web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lejuan votim në kundërshtim me rregullat e KQZ/ Ndalohen dy komisionerë në veri të Kosovës

6 Tetor 2019, 09:13, Kosova & Bota CNA

Dy komisionarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë.

Ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohet se kanë lejuar persona që të votojnë në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Dy të ndaluarit janë komisionerë, njëri kryesues i vendvotimit dhe zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën ?Sveti Sava?.

Njoftimi i Prokurorisë së Shtetit:

Ndalohen dy persona zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 ? Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale ?Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve? nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën ?Sveti Sava?, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga