Nga Mero Baze/ “Venecia” e trajton Ilir Metën si komplotist ndaj Republikës
Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se Preside...
Prej 30 vjet ata kontrollojnë pushtetin, kanë ndarë pushtet dhe kanë luftuar për të, madje edhe në kuptimin e parë të fjalës, edhe me armë. Për dhe prej tyre jane vrarë njerëz në emër të demokracisë, që e tillë nuk ishte kurrë, as në partitë që drejtojnë me dhe pa telekomandë e as në konceptin dhe realitetin shtetëror. Aq më shumë demokraci përfaqësuese jo e jo.
Erdhi si e tillë por rezultoi një gënjeshtër e madhe. Të gjithë këta personazhe dhe të tjerë bashkëpunëtorë e bashkëudhëtarë të tyre krijuan pseudodemokracinë. Krijuan pseudoqeverisjen se kush në formën e tij.
Kur iu thua që jeni njësoj inatosen e xhindosen, se mendojnë se janë të ndryshëm, madje shumë të ndryshëm, besojnë se janë dhe të ndershëm. Dhe gënjeshtra e tyre arrin deri në atë pikë sa besojnë dhe vetë se janë të ndershëm. Ata vërtetë janë të ndryshëm në tipa dhe karaktere, por janë të ngjashëm në mendësi. Ata krijuan sektet e tyre politike që i quajtën parti.
Përmes tyre krijuan idhëtarë dhe ideologji. Kapën dhe përdorën pushtetin për përfitime e pasurim, ndërsa populli duket gjithnjë si jetim edhe pse në emër dhe interesave të tij flitet në çdo fjalim. Njëri krijoi turmat populizmin e dy gishtave dhe ‘ballkonin'”, e njerëzit e adhuronin, tjetri krijoi tepsinë ku llokmat e pushtetit ndaheshin për interesa familjaro/klanore, ndërsa tjetri që doli me tezën përtej të djathtës dhe te majtës krijoi “timonin” dhe na ka hipur në një autobus ku biletat janë 10, 20, 30, 40 milion euro. Këta pra, personifikimet e ballkonit, tepsisë dhe timonit na kanë patur dhe na kanë fatin në dorë sepse atyre ua kemi lënë.
Ata kanë bërë marrëveshje okulte dhe të hapura me njëri tjetrin. Kanë bërë hesape me ngjala e pa ngjala. Kanë krijuar pasuri të paimagjinueshme për nga koha e shkurtër dhe prejardhja profesionale, punësore apo fisnore që kanë. Njohin vetëm gjuhën e shantazhit ndaj njëri tjetrit dhe nuk dinë çfarë është morali politik, shtetëror dhe njerëzor.
Në 30 vjet kanë menduar sesi të shpikin dhe krijojnë skema të suksesshme për të vjedhur zgjedhje dhe për t’u pasuruar me ligj. Dhe në fakt ja kanë dalë. Kanë ndryshuar kushtetutën e ligjet si kanë dashur e sa herë kanë dashur. Kanë shkelur ligjet dhe kanë treguar se ligji nuk është i njëjtë dhe barabartë për të gjithë. Janë bërë bashkë për të asgjësuar njëri tjetrin deri tani vetëm politikisht.
Por si kanë ardhur kohët dhe përsa shumë lekë janë në lojë nuk është çudi që të fillojnë ta likuidojnë edhe fizikisht. E kanë urryer dhe e urrejnë si shoqin, por janë si e keqe e domosdoshme për njëri tjetrin dhe si e keqe e përhershme dhe shkatërrimtare për vendin. Shpesh i sheh ndërsa urrehen e shahen, por pastaj të bashkëqeverisin. Janë shëmbëlltyrë e degradimit politik, shkaktarë të stanjacionit demokratik dhe pengmarrës të prosperitetit, mirëqenies dhe të ardhmes tonë kombëtare.
Thelbi i analizës së Komisionit të Venecias është se Preside...
Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tira...
Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestag...
Nga Lutfi DERVISHINjë njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së ...
Reforma zgjedhore është kushti i pestë dhe më “delikati” i G...
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!Në vëmendje të am...
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha...
Avokat politikani i mirënjohur Spartak Ngjela ka postuar një...
Nga Ylli PataNjë skenar me plot gojë surrealist po qarkullon...
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment t...
Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten pers...
O njeri i degjeneruar Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar ...
I dashur Henri, uroj të jesh në formë. Besoj se je më i qetë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...