web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi zbulon axhendën e opozitës/ “Ia kemi shtrirë dorën Edi Ramës”

21 Tetor 2019, 17:44, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prenoncim për media pas mbledhjes me aleatët mbrëmjen e sotme ka zbuluar axhendën e opozitës për ditët në vijim, teksa ka pohuar se opozita e ka bërë hapin e parë duke i shtrirë dorën Edi Ramës.  Sipas Kryemadhit ,9 kushtet e bundestagut janë axhenda.

?Vendimi i BE ishte tepër zhgënjyes për shqiptarët dhe partnerët tanë strategjikë.

ShBA ka qenë partnerët tanë strategjik që kanë qëndruar pranë Shqipërisë në kohët më të vështira.

Nëntë kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare.

Theksojmë se shkaktari i kësaj situate të degraduar është kryeministri Rama, i cili duhet vendosur para përgjegjësisë.

Kushtet e bundestagut janë të qarta. Maqedonia e Veriut ishte një shtet, i cili u ndërshkua për shkak të mosecjes së reformave ndaj Shqipërisë  për mospërmbushjen e 9 kushteve të vendosura nga bundestagu apo edhe kushte të tjera të importuara nga një vit më parë.

Ajo që dua të theksoj është se ne e kemi bërë hapin e parë të shtrirjes së dorës me propozimet tona edhe për reformën zgjedhore, pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme. Ne po bëjmë detyrën për të kthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit. Dua të theksoj se ne nuk mund të bëjmë më asnjë hap të gabuar.?, është shprehur Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga