Rezoluta e PPE-së si kapitullim ndërkombëtar i Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boëi ka reaguar ...
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka zhvilluar një takim me të rinjtë korçarë, ku ka përcjellë edhe mesazhe të forta për të gjithë rininë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Zguri shkruan se?Ëndrrat janë falas, por për realizimin e tyre duhet shumë punë?, ky është mesazhi im për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Korçës, më të cilët pata kënaqësinë të bashkëbisedoj, por edhe për të rinjtë e të gjithë Shqipërisë?.
Zguri thekson se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t?u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.
Postimi i plotë i Zgurit:
?Ëndrrat janë falas, por për realizimin e tyre duhet shumë punë?, ky është mesazhi im për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Korçës, më të cilët pata kënaqësinë të bashkëbisedoj, por edhe për të rinjtë e të gjithë Shqipërisë.
Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t?u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.
Më poshtë gjeni fjalën time të plotë, para studentëve të Universitetit të Korçës, Fan S. Noli.
Së pari është vërtet kënaqësi që marr pjesë në një aktivitet studentor për zgjedhjet, për një temë, ?edukimin?, e cila është me rëndësi fondamentale për mbarevajtjen e zgjedhjeve.
Kur flasim për aktivitete studentore gjëja e parë që na shkon në mend është dicka që na argëton, na kënaq apo na ngre humorin. Kur flasim për edukimin gjëja e parë që na shkon në mend është diçka që na kërkon përqëndrim, vemendje, që na kërkon punë e që na lodh.
Unë kam frikë se sot prej meje kërkohet që edhe të flas për edukimin zgjedhor edhe të mos ju lodh, edhe të shpjegoj ligjin edhe t?ju argëtoj… detyrë e vështirë, mbase e pamundur.
Çfarë është për ju edukimi zgjedhor? Çfarë përmbledh? Për çfarë na duhet? Mos vallë është thjesht si të votojmë, ku të vendosim shenjën, si të lexojmë votat? A nuk i njohim të gjithë këto gjëra? Pse duhen shitur si shkencë banalitete si këto?
Nëse ndalemi për një moment e merremi serozisht me çeshtjen, nuk është e vështirë të kuptojmë se edukimi zgjedhor nuk është banalitet, se çeshtja është më serioze dhe më e rëndësishme se ç?duket në vështrimin e parë.
Ndoshta sot, për ju, edukimi zgjedhor është kuriozitet. Ndoshta ju doni të njihni teknikat e votimit e të numërimit që ne përdorim. Ndoshta doni të dini si duhet të silleni në qendrën e votimit. Ndoshta doni të mësoni si të mbroheni nga hilet, ofertat e paligjshme dhe manipulimi.
Këto gjera, edukimi zgjedhor i realizon. Kjo është arsyeja e parë pse ne i kushtojme rëndësi, sepse dija zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë privilegj i KQZ-së dhe i administratorëve të saj. Prandaj, mjafton të keni dëshirë të pyesni dhe KQZ-në do ta keni gjithmonë gati.
Dija zgjedhore ka vlerë kur ajo është dije popullore. Vetëm kur të gjithë njerëzit aktivë të shoqërisë dine dhe janë të aftë ta vënë në punë sistemin, dinë t?a menaxhojnë e t?a mbrojnë atë, edukimi zgjedhor jep rezultat dhe demokracia zhvillohet e shëndetshme.
Por edukimi zgjedhor nuk është vetëm njohje dhe zotërim i mekanizmit administrativ. Ne si KQZ jemi të prirur të shohim, sidomos tek studentët, administratorët e ardhshëm të zgjedhjeve. Ne kërkojmë kudo ku shkojmë njerëz të zot e të përgjegjshëm që t?i dalin zot ligjit dhe detyrës. Por ky është kuptimi i ngushtë i edukimit zgjedhor, ai që i përgjigjet ?hallit? tonë, por që nuk përputhet tërësisht me ?hallin? tuaj.
Ajo që Ju, u duhet më shumë nuk është të mësoni si të bëheni administratorë zgjedhjesh, por të mësoni si ta ktheni votën në pushtet. Gjë që nuk është aq e thjeshtë, sepse ju kërkon së pari të mesoni si ta ktheni votën nga votë në zgjedhje dhe, pastaj, si ta shëndërroni zgjedhjen nga proces në pushtet.
Vota është pushteti juaj më i madh në shoqëri, i pakrahasueshem për nga efektet me pushtetin që ju vjen, p.sh. nga fakti se jeni studente të spikatur, apo me rreth të gjërë shoqëror, apo simpatikë a karizmatikë, apo të kamur. Të gjitha këto cilësi ju ndihmojnë të ecni përpara në jetë e të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e njerëzve që ju rrijnë pranë.
Vota nga ana tjetër bën që ju të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e tyre, por edhe të mijra të tjerëve që nuk i njihni, nuk i keni pranë dhe nuk i mendoni si të varur prej jush.
Fakti se ende mund të mos ta keni këtë vetëdije, nuk ju justifikon ta neglizhoni këtë pushtet. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t?u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.
Edukimi zgjedhor na mëson si të lexojmë ofertën zgjedhore, si ta përmirësojmë atë, që t?i përgjigjet nevojave të komunitetit tonë, si të orientohemi në pyllin e propagandës, kujt t?i besojmë, si të vëmë në provë besueshmeërinë e konkurrenteve, si të qëmtojmë zgjedhjen që na bën me shumë punë, si të imponojmë qëndrimin tonë, si të vëme në provë e si të kërkojmë llogari.
Por edukimi zgjedhor mund të jetë më shumë se kaq, mund të jetë leksioni juaj i parë i demokracisë, kauza politike fillestare, ushtrimi juaj i parë si politikanë, beteja juaj e parë.
Udhëheqesit politike nuk bien nga qielli. Ata dalin nga rradhët e qytetarëve aktivë e të përgjegjshëm për demokracinë. Ata dalin si njerëz që kuptojnë mekanizmin e demokracisë, që dijnë të kërkojnë, dinë të masin, dinë të formulojnë, dinë të besojnë, dinë të imponohen e dinë të përfaqësojnë.
Edukimi zgjedhor që ne duam e që promovojmë është ky i fundit, sepse ky është më i plotë, është më i thellë, më i qëndrueshëm, më rezultativ e më i dobishëm. Edukimi ynë zgjedhor ju fton të jeni fillimisht të vetëdijshëm, pastaj të përgjegjshëm, fillimisht kërkues pastaj kontribues, fillimisht zëdhënës, pastaj formulues, fillimisht të spikatur, pastaj përfaqësues.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boëi ka reaguar ...
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka takuar në Zagreb kancel...
Gjykata Kushtetuese ka hequr nga faqja e saj në ëeb Besnik M...
Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka në plan të tërhiqet nga...
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Bes...
Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulan Muka vijon të denoncojë ma...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pasi në media u ...
Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram...
Presidenti Ilir Meta pritet të zhvillojë një takim me Besnik...
Gjatë mbledhjes së komisionit Hetimor për shkarkimin e presi...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për...
Pas shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Besnik Mu...
Sot pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të çojë në Kuve...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka nisur sot Kuvendit të Sh...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur rezolutën e PPE, ...
Rreth 10 ditë pas tërmeteve të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe...
Menjëherë pas ndërrimit të sistemit politik, Shqipëria për n...
“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për refere...
Krimet e Rënda regjistrojnë padinë e presidentit Ilir Meta n...
Paraditen e sotme pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...