Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Partia Demokratike ka ngritur padi kundër policisë së Shtetit.
Sipas ish deputetëve të PD, prej 350 ditësh policia ka dhunuar banorët e Astirit duke u sjellë si një bandë kriminale.
Demokratët i kërkuan prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet dhe të dënojnë çdo efektiv policie që sipas tyre kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Padia është dorëzuar nga ish-deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar disa protestues dhe operatorin e një televizioni.
Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.
Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: ?Shpërdorim i detyrës?, ?Kryerje e veprimeve arbitrare?, ?Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme?, ?Pengim në ushtrimin e të drejtës për t?u shprehur, grumbulluar apo manifestuar?.
Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.
“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në kallzim.
Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t?i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.
Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.
“E drejta kushtetuese për të tubuar, në një shtet demokratik, merr një rëndësi të veçantë. E drejta për t?u tubuar lirisht dhe pa ndonjë leje të veçantë me të tjerë, ka qenë gjithnjë e vlefshme si shenjë e lirisë, pavarësisë dhe fjalës së lirë të qytetarit të përgjegjshëm. Garantimi i lirisë për aktivitetet politike në të njëjtën kohë edhe një vendim, i cili shtrihet përtej mbrojtjes së shpalosjes së personalitetit nga ndërhyrjet shtetërore. Kushtetuta garanton si të drejtë mbrojtëse, për mbartësit e së drejtës, e cila u shërben mbi të gjitha pakicave që mendojnë ndryshe të drejtën për të vendosur vetë për vendin, orën, llojin dhe tematikën e tubimit dhe, në të njëjtën kohë, ndalon forcën e shtetit për të marrë pjesë apo për t?i ndenjur larg një tubimi”, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”, thuhet në padinë e Partisë Demokratike./CNA.al
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Durrësit është sh...
Disa ditë më parë, partia Demokratike bëri një denoncim, ku ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat irlandeze lidhur m...
Qeveria e Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste asaj sh...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka...
Presidenti Ilir Meta ka takuar promotorin e marrëdhënieve t...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me të ashtuquajtur...
Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar pas publikimit të raporti...
Presidenti ynë i cili ditë pas dite bën foto të ndryshme me ...
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Mbrëmjen e sotme, duke përfituar nga hyrja në fuqi e ndryshi...
Ndërkohë që pak ditë na ndoajnë nga dhënia e vendimit përfun...
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arjan Çani, ...
I ftuar në “Mbrëmje në ABC”, Sekretari i Përgjithshëm, Gazme...
Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pasditen e sotme pë...
Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimeve të banorëve të...
Nga Ligoraq Karamelo *Të nderuar banorë të fshatrave Qytezë,...
Në përfundim të protestës në Unazën e Re, duket se ajo të ci...
Fotografi Petrit Kumi, në një intervistë të dhënë për “Panor...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...