që kushton mijëra euro, të cilat janë paratë e arkës së mjerë të PD që e mbushin demokratët me kuotat e tyre.
Problemi nuk qëndon ndoshta tek biznes clas, se ata (çifti Basha-Isufi) kanë pasuri marramendëse, vila e miliona dollarë të deklaruara, por arroganca e këmbëve përpjetë në krah të Lulit na tregonte se kush ishte në fakt kryetarja e vërtetë e Republikës së Re, pasi emrin PD nuk e duron dot.
Është ajo e listave, çadrës, ndryshimeve në PD, afrimeve dhe largimeve në staf e politikë, kush është në fakt personazhi që me këmbët përpjetë në krah të Lulit dukej sikur ?bërtiste? fort: Tek Luli nuk kalohet, ai ka kontroll dhe komandë.
Faktet e mësipërme dhe fotoja flasin vetë. Tani në PD, media e politikë bie pyetja kush drejton, Berisha apo Basha? Pergjigjen e morëm dje me foto si dëshmi e fundit, pas shumë fakteve të përditshme.
PD ka vdekur tani është Republika e Re që drejtohet me këmbët përpjetë nga avioni dhe kryetare ka Aurela Isufin, Luli është thjesht figurant që njëherë e rreh gruaja e ndonjëherë Doktori, që tani për shkak të moshës nuk i ka gjuajtjet aq të forta sa okllaia e Aurelës në kokën e Lulit.
PD ka vdekur gërmadhash është ngritur Republika e Re.
Fotot/ Luli me bashkëshorten drejt Holandës
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 n...
Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...
Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferenc...
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hun...
Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u ...
Nga Ylli DylgjeriTu priten majat!Në Anglinë e fundshekullit ...
Nga Klodian TomorriTentativa e Bashkise se Tiranes per te ta...
Nga Martina PeshtaniKush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ...
Sot gazeta “Koha Jonë”, ashtu si shumë ditë të tjera, përpiq...
Nga Frrok Çupi-Në momentin kur përfaqësuesi i PD, vetë kryet...
Nga Lorenc VangjeliEshtë si një lojë sporti, një ndeshje fut...
Nga: Klodian TomorriQeveria e gjeti zgjidhjen e informalitet...
Nga Lorenc VangjeliJanë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndri...
Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pr...
Është e tepërt të kujtojmë datat kur një listë gjyqtarësh, e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...