Shënim/ “Shteti i së drejtës” që kërkon Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hun...
Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kunder tij, te SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.
Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t?i mbrojë pushtetin këtij.
Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.
Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose ?paterica të qeverisë?, siç i quante Berisha.
Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.
Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.
Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.
Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.
Ndaj kur Meta përmendi 2008 dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.
Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t?iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.
Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.
Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t?i ndalojë shqiptarët të votojnë.
Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.
Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.
Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.
Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të reformës në drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.
Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Biles duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.
Është betejë e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.
SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të presidentit.
SHBA dhe BE e ndau sot presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.
Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.
Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.
Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hun...
Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u ...
Nga Ylli DylgjeriTu priten majat!Në Anglinë e fundshekullit ...
Nga Klodian TomorriTentativa e Bashkise se Tiranes per te ta...
Nga Martina PeshtaniKush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ...
Sot gazeta “Koha Jonë”, ashtu si shumë ditë të tjera, përpiq...
Nga Frrok Çupi-Në momentin kur përfaqësuesi i PD, vetë kryet...
Nga Lorenc VangjeliEshtë si një lojë sporti, një ndeshje fut...
Nga: Klodian TomorriQeveria e gjeti zgjidhjen e informalitet...
Nga Lorenc VangjeliJanë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndri...
Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pr...
Është e tepërt të kujtojmë datat kur një listë gjyqtarësh, e...
Nga Ilir Levonja* A është sot Ilir Meta opozitari real për s...
Nga Mero BazeNë historinë banale që prodhoi presidenti duke ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tur...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin pë...
Nga Mero BazeIlir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të b...
Nga Bashkim Kopliku*A duhet t’i lëmë të na grabisin rrugën, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...