Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Sekuestrohen dokumentet e AKU-së për Sori-Al
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t?i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 bien të enjte dhe të premte dhe së bashku me fundjavën, janë 4 ditë pushim, duke e bërë të përshtatshëm një udhëtim jashtë vendit dhe jo më në rajon me autobus, por në destinacione më të largëta, përmes avionit.
Kërkesa e lartë për të udhëtuar nëpër Europë ka bërë që të rriten ndjeshëm edhe çmimet e biletave për udhëtimet me vajtje në datën 28 nëntor dhe kthimin në 1 dhjetor (të dielën). Nëse kërkon të presësh një biletë sot, rreth një muaj përpara, çmimet janë 50% deri në 100% më të larta se për periudha të tjera të zakonshme.
Psh, për në Milano, një biletë vajtje-ardhje me këto data kushton 150 euro me Blue Panorama, kur normalisht e gjen me 100 euro.
Për në Romë, me Alitalia, për ditët e festave, çmimi minimal është 212 euro (28 nëntor-1 dhjetor), ndërsa në ditë të tjera p.sh në 20 ? 25 nëntor, mund të gjesh bileta me 106 euro.
Me Air Albania, që përgjithësisht ka çmime më të lira sesa konkurrentët, Roma është tashmë e paarritshme, pasi janë shitur biletat ekonomike dhe kanë mbetur vetëm biznes promo dhe bileta vajtje ardhje në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor tashmë kushton 400 euro.
E paarritshme është tashmë dhe Vjena, me biletën me Austrian Airlines që kushton për ditët e festave rreth 450 euro, nga 300 euro ditët e tjera.
Për në Izrael, një biletë normale me Pegasus kushton rreth 160-180 euro vajtje-ardhje, por nëse e kërkon për datat 28 dhe 1 nëntor kushton mbi 450 euro.
Budapesti me Wizz Air është ende i lirë dhe mund të gjesh bileta me 110 euro vajtje ardhje, por gjithsesi më shtrenjtë se në ditë të zakonshme, kur biletat kushtojnë gjen dhe me 60 euro vajtje-ardhje.
Për në Amsterdam, me Transavia, bileta kushton 174 euro ditët e festave, ndërsa në periudhë normale kushtojnë edhe 110 euro.
Destinacionet e preferuara
Burime nga agjencitë turistike pohuan për Monitor se këtë vit ka pasur interes të lartë për të udhëtuar jashtë, për shkak të 4 ditëve radhazi pushim. Prenotimet janë bërë më herët dhe vendet janë zënë, ndaj çmimet e biletave janë shtrenjtuar tashmë, sidomos për kthimin në 1 dhjetor.
Pjesa më e madhe a atyre që kanë prenotuar janë nga administrata, punonjësit e të cilës, ndryshe nga ata të subjekteve private, e kanë më të lehtë që të bëjnë të gjithë festat zyrtare pushim. Agjencitë pohojnë se pas tyre, vijnë grupet shoqërore.
Destinacionet më të preferuara janë Budapesti, që është lehtësisht i arritshëm dhe i lirë, përmes Wizz Air (rreth 60 euro bileta-vajtje-ardhje) si dhe qytetet italiane, fluturimet drejt të cilave gjithashtu janë më të lira (90-120 euro nëse prenotohen herët).
Destiacione të tjera të preferuara janë dhe Izraeli, Barcelona, Amsterdami, Brukseli, Stambolli etj.
Teksa prenotimet janë bërë më herët, biletat kanë qenë shumë më të lira sesa aktualisht edhe për shkak të hyrjes së shumë operatorëve low cost, ose kombinimit të biletave përmes Italisë. Për Barcelonën psh, shumë nuk kanë preferuar të shkojnë nga Shkupi (ku bileta është e lirë, por kushton rruga dhe koha deri në Shkup), por përmes Italisë, ku biletat janë prerë të ndara nga Tirana në Italia dhe më pas nga Milano apo Roma drejt Barcelonës, përmes operatorëve të tjerë low cost.
Rajoni nuk ka qenë shumë i preferuar këtë vit, pasi biletat e lira u kanë mundësuar atyre që kanë në plan të udhëtojnë, që të fluturojnë më larg.
Përgjithësisht nisja është në datë 28, ose në 27 pasdite dhe kthimi është të dielën në 1 dhjetor, për të nisur punë të kënaqur të hënën, pas një fundjave të gjatë ?patriotike? nëpër Europë./ Monitor
Shtjella ciklonike e poziconuar në gadishullin Apenin po a...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite me shume fat ka për te qene...
Grupi Balfin lançon Programine Besnikërisë Happy, i cili shë...
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve,...
28 Tetor 2019 – Vodafone Albania njoftoi sot nënshkrimin e m...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Kanë kaluar dy javë nga fillimi i vitit të ri akademik në un...
Banorët e Mirditës janë ngritur në protestë kundër ndërtimit...
Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron...
Mbrëmjen e djeshme ka rënë tavani i një prej godinave në Qyt...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti mbi vendin tonë ditët e para të javës do të vijojë të j...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk doni te keni probleme d...
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ndryshe nga ...
Rreth 900 fëmijë nën moshën 12 vjeç janë infektuar nga viru...
Megjithse ditë pushimi zyrtar, banorët e fshatit Kaçinar ka...
“Nëse po mendon të largohesh, mos ik, mendoje edhe njëherë! ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Këtë të dielë, parashikohet mot i kthjellët, me diell dhe ka...
Do jeni shume posesive gjate kësaj dite dhe ka rrezik te bën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...