"Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!"/ Dylgjeri ironizon taksën e re "made in" Veliaj
Nga Ylli DylgjeriTu priten majat!Në Anglinë e fundshekullit ...
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si ?non grata?, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik.
Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në ditë, kryeministri që qeveris përmes Facebook dhe Twitter, kishte bërë një gafë të rëndë. Duke u përpjekur të shpjegonte politikat e rilindjes për furnizimin e popullësisë me ujë, ai botoi edhe një hartë skandaloze ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Ky ishte ?krimi?, natyrisht flagrant dhe i pa pranueshëm për çdo kabinet kryeministror serioz, kudo në botë. Për të cilin, gjithkush, më pak arrogant, do të kishte përunjësinë të kërkonte ndjesë dhe nuk do mjaftohej vetëm me një korrigjim të videos në Facebook.
Por nga këtu, ta shohesh këtë gafë me një mendësi konspirative, ta shesësh si një vazhdim të aventurës së korigjimit të kufijve, ta paraqesësh si një provokim që do të përgatisë terrenin për mini Shengenin dhe ti bësh të gjitha këto bashkë për të shpallur gafaxhiun tradhëtar, është vërtet një hiperbolë e madhe.
Pra thënë këtë, duket se kemi qëmtuar një tjetër rast, për të ilustruar tezën që vetë Rama artikuloi në mbrojtje të Thaçit, që kush të akuzon si tradhëtar, s?është gjë tjetër veçse një gomar.
Po a jemi këtu përpara një rasti të tillë? A është thjeshtë kryeministri një gafaxhi dhe ata që e akuzojnë një tufë budallenjsh qëllimkëqij?
Jo në fakt, sepse, as historia nuk është kaq e thjeshtë dhe as Rama nuk ështe hera e parë që lë dyshime përreth vetes.
A nuk qe ai edhe protagonisti që e sulmoi Vuçiçin në folenë e tij në Beograd duke u shndërruar më pas në mik të darkave ku këndonte Daçiçi dhe ku vizatoheshin harta?
A nuk qe ai, që një herë fiste për bashkim kombëtar në kuadër të BE dhe njëherë tjetër e përdorte këtë temë si shantazh kundër saj?
A nuk qe ai që shqiptarëve u thoshte se taksa qe një klithmë që duhej ruajtur dhe Hardinajt i bënte presion përpara Makronit për ta hequr atë?
A nuk qe ai që goditi Mekelin duke thënë se është kryeministër që mbron interesat e shqiptarëve dhe jo të gjermanëve ndërsa pastaj e mohoi të ketë qenë ndonjëherë për ndryshim kufijsh.
A nuk është ai që po mbron me Shengenin ballkanik zgjidhjen e mrekullueshme të një rajoni pa mure, vetëm pasi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufinjve që predikonte mure të reja etnike?
Pra thënë këto, e kupton qartë se Edi Rama, nuk ka pasur kurrë një vizion, as për Kosovën, as për bashkimin, por, ai i ka përdorur këto tema si një tregëtar cinik, vetëm për të fituar momentalisht për vete.
Prandaj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë trajektore kanë të drejtë të dyshojnë.
Ne njerëzit ?normalë?, mund të kemi të drëjtën ti gjykojmë apo ti quajmë gomerë akuzuesit e tij. Ne mund ta përqeshim paranojën apo konspirativizmin e tyre. Por ato, si të gjitha patologjitë, nuk kanë lindur nga hiçi. Ato kanë pasur shkaqe dhe kanë gjetur terren në sjelljen e çekuilibruar, të paparimtë dhe kundërthënëse të kryeministrit shqiptar.
Edi Rama ka shërbyer si toka më pjellore e mundshme për të lulëzuar budallenjtë që e akuzojnë atë si tradhëtar.
Prandaj dhe në këtë rast, shërbeu një gafë me harta për të nisur një stuhi të re. Një fortunë, ku gomerët nuk janë vetëm në anën e fanatikëve të mbrojtjes së kufijve, por edhe në anën e atyre që bëjnë lodra me ta./ Lapsi.al
Nga Ylli DylgjeriTu priten majat!Në Anglinë e fundshekullit ...
Nga Klodian TomorriTentativa e Bashkise se Tiranes per te ta...
Nga Martina PeshtaniKush e vrau Adelën? Kush vdiq tjetër me ...
Sot gazeta “Koha Jonë”, ashtu si shumë ditë të tjera, përpiq...
Nga Frrok Çupi-Në momentin kur përfaqësuesi i PD, vetë kryet...
Nga Lorenc VangjeliEshtë si një lojë sporti, një ndeshje fut...
Nga: Klodian TomorriQeveria e gjeti zgjidhjen e informalitet...
Nga Lorenc VangjeliJanë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndri...
Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pr...
Është e tepërt të kujtojmë datat kur një listë gjyqtarësh, e...
Nga Ilir Levonja* A është sot Ilir Meta opozitari real për s...
Nga Mero BazeNë historinë banale që prodhoi presidenti duke ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tur...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin pë...
Nga Mero BazeIlir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të b...
Nga Bashkim Kopliku*A duhet t’i lëmë të na grabisin rrugën, ...
Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (q...
Nga Ilir Levonja* Kur në shkurt të 1999-ës shqiptarët kurorë...
Historia nuk gjykon.=========== “Historia do më gjykojë”- th...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...