VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konspirative se deputetët socialistë e dinin paraprakisht përfundimin, sulmet e ulta alla Edi Rama, ndaj gazetarëve të rreshtuar kundër tij, dhe në fund, aludimet se edhe ?gjykatësit? e Venecias janë të blerë, flasin për nervozizmin të cilin presidenca ka shfaqur pas vendimit të papritur për të.
Le të jemi të qartë, vendimi i këtij komisioni, reputacioni i të cilit vështirë se mund të diskutohet, ka dy anë.
Çfarë vendosi Komisioni Venecias
Në njërën ai e mbron kreun e shtetit nga procedura për shkarkim që ka nisur shumica parlamentare. Këtu ai është i qartë dhe e thotë e zeza mbi të bardhë se nuk ka ndodhur asnjë shkelje e rëndë kushtetuese që mund të justifikojë një precedent të pa dëgjuar më parë në Shqipëri.
Pjesa më e diskutueshme, ajo që e ka bërë Ilir Metën të shfaqet si ?Luani i Venecias? që sfidon çdokënd, nuk i jep atij të drejtë për anullimin e 30 qershorit. Këtu përfundimi i ekspertëve është se ai i ka tejkaluar kompetencat që i jep kushtetuta.
Dhe pikërisht kjo është pika e cila kërkon sqarim.
Për të kuptuar atë është e domosdoshme të dimë se si funksionon Venecia. Ajo duhet imagjinuar si një laborator i cili bën analizën e materies që i jepet, për të nxjerrë përfundimet. Ajo shikon kushtetutën dhe ligjet e shkruara mbi letër dhe argumenton se si duhet të sillen personat që janë objekt i tyre. Me një fjalë ky komision nxjerr përfundimet optimale për situata dhe kushte normale.
Por, fatkeqësisht Shqipëria nuk është në një situatë të tillë.
Unë jam i sigurtë se, të vendosur në një pozicion tjetër, ata juristë dhe eruditë që gjykuan kazusin e 30 qershorit, do ti dënonin me të njëtin metër edhe ngjarje që kanë ndodhur kohët e fundit. Për ta do të qe e papranueshme ajo që bënë kuksianët kundër koncesionarit dhe shtetit që kish vendosur ti grabiste me taksën e rrugës. Për ta do konsiderohej e tillë protesta e dhunshme e unazës së re, megjithëse aty po u prishen shtëpitë e banorëve në emër të vjedhjes së dhjetra milionë eurove. E tillë do të quhej edhe tentativa për të mbrojtur teatrin, për të zaptuar godinën, megjithëse ata që duan të përfitojnë me anë të kësaj afere kanë shkelur me dy këmbët kushtetutën. Po e njëjta logjikë mund të përdorej për djegjen e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale e kështu me radhë.
Pra, në kushte normale, shumë pjesëza të pazëllit të rezistencës anti rregjim në Shqipëri do të dukeshin anormale. Por, ne nuk jemi një vend i tillë, ndaj edhe për këtë kemi votuar ligje si ai i dekrîminalizimit apo ai i vettingut, që do ti ngrinin qimet e kokës përpjetë çdo konstitucionalisti serioz.
Pak a shumë këtë ka bërë edhe Ilir Meta.
Nga laboratori i tij qibar, komisioni i Venecias është i ndershëm kur thotë se presidenti i tejkaloi kompetencat e tij kur anulloi 30 qershorin. Ai ka logjikë të fortë kur argumenton edhe koseguencat që rrjedhin prej kësaj. Problemi i tij i vetëm është se nuk merr parasysh kontekstin autoritaro monist, që shërbeu si skenë e ngjarjes që analizoi.
Pyetja të cilës ai nuk i jep përgjigje është se ç?duhet të bëjë, një grupim qytetarësh, një forcë politike, një autoritet shtetëror, në një mjedis ku shkelet çdo e drejtë dhe ku ligji përdoret si armë në duart e pushtetit (siç tregoi edhe në 30 qershor mosbotimi në fletoren zyrtare i dekretit, rrëzimi i tij nga KQZ e kapur dhe Kolegji Zgjedhor i frikësuar nga vettingu, që u vunë re dhe nga OSBE ODHIR). A mos vallë duhet të kthejnë faqen tjetër kur ndjejnë një goditje të padrejtë?
Mes këtij konflikti ndërmjet të ligjshmes dhe legjitimes, të cilës nuk i ka dhënë dot përgjigje Venecia, është ngatërruar edhe Ilir Meta. Gafa e tij e vetme ishte se besoi që, në kuadër të një shteit autoritar, mund ti harmonizonte të dyja. Prandaj dhe bëri deklaratën e nxituar të dorëheqjes (nëse Venecia i gjente shkelje).
Pikërisht ajo po e shtyn të shfaqë nervozizëm, të ushqejë teori konspirative dhe të sulmojë gazetarë.
Në fakt Ilir Meta duhet ta ndajë mendjen: askush nuk e ka luksin për të qenë ligjërisht e politikisht korrekt, kur ka vendosur të ndeshet me një rregjim. Nëse e bën këtë llogari, nuk ka pse të ndihet i zhgënjyer dhe as të sillet nervoz. Vetëm pranimi i këtij realiteti e bën ta pranojë në paqe verdiktin se ?ka tejkaluar kompetencat? duke mbrojtur diçka më të madhe. Vetëm nëse e ka seriozisht këtë betejë, ai nuk ka arsye të sillet si humbës.
Lexoja letrat qe Mark Shllaku i dergonte bashkeshortes ne ca...
Nga Lutfi DervishiE diela sot nisi me vizitën në një dyqan c...
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar...
Prej 30 vjet ata kontrollojnë pushtetin, kanë ndarë pushtet ...
Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se Preside...
Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tira...
Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestag...
Nga Lutfi DERVISHINjë njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së ...
Reforma zgjedhore është kushti i pestë dhe më “delikati” i G...
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!Në vëmendje të am...
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha...
Avokat politikani i mirënjohur Spartak Ngjela ka postuar një...
Nga Ylli PataNjë skenar me plot gojë surrealist po qarkullon...
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...