Europa në “valën e vdekjes”/ Temperaturat rekord shkaktojnë kaos dhe humbje jete
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Nga Edison Ypi
* Pogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier urdhohej “shkurtim kuadri”, e para viktimë që e shndrronin nga inxhinier në punëtor, isha unë.
Tre ose katër herë që kjo “ulje” ndodhi, më çuan në Pogradec në një kantier. Nuk kundërshtoja. Së pari sepse, siç thotë i madhi Uran Kostreci, po të kundërshtoja do të thoshte që u lutesha, po tu lutesha do të thoshte se u përulesha, po tu përulesha do të thoshte se u njihja ligjshmërinë e pushtetit bashkë me të gjitha të zezat e tjera.
Së dyti, sepse me Liqerin, Lasgushin, Nositat, qetësinë, freskinë, Pogradeci më mahniste.
Së treti sepse mes burgut të vogël Spaç dhe burgut të madh Shqipëri nuk shihja ndonjë ndryshim kushedi se çë.
Gjatë atij gushti vajta disa herë pasditeve tek Lasgushi. Shtëpia ndodhej në kërthizën e Pogradecit të vjetër. Atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në Shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli.
Kopështi i vogël i asaj shtëpi ishte një lloj ferre e padeshifrueshme. Kati i parë nuk merrej vesh se çfarë ishte e çfarë kishte. Ngjitja në katin e dytë ku veronte “I fundit Rilindas i gjallë” nëpër shkallët e drurit që luhateshin frikshëm sikur nga çasti në çast do shkuleshin e do rrëzoheshin, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit, vetëm merimangat mungonin.
Këto, bashkë me nja dy kthina dhe dhoma lart, ishin aq të çuditëshme, aq magjike, aq sugjestive, sa as Alfred Hitchcock-u nuk do kuturiste t’i përshkruante.
Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga ekspertat më të talentuar me ndihmën e kompjuterave më të sofistikuar të Ëalt Disney-t në atë mënyrë që të mos linte asnjë dyshim se ajo shtëpi ndodhej aty e paprekur që nga Mesjeta.
Para asaj shtëpie ëndërrash, para asaj kështjelle përrallash me princesha të bardha dhe princër të kaltër, mund të rrije i ngurosur me vite pa tu ngopur syri, pa tu nginjur shpirti. Kurrkund nuk mund të gjindet sot një ngrehinë aq marramendëse që nuk kuptohej nëse ishte prej tullash, prej guri, prej druri, prej drite, apo prej mjegulle.
Më vonë, Maria, çupa e Lasgushit me të cilën punonim në të njëjtën ndërmarrje, më tha se krejt i mpirë para asaj pamjeje Kadare kishte thënë; Duket si kullat e vjetra të Frankfurtit.
Të gjitha herët që vajta atë behar në atë tempull gjeta çupat e Lasgushit, Marien dhe Ninën, të kudondodhurën Meri Lalaj, si dhe, natyrisht, Sovranin, Hyun, Lasgushin.
Lasgushi rrinte gjithë kohën gjysëm shtrirë me kurrizin mbështetur mbi dy jastëkë. Këmbë mbi këmbë. Sytë drejt infinitit.
Në një nga ato pasdite, erdhi Kadare. Hyri bashkë me një person tjetër për të cilin atypëraty veshmëvesh qarkulloi pëshpërima; Është i sapoemëruari me zbritje nënkryetar i Degës së Punëve të Brendëshme. Qesha një cop herë me vete me pëshpërimën; Hej o Zot i Madh ça më ka gjet. Edhe unë edhe ky “me ulje” në Pogradec ?!
Ishte e para dhe e fundit herë që Kadarenë e kam parë totalisht të tjetërsuar. Ishte i tëri brenda një lloj ndezjeje, një lloj ekstaze, respekti dhe adhurimi të papërmbajtur për Zotin e Zotave, Zeusin, Hyun kryelartë këmbë mbi këmbë me qenin Cuci pranë.
Edhe tjetri, “nënkryetari i ardhur me ulje” çështë e vërteta, me një adhurim të dukshëm, i tregoi Lasgushit përmbledhjen e Poezive që kishte marrë në Prishtinë dhe të vetmet fjalë që shqiptoi ishin; J’u duan shumë në Kosovë Zoti Lasgush.
Nuk u përmend asnjë soc-autor. U fol me respekt të thellë për Fishtën, Nolin, Migjenin. Kadare përmendi Ernest Koliqin në kontekst absolutisht pozitiv shoqëruar me shqetësimin që “po duan ta përdhosin”. Lasgushi lëvizi nga vendi. Tha me zemërim dhe kërcënim; Kush guxon ta ndoti Koliqin ?!
Në një moment tjetër, Kadare e solli fjalën tek Garsia Markes. Tha, mes tjerash, se Markes, kohët e fundit kishte bërë të ditur një pretendim madhështor të padëgjuar kurrë më parë nga asnjë autor. Ishte ankuar për pamjaftueshmërinë e gjuhës së vet. Maria, Nina, Meri, unë, dëgjonim të nemitur.
Pas një pauze, siç e ka zakon Kadare që nuk ndërpret askënd por pret rradhën të flasi, ju drejtua Lasgushit; Zoti Lasgush, thuaji këtij shokut (nënkryetarit të sapoemëruar) ndonjë hall që ke se mund të ndihmojë.
Kjo ndodhi kur nuk kishim asnjë shpresë se mund të ekzistonte ndonjë arësye që mund ta bënte Lasgushin të hiqte këmbën mbi këmbë, t’i largonte sytë nga infiniti, të drejtonte shpinën, aq më pak të hapte gojën e të fliste për të shprehur ndonjë hall.
Por edhe nëse çudia do ndodhte dhe Lasgushi do fliste, dhe hallin do ta shprehte, çfarë na mori mendja se mund të thoshte ishte ndonjë problem që ndoshta lidhej me sistemimin e shtëpisë, ndonjë transferim në Tiranë të Ninës që në atë kohë ishte mësuese në Starovë, apo diçka tjetër të kësaj natyre.
Jo-jo. Lasgushi foli për të folur, por për asnjë hall të tillë. Pa lëvizur aspak nga vendi, pa e drejtuar fare kurrizin, pa e kthyer asnjë milimetër kokën, Zeusi tha;
Thuaji atij shokut tu thotë policëve të mos ma vrasin qenin.
Rrënqethja që përshkoi shtyllat kurrizore të të pranishmëve bëri të kërrcasin dhogat e dyshemesë.
Gazeta shqiptarja, 31 tetor 2019
DASHI 21. mars – 20. prill Ndikimi i Jupiterit tek jeta jua...
Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Neptun International është një ndër të paktat kompani shqipt...
Statistikat tregojne se, kudo ne bote, frekuentimet ne kinem...
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet ...
Fermerët e Lushnjes kanë protestuar paraditen e sotme duke u...
Administrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në nj...
Moti vijon të mbetet në situatë të qëndrueshme, deri mesditë...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite, yjet do ju ndi...
Rikthehen tërmetet në zonën e Korçës. Sipas raportimeve, mës...
Kompania AlbChrome, lider në sektorin minerar në Shqipëri, p...
Autoriteti Kombetar i Ushqimit gjatë periudhës 17-25 tetor k...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
“Vendosja e sistemit elektronik të rezervimit dhe investimet...
Në dekadën e fundit (2008 – 2018), 622 mijë shqiptarë kanë m...
Prej orës 11:00 të paradites së sotme, pedagogë e studentë p...
Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sid...
Shtjella ciklonike e poziconuar në gadishullin Apenin po a...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite me shume fat ka për te qene...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...