Mosçelja e negociatave/ Taulant Balla nxjerr “sekretin”
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka qenë pje...
Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të Partneritetit Publik privat (PPP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e Buxhetit Faktit 2018, se ?monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata?.
KLSH konstaton se për vitin 2018 është respektuar kufiri i pagesave për koncesionet/PPP në raport me të ardhurat tatimore. Në nenin 4/2 ?Minimizimi i riskut për veprime ekstrabuxhetore? të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar është përcaktuar se ?Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t?u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.?.
Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare/PPP për vitet në vazhdim, sipas flukseve të projektuara saktë me qëllim vlerësimin e drejtë të respektimit të kufirit ligjor përpara miratimit të kontratave të reja koncesionare/PPP. Në lidhje me këto flukse dalëse sipas projekteve respektive në vitet përkatëse, bazuar në projektet e përzgjedhura për t?u audituar në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, auditim i cili është në fazën e hartimit të Raportit Përfundimtar, janë konstatuar disa diferenca në drejtim të vlerave të pasqyruara me efekt në respektimin e kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore.
Këto anomali përfshijnë mungesën e kuantifikimit të flukseve dalëse të Buxhetit të Shtetit për përballimin e risqeve të marra përsipër nga sektori publik dhe në të njëjtën kohë, të të gjitha kostove që angazhon projekti si TVSH apo kostot e shpronësimit.
KLSH kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.
KLSh ka shprehur dhe shqetësim për ndikimin që PPP-të do të kenë te niveli i borxhit publik. Ai konstaton se monitorimi i treguesit të borxhit është tepër i rëndësishëm që të kryhet, duke marrë në konsideratë edhe implikimet buxhetore që lidhen me koncesionet/PPP. ?Në këtë mënyrë, çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare rezulton se një pjesë e tyre, referuar standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të shtetit sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit. Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik?, thuhet në raport.
2 miliardë euro koncesione deri në vitin 2032
Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të paguajë në total 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë, që mbledh nga taksapaguesit.
Pagesat do të dyfishohen në 4 vitet e ardhshme, duke kulmuar në 2022, për të rënë më pas lehtë në vitet në vijim.
Nga 12.6 miliardë lekë që pritet të jenë pagesat nga buxheti për faturat e koncesioneve për këtë vit, ato do të kulmojnë në 2024-n, me 23.1 miliardë lekë, për të rënë më pas lehtë në vitet e ardhshme, duke zbritur në 2032 në 11.7 miliardë lekë. Pas këtij viti, i vetmi koncesion që do të vazhdojë të paguhet nga buxheti është ai i inceneratorit të Tiranës, me 1.5 miliardë lekë në vit deri në 2041. Në total, numri i kontratave koncesionare të miratuara, ose që kanë fituar mbështetjen buxhetore është 14. Rreth 60% të shumës së angazhuar e zënë kontratat për 4 rrugë, Thumanë ? Vorë, Orikum ? Dukat, Milot ? Balldren dhe Rruga e Arbrit./ Monitor
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka qenë pje...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla,...
Në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme është duke u dis...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka vijuar sulmet e tij në rrjete...
Nga Keno Verseck, “Der Spiegel”Integrim për reforma – me kët...
“Kush janë këta që hanin londe, në shekullin e pestë dhe të ...
Bardhyl Londo i parandjeu ndryshimet e mëdha dhe shpresëdhën...
Për të kuptuar edhe arsyen se pse e ka kaq të vështirë qever...
Taulant Balla është pjesë e emisionit “Real Story”, ku po d...
Vijon rutina e demokratëve, e të shprehurit të “dashurisë” d...
Nuk ndalen replikat mes kryeministrit dhe kreut të opozitës,...
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në rr...
Duke folur për aksionin opozitar pas mbledhjes së sotme të a...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prenoncim për m...
“Futja e Shqipërisë në BE, pjesë e axhendës së opozitës”, kë...
Pak ditë më parë mediat raportuan lutjen e një babai kosovar...
I ftuar në “Mbrëmje në ABC” ish deputeti demokrat, Enkelejd ...
“Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë f...
“Rama është përgjegjësi për mosçeljen e negociatave”, kjo ës...
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i është bashkuar sërish ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...