"Shqipëria si meritonte negociatat"/ Alibeaj: "Po"-ja e KE-së veprim klientelist ndaj Ramës
“Rama është përgjegjësi për mosçeljen e negociatave”, kjo ës...
?Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund?. ? Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës për dështimet në procesin e integrimit europian dhe mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Drejtuesi i bashkimit opozitar theksoi se ?situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive, që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues?.
?Europa refuzoi Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë se kurrë nga Gjermania, që i tha Po Shqipërisë dhe Jo qeverisë përmes 9 kushteve që duhen përmbushur. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnetin t?i bëjë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Edi Ramën, por ne, shqiptarët, do të vazhdojmë të vuajmë pasojat? ? tha zoti Basha.
Ai deklaroi se kryeministri Rama duhet t?i kthejë mandatin popullit shqiptar, sepse ?shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave dhe se kushtet treguan që qeveria ka bërë hapa pas?.
Ai tha se krimi, korrupsioni, blerja e votës, mosfunksionimi i gjykatave, nuk janë probleme të brendshme të Europës, por të qeverisë Rama.
?Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, me mundësi për të gjithë qytetarët e saj. Vënia para drejtësisë e te inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit? ? tha ai.
Zoti Basha tha se qeveria e Tiranës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të largohet nga drejtimi i vendit.
?Me një qeveri të re, legjitime, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që drejton procesin e negociatave europiane, mirëqenia dhe përparimi është i mundur? ? tha ai.
Por kryeministri Edi Rama hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje dhe akuzoi opozitën se ajo punoi shumë fort për ta dështuar procesin.
?Ata nuk kanë lënë gur pa lëvizur por nuk ia dolën. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën atë që ju takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane për të ardhmen e Bashkimit Europian? ? tha ai.
Zoti Rama tha pas një mbledhje të Partisë Socialiste për të njëjtën temë se e vetmja gjë që Shqipëria ka në dorë është të bëjë detyrat e shtëpisë, dhe se përgjigja e fundit nga BE-ja nuk ndryshonte asgjë në trajektoren strategjike të vendit, PS-së dhe qeverisë.
?Detyrat tona të shtëpisë janë shumë të qarta. Rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje dhe pa asnjë ekuivok. Ne duam të bëjmë Shqipërinë europiane për shqiptarët dhe fëmijët tanë dhe këtë do ta bëjmë përditë? ? tha ai.
Franca i kujtoi Shqipërisë se ka një numër të lartë azilantësh dhe emigrantësh, gjë që nuk përputhet me kërkesat e saj për integrim europian, ndërsa Gjermania i kërkoi të ringrejë Gjykatën Kushtetutese dhe të dënojë zyrtarët e inkriminuar në korrupsion gjyqësor dhe në krime zgjedhore./VOA
“Rama është përgjegjësi për mosçeljen e negociatave”, kjo ës...
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i është bashkuar sërish ...
Pak pas përfundimit të mbledhjes me aleatët, kryetarja e LSI...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka komentuar ve...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për situatën politike në ven...
Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vij...
Pas konferencës me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan No...
Vazhdon “telenovela” Rama- Basha, ku kryeministri dhe kryede...
Shkrimtari dhe drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmi...
Vijojnë replikat midis kryeministrit Rama dhe kreut të Parti...
Ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në “Top Tal...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari i ka dërguar një kërkes...
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama edhe njëherë ditën e sotme...
Anëtari i kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku shprehet se refuz...
Zgjidhja e vetme për problemet e sotme politike, sipas ish.z...
Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi është shprehur për ...
“Vetëm zgjedhjet e parakohëshme e zgjidhin krizën”, kështu ë...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministr...
Ish kryeministri Sali Berisha shprehet se data 18 tetor 2019...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Franca bëri që shqiptarët të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...