Dy porte me koncesion/ Shpallen fituesit për “Limionin” në Sarandë dhe “Marina Rodon”
Pas koncesioneve në radhë të rrugëve, duket se portet janë p...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Franca bëri që shqiptarët të mbeten të vetëm dhe të orientohen nga Lindja, ndërsa politike amerikane e do Shqipërinë në BE.
Ngjela shprehet se opozita jashtëparlamentare u gëzua për moshapjen e negociatave.
Sipas tij, të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion.
?E patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për moshapjen e negociatave për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë: me Beogradin do ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri?!
Në fakt, janë të falimentuar dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale, prandaj shpresojnë. Realisht, janë të trembur?, shkruan mes të tjerash Ngjela.
Postimi i plotë:
Cilën politikë përkrahu akti francez me votën kundër Shqipërisë për çeljen e negociatave të saj me Bashkimin Evropian?
Gjithçka, me votë kundër Shqipërisë, Franca e bëri që shqiptarët të mbeten të vetëm dhe të orientohen nga Lindja. Kurse politika amerikane e do Shqipërinë në BE.
l.
Asnjëherë serbët nuk janë njohur për brilancë mendjesh politike.
Presidenti francez, si përherë edhe kësaj radhe, besoi në përrallat serbe dhe ia dha mundësinë Serbisë dhe Rusisë për të qenë kundër Amerikës në Ballkanin Perëndimor. Kurse Uashingtoni u ndie i fyer: ai po kërkon me ngulm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jenë anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor, sepse, për afrimin e jashtëzakonshëm që po ka politika amerikane me Shqipërinë, Franca, Spanja dhe Holanda ndihen shumë keq. Një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, 97 përqind proamerikane, i shqetëson këto vende për të ardhmen e afërt: asnjë francez nacionalist i vjetër nuk e pranon dot fuqinë amerikane në shkencë, në ligj dhe në ide. Kurse, në aleancë me Shqipërinë, të tre këta vende, e shohin Amerikën në Mesdhe.
Por, a mund ta mundin dot këta politikën amerikane në lidhje me Shqipërinë dhe botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Asnjëherë!
Tetë milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, janë me politikën amerikane.Të dy shtetet shqiptarë janë me baza ushtarake amerikane. Atëherë, pse shpreson për të kundërtën politika ruse, politika serbe, dhe, tani së fundmi, edhe kjo francezja?
Të gjithë këta kuptohet se e kanë shpresën te korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar që, në njëqind vjet, ka shitur interesin kombëtar. Por sot, korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i izoluar, dhe shumë i trembur nga kërcënimi amerikan. Gjithashtu, çifti patriotik Kurti-Osmani, që do të qeverisë tani në Kosovën, ka sjellë shqetësim maksimal te të shiturit e Tiranës.
ll.
E patë si u gëzua opozita jashtëparlamentare për moshapjen e negociatave për Shqipërinë? Janë fëminorë në politikë: me Beogradin do ta mundin këta politikën amerikane në Shqipëri?!
Në fakt, janë të falimentuar dhe po shkojnë drejt shpronësimit për pasuritë e paligjshme që kanë vënë duke qenë në pushtet, por janë ndërkohë edhe drejt akuzës penale, prandaj shpresojnë. Realisht, janë të trembur.
I tremburi nuk sheh dot larg këmbëve të tija. Kjo është arsyeja fëminore e gëzimit opozitar. Jeta është e shkurtër për të gjithë, por, për të tremburin, ankthi është absolut.
Të gjithë këta të gëzuar me aktin francez kundër Shqipërisë, janë të pushtuar nga ankthi i likuidimit për korrupsion.
Në fakt, për amerikanët që e kanë vëzhguar frikën e opozitës jashtëparlamentare, kjo nuk është një gjë e re, se i njohin me fakte, por këtë herë u habit edhe intelektualizmi shqiptar me ta.
Gjithsesi, kjo është gjendja. Të tremburit duan të shesin interesin kombëtar. Por tani, në një kohë proshqiptare, këtë gjë e kanë krejt të pamundur./CNA.al
Pas koncesioneve në radhë të rrugëve, duket se portet janë p...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spi...
Ish-zv.ministrja e Jashmte, njëkohësisht ish-anëtare e Këshi...
Pedagogu Erion Kristo, ka komentuar fjalimin e deputetes Ma...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e presidentit ...
Sot janë diplomuar 402 djem dhe vajza, që përfunduan Kolegji...
Kreu i Republikës së re, Lulzim Basha doli sot në një konfer...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se nga liberal...
Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, në ...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se qeveria Rama ka licensua...
Vetëm pak minuta nga nisja, është ndërprerë mbledhja e Këshi...
Ambasadori britanik Duncan Norman ka shkuar në selinë Blu ku...
Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PS, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot një një deklaratë për medi...
Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se Europa refuzoi krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në ...
Mediat pranë Republikës së Re po japin lajmin e vizites së k...
Ministri për Ekonominë dhe Energjetikën në Gjermani, Peter A...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari thotë se brenda dhjetor...
Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë dhe B...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...