Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptarët për implikimin e thellë të qeverisë ku ai bënte pjesë me trafikantët e drogës, ai nuk pati aspak vlerë për të ngjallur shpresë se në këtë vend po vendoset drejtësia.
Ky konkluzion, në dukje paradoksal, buron nga mënyra se si u zhvillua gjykimi. Nga njëra anë ai i serviri publikut fakte dhe prova të panumurta për të kuptuar se sundimi i banditëve përjetoi periudhën e tij të artë në kohën e çiftit Rama ? Tahiri. Këtë e dëshmoi përmes lidhjes së ish ministrit të brendëshëm me klanin e kushërinjve të tij Habilaj.
Gjatë këtij procesi ne rikujtuam edhe njëherë se që në vitin 2015, një oficer policie, Dritan Zagani, e denoncoi këtë lidhje. Por, pavarësisht nga kjo ne kuptuam se jetojmë një një vend, ku denoncuesi burgoset dhe keqbërësi respektohet. Sikur asgjë të mos kish ndodhur, ?ministri më i suksesshëm i qeverisë?, jo vetëm që nuk i mbajti nën mbikqyrje të dyshuarit si trafikanë, por ai vazhdoi të udhëtonte jashtë me ta, tu besonte njerëzit e afërm të familjes, ti thërriste për ti paguar rregullimin e skafit në Korfuz.
Lexo me tej:
Historia e lidhjes të Tahirit me trafikantët Habilaj
Në këtë kuptim, gjykimi i Tahirit ishte i vlefshëm sepse ai na rishfaqi edhe njëherë, sekuencë për sekuencë, filmin tashmë të njohur të afërsisë së politikës me krimin. Ai na provoi se sa pranë e pranë ishin simbolet e kanabizimit të Shqipërisë, me njerëzit më të fuqishëm të pushtetit dhe se sa e madhe qe fuqia e propagandës që e etiketonte si makineri balte çdo media që guxonte të fliste për hashashin.
Por, pavarësisht nga kjo fitore e vonuar morale, ajo që ndodhi me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare i dha një grusht të fuqishëm optimizmit se drejtësia shqiptare mund të rilindë.
Porsa u bënë publike përgjimet italiane, i pari Edi Rama, sulmoi egërsisht prokurorët që kërkuan imunitetin e Tahirit, njësoj siç pati bërë paraardhësi i tij Berisha me Ina Ramën. Mediat shërbëtore të qeverisë iu futën atyre deri në shtrat dhe filluan një gjueti të organizuar shtrigash për t?i intimiduar. Deputetët socialistë rrefuzuan të votojnë për arrestimin e kolegut ish ministër duke i dhënë atij kohë të fshehë gjurmët e krimit që mund të gjenin në flagrancë hetuesit.
Nuk kaloi shumë dhe me bekimin euro-amerikan, rilindasit votuan një kamikaze të tyre në krye të prokurorisë, e cila transferoi menjëherë ata që kishin filluar të hetonin dosjen Tahiri.
Askush nga institucioni i akuzës nuk guxoi të pyesë dëshmitarin e parë të kësaj ngjarjeje, Dritan Zaganin, një tjetër dëshmitar, financieri i Habilajve, Neziri, u la të ekstradohej jashtë ligjit drejt Italisë, ndërsa prokuroria, as në ëndrrat e veta më të çartura, nuk e shpuri nëpërmend që këtë histori kushërijsh banditë, ta shihte si premisën për të hetuar kanabizimin e mbarë vendit.
Dhe kështu, kazusi për të cilën pati vënë bast Donald Lu, ai që mjaft deputetë të bundestagut e shpallën si kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë, përfundoi në një aktakuzë paçavure, të mbrojtur prej ca prokurorëve dordolecë, që ziheshin me njëri tjetrin, për faktet, në sallën e gjyqit.
Ata i lanë në derë gjykatës një pretencë butaforike, ku pretendohej ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, pa dhënë asnjë provë bindëse për këtë.
Dhe tre gjykatësit që u ngujuan me orë të zgjatura në dhomën e këshillimit, nuk gjetën dot zgjidhje më të mirë sesa ta shpallnin fajtor Saimir Tahirin, pa i dhënë atij asnjë ditë burg. Ata firmosën fundin e një procesi farsë që ishte projektuar të degjeneronte si i tillë.
Por, sado dëshpërues të jetë ky përfundim, sado që ai të dëshmojë për paprekshmërinë e ?peshqve të mëdhej?, sado të tregojë se Rilindja është e vendosur të shkatërrojë çdo përpjekje për drejtësi të pavarur, ?Procesi Tahiri? nuk ka vetëm anën e tij të errët.
Falë tij ne sot dimë se si na gënjyen për vite me radhë dhe se si, po të mos kishin qenë përgjimet italiane, do të vazhdonim të jetonim me legjendën e minsitrit që luftoi më shumë se kushdo drogën.
Falë tij, ne kemi sot përgjime, dëshmi, tabulate, dhe dokumenta të TIMS-it që na tregojnë se si ka qenë krimi i ulur këmbëkryq në majat më të larta të qeverisë.
Falë tij ne e dimë të vërtetën, ndonëse drejtësia nuk na ofroi provat e ligjshme për ta vënë atë në vend.
Në këtë kuptim, ndonëse nuk ishte një fitore e ligjit, i gjithë procesi Tahiri qe një ngadhënjim i transparencës. Ai përbën revanshin e të gjithë atyre që u bënë barrikadë, kundër projektit ogurëzi të kanabizimit të Shqipërisë./Lapsi.al
Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agro...
Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjes...
Erdhi dita… është sllogani me të cilin Vetvendosja synon të ...
Nga Mentor Kikia* Me një ligj të miratuar që në 1993 e të pë...
Nga Mero BAZEKomisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkes...
Në shkurt 1991, sipas një legjende urbane, e veja e diktator...
Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafto...
Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj ...
Në mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme shqiptare zhvill...
Perplasja e forte per tenderin 20 milione euro te rruges Kar...
Turpi i madh që pas 30 vitesh duhet ndërmjetës ndërkombëtar ...
Tani kuptohet qartë: Rama është sulmuar në Gjermani me fakte...
Te dashur miq, Dje ne nje menyre te padejte, portale, TV, me...
15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Dikur is...
Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në ban...
Në një postim në faqen e vet në rrjetet sociale, avokat-poli...
Politikat e zhvillimit ekonomik shenuan nje kulm te ri kete ...
Nga Mero Baze– Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohe...
Opozita shqiptare dhe pjesa më e madhe kritikëve të një marr...
Sali Berisha konfirmoi mbrëmë në Opinion se PD nuk do të inv...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...