Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur rezolutën e PPE, shkatërrimtare për qeverië.
Sipas Berishës, në rezolutë kërkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij në bankën e akuzës për krim elektoral.
?Denoncohet
– kriza e rëndë politike që ka rrokur vendin
-mbjellja masive e kanabisit dhe trafiku i drogës
-shteti i krimit dhe mbushja me kriminele e posteve të të gjitha niveleve nga Edvin Mafia
-mbështetet PD si forca e vetme politike që mund të integrojë vendin në BE?, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Rezolute shkaterrimtare e Partise Popullore Europiane per narkoshtetin e Edvin Mafise!
Ne rezolute kerkohet:
– Edvin Mafia dhe narkoministrat e tij ne banken e akuzes per krimin elektoral
Denoncohet
– kriza e rende politike qe ka rrokur vendin
-mbjellja masive e kanabisit dhe trafiku i droges
-shteti i krimit dhe mbushja me kriminele e posteve te te gjitha niveleve nga Edvin Mafia
-mbeshtetet PD si forca e vetme politike qe mund te integroje vendin ne BE
Ketu me poshte keni rezoluten e Partise Popullore Europiane miratuar me unanimitet ne Kongresin e saj te Zagrebit. sb
10 pikat e Rezolutës së PPE-së për Shqipërinë:
Rezolutë e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.
? Duke mbajtur parasysh përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR të 5 Shtator 2019;
? Duke njohur përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) për integrimin e Shqipërisë në Europë;
? Duke mbështetur angazhimin e BE për procesin e zgjerimit, mbi bazën e plotësimit të kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikuese;
? Duke nënvizuar rolin mbështetës që luan procesi i integrimit për reformat, dhe duke mirëpritur përkrahjen që ky proces ka nga qytetarët e Shqipërisë;
Partia Popullore Europiane:
1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.
2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.
3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.
4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.
6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të ?Ligjit të Dekriminalizimit? dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.
7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.
8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.
9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.
10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.
Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në Europë që ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Europian, drejtuesit e BE si Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, drejtuesit e shteteve dhe qeverive kryesore në Europë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel./CNA.al
Rreth 10 ditë pas tërmeteve të fuqishme me magnitudë 5.8 dhe...
Menjëherë pas ndërrimit të sistemit politik, Shqipëria për n...
“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për refere...
Krimet e Rënda regjistrojnë padinë e presidentit Ilir Meta n...
Paraditen e sotme pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për s...
Besnik Muçi i cili u shkarkua dje nga Komisioni i Posaçëm i ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se rezoluta e PPE...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pasi në media u ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ...
Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka phuar se zëdhënësi...
Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinio...
“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i ar...
Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Sa...
Duke marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e mode...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për...
Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorë...
Gazetari Ylli Rakipi, ka folur me tone të ashpra ndaj ambasa...
Nga tryeza e emisionit “Real Story”, ku po diskutohet për ko...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...