web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

21 Tetor 2019, 11:33, Politikë CNA

Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, në një intervistë ekskluzive për CNA.al ka folur në lidhje me vendimin e vendeve anëtarë të BE-së, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas Harxhit, vendimi për të mos hapur negociatat nuk lidhet vetëm me problemet e brendshme të BE-së, sikurse pretendon mazhoranca, por sipas saj ka të bëjë me keqeverisjen dhe situatën në Shqipëri.

?Mos hapja e negociatave në 18 tetor të vitit 2019 natyrisht ka qënë një nga problemet apo shqetësimet kryesore që ka kaluar Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe kjo jo vetëm për faktin se është hera e tretë që Shqipëria nuk arrin dot të bindë vendet anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, por edhe për vetë faktin se është një nga vendet me rekordin më të lartë në Ballkanin Perëndimor për vitet që i është dashur për hapjen e negociatave. Duke pasur parasysh se nuk ka pasur konflikte etnike apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me kufijtë siç kanë pasur fqinjët tanë, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, etj.

Pra, në rastin e Shipërisë mendoj se problemi kryesor për mos hapjen e negociatave, përveç përplasjeve në BE, apo mosmarrëveshjet për reformimin e saj mendoj se problemi kryesor i vendeve aleate në BE ka qënë pikërisht situata me keqqeverisjen në Shqipëri.?-tha Edith Harxhi.

Më tej, ajo theksoi se tashmë çdo kush që ka një post drejtues në BE e kanë mjaft të qartë me raportet që ka përpara, si nga përfaqësitë aktuale këtu por edhe raportet me BE apo të kancelarive të tjera, që Shqipëria keqqeveriset për gjashtë vite.

Më tej, Harxhi theksoi se me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, do të ishte më esenciale që BE t?i hapë negociatat, në mënyrë që t?i vërë ?fre?, këtyre abuzimeve.

?Në situatën e një shtetit me korrupsion galopant dhe një shteti të kapur do të ishte më esenciale për BE-në për të hapur negociatat në një moment kur një vend si Shqipëria ka rekorde kaq të rënda jo vetëm të korrupsionit galopant, por edhe të krimit të organizuar.

Ne na duhet vetëm të shohim sesi përditë kapen sasi të mëdha të drogërave të forta, jo vetëm të buta në portet Europiane apo sesi shqiptarët sot përbëjnë rrugët ndërlidhëse apo urat kryesore të drogërave të forta nga Amerika Latine apo Afganistani, drejt BE-së.

Ka shpesh edhe deklarime të prokurorëve italianë të antimafias, të cilët shprehen se mafia shqiptare tashmë ka filluar të konkurojë mjaft lirshëm me Ndragheten italiane apo me disa prej organizatave më të rrezikshme në botë.?-u shpreh Edith Harxhi.

Edith Harxhi u ndal edhe te PPP-të dhe koncesionet korruptive, ndërsa theksoi se ?Natyrisht që shteti shqiptar ka përgjegjësi të madhe në lidhje me këtë situatë kaq alarmante përsa i përket krimit të organizuar, asaj çfarë ne eksportojmë sot që fakitikisht në shumicën e saj është imazhi i keq i Shqipërisë nëpërmjet këtij krimi i cili rritet çdo ditë me anë të PPP-ve, të cilat janë korruptive, ku një km rrugë nacionale ka kaluar nga 2 milion km ka shkuar në 20 milion për km. Koncesione kurruptive, të cilat kanë mbetur në duart e 3-4 personave kryesorë, të asaj që ne e quajmë sot oligarki ekonomike, por e veshur me petkun e oligarkisë ekonomike.

E gjitha kjo natyrisht që ka një emërues të përbashkët që është keqeverisje.?

Sipas ish-zv.ministres së jashtme, në këtë situatë që është sot të keqqeverisjes, shtetit të kapur dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, apo mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por edhe të një Vettingu i cili ka marrë më tepër kohë se ç?duhet për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar edhe të shkallëve të tjera të gjyqësorit, shqiptarëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër përveçse emigracioni.

?Dhe për këtë arsye, duke qënë se shqiptarët nuk shohin shpresë në asnjë nga kampet politike të cilat drejtojnë vendin tonë, si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, natyrisht që zgjdhja e tyre në këtë rast është emigracioni. Por, të rinjtë të cilëtr emigrojnë çdo ditë e më shumë, ku shumica vijnë nga shtresa e mesme e popullsisë, janë të rinjt të cilët mesa shoh janë të rinjt të cilët largohen pa kthyer kokën më pas. Dhe kjo ka sjellë një dëshpërim social të tejskajshëm, Ka sjellë një rënie të sistemit arsimor në Shqipëri , i cili nuk mund të krahasoshet me arsimin e para disa viteve në Shqipëri, atë të reformuarin dhe natyrisht shëndetësia e cila nuk ka asnjë reformë brenda.?.-u shpreh për CNA.al, Edith Harxhi.

Po ashtu, ajo u shpreh se shqiptarët duke mbetur të pashpresë, duke parë këtë gjendje me drejtimin e shtetit dhe mungesën e ligjshmërisë dhe korrupsionin e tejskajshëm kanë vendosur të marrin rrugën e emigracionit.

Duke u rikthyer në çështjen e negociatave, Harxhi risolli në vëmendjen edhe nëntë kushtet e Bundestagut.

?Në vendimin për negociatat natyrisht që ndikim ka pasur edhe situata e brendshme që ka kaluar BE, por nuk mendoj se kjo ka qënë e gjitha, por mendoj se vendet anëtare të BE-së edhe Franca e cila ka qënë më skeptikja, mendoj se kanë pasur raporte shumë të qarta përsa i përket Shqipërisë dhe këto raporte natyrisht që kanë influencuar shumë, jo vetëm në vendimin e Francës por edhe në nëntë kushtet që ka vendosur parlamenti gjerman që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të nisë të negociojë kapitujt e BE-së dhe natyrisht ky është një vendim i madh. Ky është një plan konkret masash që duhet të ketë çdo qeveri dhe çdo opozitë dhe faktori politik në Shqipëri, duke parë përpara drejt integrimit në BE.?-tha Edith Harxhi për CNA.al.





Lajmet e fundit nga