Alfred Peza gëzohet për rikthimin e Lulit
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Nga Klodian Tomorri
* Përgjithësisht ateistët kanë një ndjenjë të fortë superioriteti për veten. Shumica e tyre besojnë se janë më racionalë dhe më të orientuar drejt shkencës se besimtarët. Fundja këta të fundit besojnë në ekzistencën e Zotit, diçka që shkencërisht nuk është provuar asnjëherë.
E megjithatë sado paradoks të duket, shkencërisht zgjedhja më racionale që mund të bëjë një njeri është të besojë në Zot, pavarësisht mungesës së provave që Zoti ekziston. Koncepti u elaborua për herë të parë nga matematikani francez Blaise Pascal. Argumenti që ndryshe njihet si basti i Pascalit është i thjeshtë dhe bazohet në katër skenarë.
1-Nëse dikush beson në Zot dhe Zoti ekziston me të vërtetë ai shpërblehet me parajsën e përjetshme. Pra përfitim infinit.
2-Nëse dikush nuk beson në Zot dhe Zoti ekziston, ai dënohet përjetësisht në ferr. Pra humbje e pafundme.
3-Nëse dikush beson në Zot dhe Zoti nuk ekziston atëherë ai nuk shpërblehet. Pra humbje e papërfillshme.
4-Nëse dikush nuk beson në Zot dhe Zoti nuk ekziston, nuk do të shpërblehet. Por ai e ka jetuar jetën e tij pa kufizimet që imponon besimi fetar. Pra përfitim i papërfillshëm.
Këto 4 skenarë që Pascal elaboroi për herë të parë në bastin e tij, përbëjnë pikënisjen e Teorisë së Lojës, një nga konceptet më të përdorura në shkencën e ekonomisë. Dhe përballë tyre llogjika e do të zgjedhësh besimin. Edhe pse probabiliteti i ekzistencës së Zotit mund të jetë jashtëzakonisht i vogël, kostoja oportune e të mos besuarit është jashtëzakonisht e lartë.
Basti i Pascalit është koncepti më i përshtatshëm për të ilustruar debatin për ndryshimet klimaterike. Sot bota është e ndarë në dy fronte. Një pjesë e njerëzimit besojnë tek ngrohja globale dhe pasojat shkatërruese me të cilat ajo kërcënon tokën, ndërsa pjesa tjetër e quan të gjithë tezën e ndryshimeve klimaterike si një mashtrim të madh. Kjo ndarje ka dhe spektër politikë, me të majtën që beson në ndryshimet klimaterikë, ndërsa establishmenti politik konservator i refuzon ato.
Llogjika në këtë rast shpërblen të majtën. Edhe pse teza e ndryshimeve klimaterike nuk është dokumentuar në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht, racionaliteti kërkon që njerëzimi të fillojë ta besojë atë. Kostoja oportune e të mos besuarit dhe të mos vepruarit është shumë e lartë, shkatërrimi i planetit dhe fundi i njerëzimit.
Problemi me tezën e ndryshimeve klimaterike është se vërtetimi i pakontestueshëm i saj mund të mos ndodhë përpara se sa të jetë shumë vonë. Bota është përballur me një rast të ngjashëm gati 50 vjet më parë, kur Frank Rowland dhe Mario Molina kosntatuan hollimin e shtresës së ozonit. Edhe atëherë kjo teori u kundërshtua si e pabazë. Por ish presidenti amerikan Ronald Reagan u bind dhe veproi duke shpëtuar njerëzimin nga kosto të jashtëzakonshme.
Sot konservatorët e kanë humbur luftën shkencore dhe argumentin politik me ngrohjen globale. Dhe i gjithë problemi është establishmenti politik, pasi elita akademike e e spektrit konservator e ka pranuar dhe madje ka propozuar zgjidhje se si bota mund të zbusë kërcënimet nga ngrohja globale. Greg Mankiw dhe i ndjeri Martin Feldstein, kanë propozuar taksë karboni. John Cochrane, një nga zërat më influencialë të shkollës së Chicagos, vatrës inteligjente të rrymës konservatore, propozon po ashtu taksimin e industrive që favorizojnë ngrohjen globale.
Ngrohja globale nuk është një tezë e majtë. Ndonjëherë historia korrupton vetveten. Udhëheqësi i parë i botës së lirë që foli për ngrohjen globale si pasojë e veprimeve njerëzore ishte Margaret Thatcher. Ndërsa njeriu i parë që mori masa konkrete ishte Ronald Reagan.
Por duket se establishmenti i sotëm politik i së djathtës botërore është peng i lobeve të fuqishme të naftës dhe industrive të tjera që ndotin. Nuk ka gje me konservatore se sa te konservosh pasurite dhe gjerat e shtrenjta qe ke.
Dhe Greta ka të drejtë. How dare you?
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment t...
Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten pers...
O njeri i degjeneruar Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar ...
I dashur Henri, uroj të jesh në formë. Besoj se je më i qetë...
Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të ...
Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatër...
Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “...
Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në...
Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?!...
Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptar...
Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agro...
Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjes...
Erdhi dita… është sllogani me të cilin Vetvendosja synon të ...
Nga Mentor Kikia* Me një ligj të miratuar që në 1993 e të pë...
Nga Mero BAZEKomisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...