Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të Venecias, në lidhje me vendimin e presidentit Meta, për të ç?dekretuar 30 qershorin.
Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa interpreton raportin e Venecias, Ngjela shkruan se ?Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.?
Më tej, avokat Ngjela shkruan se nga lufta antikorrupsion rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës.
Por, sipas Ngjelës, pyetjet që ngrihen tani janë këto:
Çdo të bëjë mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i Shqipërisë Ilir Metën?
?Nuk ka rrugë tjetër, do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij, që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.
Komisioni profesional i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.?-shkruan ndër të tjera Ngjela.
Postimi i plotë:
Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.
1. Që në fillim duhet thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit.
Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në situatën më delikate: kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar. Por, kjo klasë po bën rezistencë, sepse nuk po pranon që të ngrihen institucionet e reja antikorrupsion.
Pikërisht këtu ka nisur konflikti amerikan me klasën e korruptuar shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse kjo shtresë kërkon ta shkëpusë nga tutela amerikane Shqipërinë dhe Kosovën. Duhet të theksojmë se, edhe elita e korruptuar që sapo u rrëzua në Kosovë, në heshtje, ishte kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Ka një sëmundje të njohur në politikën shqiptare: krerët e shtetit, për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet, bashkëpunojnë me pushtuesit njëqindvjeçarë të Shqipërisë: me rusët dhe me serbët.
2. Amerika, për të eliminuar këtë klasë politike të korruptuar në Shqipëri, gjithçka e ka arritur në Tiranë me forcë dhe jo me arsye. Në fakt nuk kishte rrugë tjetër. Një i tillë ishte edhe konflikti i politikës amerikane me Ilir Metën dhe me lëvizjen e dhunshme të Berishës dhe Bashës.
Nga lufta antikorrupsion rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës. Por, pyetjet që ngrihen tani janë këto:
Çdo të bëjë mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i Shqipërisë Ilir Metën?
Nuk ka rrugë tjetër, do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij, që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.
Komisioni profesional i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Saktë. Komisioni i Venecias nuk është gjykatë, por vetëm një komision profesionistësh.
3. Shqiptarët janë të lodhur nga një bandë pushtuesish, e cila ka afër tre dekada që po i detyron të lënë vendin e tyre si pasojë e varfërisë.
Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës është një hap i madh perpara në luftën kundër korrupsionit.
Rasti Meta, me anullimin e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që Presidenti shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike.
Liderët e Partisë Demokratike ishin hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin shqiptar. Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe, në anarkinë e ardhur, të mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë. Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotësisht.
Por, a do të vijojë kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të Reformës antikorrupsion?
Sigurisht që do të vijojë.
lV. Në fakt, edhe revoltat antishtet Berisha-Basha, edhe zhdektetimi zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta, kanë qenë lëvizje antiamerikane.
Po, ku konsiston antiamerikanizni i tyre?
Duhet të kuptohemi: antiamerikanizmi Berisha-Meta-Basha, nuk është një lëvizje doktrinare kundër Amerikës, por një aspekt i veçantë që lidhet me Reformën antikorrupsion që po drejtojnë amerikanët këtu, në Shqipëri.
Por, ama, kjo është arësyeja që janë të mundur. Nuk kanë më asnjë shpresë.
Kurse, po ta shohësh në një prizëm historik, shkarkimi i Ilir Metës, është në fakt, hapi i parë drejt shpëtimit të Shqipërisë./ CNA.al
Presidenti ynë i cili ditë pas dite bën foto të ndryshme me ...
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Mbrëmjen e sotme, duke përfituar nga hyrja në fuqi e ndryshi...
Ndërkohë që pak ditë na ndoajnë nga dhënia e vendimit përfun...
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arjan Çani, ...
I ftuar në “Mbrëmje në ABC”, Sekretari i Përgjithshëm, Gazme...
Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pasditen e sotme pë...
Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimeve të banorëve të...
Nga Ligoraq Karamelo *Të nderuar banorë të fshatrave Qytezë,...
Në përfundim të protestës në Unazën e Re, duket se ajo të ci...
Fotografi Petrit Kumi, në një intervistë të dhënë për “Panor...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e ...
I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC”, Sekretari i Përgjiths...
Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrati...
Banorët e Astirit janë mbledhur edhe këtë të enjte për të pr...
Në intervistën për Deutche Welle, teksa flet për Reformën Zg...
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një pre...
Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzua të enjten...
Sherri i dy ditëve më parë midis sekretarit të këshillit Bas...
“Gjeneral Hashashi lidhi zagaret para se t’ju lidhe Mirdita ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...