KQZ shpall rezultatet paraprake/ LDK dhe VV rival për fitoren
Pak më parë, vetëm pak kohë pas mbylljes së votimit, dy exit...
Të dielën në darkë vonë, ose më së largu të hënën me 7 tetor, do dihet kush dhe sa ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. Albin Kurti nga Vetevendosja dhe Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të ish Presidentit historik, Rugova, – do skicojnë ndaras se si do duket qeverisja e ardhshme. Kjo llogari do varet jo vetem nga rezultatet e partive te tyre.
Varianti i parë:
Vetëvendosja dhe Albin Kurti, fitojnë më shumë vota edhe partia edhe lideri, por jo shumicën e nevojshme për të bërë qeverinë. Nëse LDK do jetë partia e dytë, do jetë e natyrshme një ftesë drejt tyre, por duke u ofruar postin e kryeparlamentarit, që indirekt Vjosa Osmani në një paraqitje gjatë fushatës e ka refuzuar.
Në një skenar të tillë, LDK mund të përfshihet në një situata ku Vjosa Osmani me grupin e saj të “të rinjëve” do pranojë të rrijë në opozitë, rreth dy vite sa pritet të zgjasë mandati i kësaj qeverie, dhe gjatë kësaj kohe do marrë komplet kontrollin e partisë duke larguar “xhaketat e vjetra” tip Lutfi Haziri, Agim Veliu, Isa Mustafa (te cilët konsiderohen ende përgjegjës për kthimin e LDK nga Partia me e madhe shpesh në patericë të PDK dhe interesave të Hashim Thaqit. Ky variant, në fakt nuk do tu pëlqejë shumë ndërkombëtarëve që tërheqin fijet e zhvillimeve, sikudo në Ballkan edhe në Prishtinë.
Në një skenar të tillë, Albin Kurti do detyrohet të perfshijë në qeveri fraksionin e PDK-se (Nisma e Fatmir Limajt), cilëndo parti të serbve që fiton ose të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve pakice) dhe ndoshta edhe Aleancën e Ramush Haradinajt, edhe pse brenda saj në koalicion ndodhet edhe fraksioni i Dardan Molliqajt, dikur ndër njerzit kryesorë të Vetëvendosjes, tashmë nën logon e “socialdemkratëve”, plus që edhe Kurti edhe Haradinaj, edhe pse dikur të afërt, tani haptas nuk e durojnë njëri-tjetrin. Versioni më i keq akoma do ishte nëse Vetëvendosje do shikonte mundësinë për koalicion me PDK e Thaqi/Veseli. Albin Kurti i trembet shumë këtij skenari që ndoshta do ta detyrojë të vihet përballë një zgjedhje të vështirë: Të tërhiqet në opozitë përsëri për të ruajtur staturën e liderit që nuk pranon kompromis me ata që i ka quajtur “kancer” për Kosovën, dhe tja lërë mundësinë e formimit të qeverisë Vjosa Osmanit, dhe ta bindë këtë të fundit që të bëhet zv/kreministre dhe ministre e jashtme në një koalicion të përbashkët, ose në emër të një kompromisi të madh, t’ja lëshojë Osmanit pozitën e kryeministres e vetë të mbajë postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Cila do jetë zgjedhja dhe a do ta pranojë këtë partia e tij?
Varianti i dytë
Vetëvendosja fiton më pak vota se LDK si parti, por Albin Kurti fiton më shumë si lider. Në këtë rast, mund të kemi një koalicion më të shpejtë mes LDK dhe Vetëvendosjes, në rast se Kurti nuk këmbëngul që të jetë kryeministër dhe bind Vjosën për një plan qeveritar antikorrupsion. Mbetet rreziku që brenda LDK-së të ketë presion jo për mospërfshirjen e Vetëvendosjes në qeveri, por për bashkëngjitjen eventuale edhe të Nisma/AKR dhe ndoshta edhe të AAK/PSD, cka do ta bënte qeverinë nga njëra anë komode me numrat e nevojshëm për miratim ligjesh e marrëveshjesh të dhimbshme qe priten, por edhe pothuajse pa opozitë, pasiqë PDK e Veseli/Thaqit do ta ketë të vështirë të bëjë opozitë, ose të paktën nuk do merret seriozisht një kohë të gjatë nga askush.
