web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

21 Tetor 2019, 12:27, Politikë CNA

Ish-zv.ministrja e Jashmte, njëkohësisht ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi i ka drejtuar kritika të forta kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Edith Harxhi ndërsa u ndal tek largimi masiv i shqiptarëve theksoi se kjo nuk ndodh vetëm për shkak të keqqeverisjes, por sepse sipas saj shqiptarët kanë humbur shpresën edhe tek opozita, dhe në veçanti tek PD-ja.

?Në qoftë se do të marrim situatën politike në vend. E theksova pak më parë se ajo është mjaft e komplikuar, por në veçanti këtu do të vija re mungesën e një opozite solide. Paafftësia dhe pafuqia për të ngjallë shpresë tek shqiptarët natyrisht bën të mundur që edhe ajo shtresë e cila ka besuar më parë tek PD të jetë e heshtur, ose është larguar nga PD-ja dhe tashmë bën vetëm bisedat e saj nëpër kafene apo mediat sociale apo rri në heshtje, apo marrë pozicionin e anonimatit, njësoj si para viteve ?90 në Shqipëri.

Kjo natyrisht tregon se sa e paaftë dhe pa platformë është sot opozita shqiptare e cila nuk arrin dot të mbledhë mërinë dhe mllefin e shqiptarëve ndaj keqqeverisjes, mungesës së ligjshmërisë në vend dhe gjithë situatës së rënduar ekonomike dhe politike, dhe nuk arrin dot të marrë në dorë fatet e vendit, t?iu janë shpresë shqiptarëve dhe të ngrejë aspiratën e tyre.?-tha Edith Harxhi për CNA.al.

Sipas ish-zv.ministres Harxhi, Opozita sot, PD në veçanti është pa një platformë, pa një strategji të saj.

Më tej, ajo theksoi se ka humbur boshtin dhe shtyllat e saj tradicionale, ka humbur në mënyrë të drejtpërdrejtë organizimin në struktura, ka humbur njerëzit, të cilët janë larguar nga PD.

?Mungesa e një platforme të qartë ideologjike konservatore siç do ta kërkonte koha sot dhe zhvillimet botërore. PD natyrisht do duhej të përgatiste një platformë ideologjike të thekur konservatore.?-tha Edith Harxhi.

Gjithashtu ajo përmendi katër shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike, të cilat sipas saj sot mungojnë ose janë venitur.

?Partisë Demokratike sot i mungojnë katër shtyllat tradicionale, mbi të cilat është ngritur PD. Ata janë ish-të persekutuarit, ish-pronarët, të cilët në këto 30 vite nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për pronën e tyre ose shumë pak dhe atë pak që është bërë është bërë në qeverisjen e PD-së, por është e pamjaftueshme dhe PD nuk ka arritur të ngrejë çështjen e pronës në themel të saj, sidomos gjatë këtyre gjashtë viteve që ka qënë në opozitë dhe pas daljes së ligjit ?Rama?, i cili e kthen pronën në statuskuonë e vitit 1945-?46.

Shtresa tjetër është ajo e intelektualëve, të cilët tashmë janë larguar në shumicë nga PD-ja. Rrinë të strukur, mundohen të flasin nën zë, heshtin shpesh herë dhe në shumicën e kohës kanë marrë gtë njëjtin pozicion si para viteve ?90.

Dhe pjesa e fundit që janë të rinjtë. Partia Demokratike nuk arrin dot që të thërrasë këta të rinj që po largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria, duke iu dhënë shpresë, duke iu ofruar diçka të veçantë, duke iu treguar hapësirat që rinia shqiptare mund të ketë me një qeverisje të denjë, të pakorrptuar të PD-së.?.

Ndër të tjera Edtih Harxhi theksoi se vetëm një bashkim i PD-së, një mendim i unifikuar dhe zgjedhje të brendshme të lira e të ndershme në PD do të mund të rrëzonin Ramën nga pushteti.

?Natyrisht që nëse PD do të ishte e bashkuar, me një mendim të unifikuar dhe me një ideologji konservatore të reformuar në të njëjtën kohë dhe të ringjallur do të sillte fuqinë për të gjitha strukturat dhe për të gjithë ata që do të shpresonin për një të ardhme të ndritur për Shqipërinë.

Faktikisht mendoj se vetëm e vetëm ringjallja dhe reformimi i PD-së mundet që të bëjë kthimin e besimit tek shqiptarët.

Vetëm me një platformë të pastër ideologjike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda PD-së, duke filluar nga baza deri në majë, do të bënte të mundur rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës, për një periudhë shumë të shkurtër kohe.?-deklaroi Edith Harxhi për CNA.al

Sa i takon vendimit të Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, Harxhi tha se ?Zgjedhjet lokale kanë qënë mbyllja apo do të ishte më mirë të thoja finalja e asaj se ku mbeti opozitarizmi shqiptar në 2019, gjashtë vite mbas marrjes së pushtetit nga Edi Rama.”/ CNA.al

Edith Harxhi â??shuplakëâ? qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  





Lajmet e fundit nga