web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Kosovë/ "Lista Serbe", presion ndaj votuesve për 10 mandatet

6 Tetor 2019, 15:27, Kosova & Bota CNA

Në zgjedhjet në Kosovë “Lista Serbe” po përpiqet të fitojë me presione ndaj votuesve të dhjetë mandatet e parashikuara për serbët, me qëllim që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, kumton gjermania “Dojçe Welle”, në një raport-analizë kushtuar procesit të sotëm zgjedhor në Kosovë. Më tej “DW” vijon:

?Dhjetë nga të dhjetët?, ky slogan ka qenë motoja e fushatës të “Listës Serbe”. Me të ajo donte t’ia bënte të qartë votuesve se është e rëndësishme të fitojë të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb. Kjo do të nënkuptonte që “Lista Serbe” të jetë e vetmja parti parlamentare e serbëve të Kosovës. Deri tani “Lista Serbe” nuk i ka fituar asnjëherë të dhjetë vendet, por tani duket se kjo për të është tepër e rëndësishme.Sepse “Lista Serbe” ka humbur aureolën e të preferuarës edhe në bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht në mesin e partive shqiptare.

Mirëpo a do të jetë Lista Serbe përsëri në qeveri?

Kushtetuta e Kosovës përcakton që të paktën një ministër në qeveri duhet të jetë nga komuniteti serb. Sikur, për shembull, Partia e Pavarur Liberale të fitojë vetëm një mandat, atëherë deputeti i saj me dhjetë përfaqësues të pakicave të tjera mundet, me 11: 9, të tejkalojë Listën Serbe dhe ta lërë atë pa vend në qeveri.

Pikërisht ky është qëllimi i partive të mëdha të Kosovës, në radhë të parë i liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, i cili ka deklaruar disa herë se do të gjejë një mënyrë për të formuar një qeveri pa ministra nga “Lista Serbe”. Kështu që njëri nga lajtmotivet e luftës për vota të liderëve shqiptarë ka qenë refuzimi kategorik i bashkëpunimit me “Listën Serbe”, në të cilën hyri Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së kaluar.

Dhe jo vetëm kjo, kësaj rradhe është rreptësisht e ndaluar të votosh me kartat e identitetit serb. Ai që nuk ka dokumente të Kosovës, nuk mund të votojë. Për herë të parë ka pasur kritika të zëshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë për presionin që Lista Serbe po ushtron në ambientet serbe në Kosovë. Dhe për herë të parë u arrestuan dhe më pas u vendosën në paraburgim njëmujor personat, për të cilët dyshohet se kanë detyruar njerëzit të zgjedhin Listën Serbe. Përveç kësaj Lista Serbe deri tani është gjobitur me mbi 30.000 euro për mosrespektim të rregullave zgjedhore.

Presione përmes punësimit në shtet

Në të gjitha zgjedhjet e kaluara situata ka qenë e ngjashme, por atëherë institucionet e Kosovës kanë heshtur. Duket se atëherë paguan një dinar për të hyrë në “vallen kolo” me “Listën Serbe”, duke i inkurajuar serbët për të votuar në zgjedhjet e Kosovës, të cilat më parë i bojkotonin. Por tani partitë kryesore shqiptare do të jepnin dy dinarë për të dalë nga ky rreth.

“Lista Serbe” si dhe zyrtarët e qeverisë së Serbisë janë të bindur se në Kosovë po përgatitet manipulimi, që ka për qëllim të zvogëlojë ndikimin e “Listës Serbe”. Sipas fjalëve të presidentit Aleksandër Vuçiç, kjo fushatë parazgjedhore ka qenë më brutalja, që përfaqësuesit e Prishtinës, të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndonjë nga Beogradi kanë kryer deri tani kundër Listës Serbe. Nga ana tjetër, Nenad Radosavljeviç, kryetar i partisë së Drejtësisë Popullore dhe vetë dikur deputet i koalicionit Povratak (Kthimi) (2001) në Kuvendin e Kosovës, thotë se presioni i Beogradit dhe i Listës Serbe është i tillë, saqë praktikisht të gjithë përfaqësuesit e tjerë serbë janë eliminuar nga lufta politike.

Është e vështirë të presësh diçka tjetër pas një presioni dhe abuzimi të tillë. Sepse secili, që ka ndonjë lidhje me shërbimet publike, që financohen nga Serbia apo Kosova përmes qeverisjes lokale, është i detyruar të votojë vetëm “Listën Serbe?, pohon për DW Radosavljevi?. “Lista Serbe ka mbështetjen e Beogradit dhe me kaq përfundon.? Mbështetja ekskluzive e Beogradit i ka dhënë ngjyrimin kësaj dhe fushatave të mëparshme gjatë gjashtë viteve të fundit. Gjithçka që nuk binte nën ?bajrakun e Listës monolite Serbe?, si disa përkrahës të politikanit të vrarë Oliver Ivanoviç, u shpallën ?shitës të interesit serb?, apo “serbë shqiptarë?, raporton DW. ( Vjen i redaktuar, titulli është i CNA.al)





Lajmet e fundit nga