Varianti i trete
LDK fiton me shumë vota si parti dhe Vjosa Osmani si lidere poashtu. Në rast se Vetëvendosje nuk bie dakord që të hyjë në qeveri, sipas kushteve të LDK, Osmani mund të përfshijë në planet e veta Nisma/AKR (në rast se keta e kalojnë pragun) dhe AAK/PSD duke e vënë sidoqoftë vetën menjëherë nën akuzën se po bën qeveri me një pjesë të mirë të qeverisë së vjetër. Do duhet të presim edhe se si do dalin në “bastionet” e ashtuquajtura “të vetat” liderët e vjetër të LDK-së, të cilët votën për partinë prej kohësh kanë zakon ta perkthejnë si meritë personale dhe jo si paaftësi të partive “të luftës” për tu gjendur në ato zona. Nuk është për tu habitur nëse pas refuzimit eventual të Vetëvendosjes për tu pajtuar me kushtet e LDK-së, të ashtuquajturit “njerëzit e Hashimit” brenda kësaj partie, të kërkojnë përfshirjen në koalicion të PDK-së. Kjo mund të sjellë edhe deri te ndarja e LDK-së në fraksione.
Variante plus
Nëse LDK fiton më pak vota si parti por Vjosa fiton më shumë si person, do të varet nga Albin Kurti se cilat pjesë nga skenari i parë do i zbatojë. Ose mund të bëjë diversion duke i premtuar LDK-së postin e presidentit pasi do ti kenë votat për ta derguar Hashim Thaqin në shtëpi (ndoshta më me dëshirë në burg, por për këtë basti tani është i hershëm dhe i rrezikshëm).
Nuk besoj se do ketë ndonjë variant ku LDK ose Vetëvendosje në pamundësi të merren vesh për koalicion paszgjedhor, do të dhurojnë postin e kryeministrit për Ramushin ose Kadri Veselin (hipotetikisht edhe për Fatmir Limajn, edhe pse ky i fundit në fushatë ka thënë se nuk do ta pranonte nëse nuk ka votat si parti e parë)
Ka pasur gjatë tërë fushatës një përpjekje nga Partia Demokratike e Kosovës dhe segmente afër saj që ta paraqesin atë si rivale për vendin e dytë ose edhe për të parin, por në një rast të tillë (që nuk e besoj) as Vetëvendosje e as LDK nuk do të preferonin të hynin në kombinime me të. Cilado që e bën do dalë më e humbur nëzgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të mbahen, e që pritet të jenë jo më larg se pranvera e 2022. Të parakohëshme, sigurisht nëse në qeverinë që del prej 6 tetorit, përfshihet me cfarëdo menyre Partia Demokratike e Kosovës.
Pak më parë, vetëm pak kohë pas mbylljes së votimit, dy exit...
Ndërkohë që vijon ende procesi i numërimit të votave në Koso...
Mbi 800 mijë qytetarë nga i gjithë vendi kanë shfrytëzuar të...
Kosova ditën e sotme i është drejtuar kutive të votimit në z...
Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të disa exit-pol...
Kosova ka mbyllur pak minuta më parë zyrtarisht procesin e v...
Xhezide Aliu, 106-vjeçare nga fshati Dardani i Komunës së Fe...
Në Mitrovicë duket se shkëmbimi i territoreve është realitet...
I ftuar në Fax News pasditen e sotme, avokati i njohur Altin...
Në zgjedhjet në Kosovë “Lista Serbe” po përpiqet të fitojë m...
Ndërkohë që ende vijon procesi i votimit në Kosovë, sipas t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër votimi në Kosov...
Dy komisionarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës me urdhër ...
Analistët pohojnë se rezultati i zgjedhjeve të sotme është v...
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vot...
Kandidati për postin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, i ës...
Kandaidati për kryeministër Kadri Veseli i është drejtuar qe...
Kandidati për Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i është d...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët që ta ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...