Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të pajisë Marinën me armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agron Dukës dhe i kanë kërkuar Lulzim Bashës të ulen me Edi Ramën, sipas një plani të hartuar së bashku, ku përfshihen ndryshime kushtetuese, ndryshime të kodit elektoral, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit etj.
Monika Kryemadhi, që ka shmangur darkën me verë mes burrash, ja ka thënë sot, thuajse të njëjtën gjë, duke u përpjekur t?i heqë turpin për takimin me Ramën.
Të dërguarit ndërkombëtarë që vijnë e ikin në Shqipëri pa vrarë shumë mendjen për krizën, po ashtu po i kërkojnë opozitës të ulet në tryezë për reforma ligjore. Kushti i vetëm i të gjithëve është që Lulzim Basha të mos ulet vetëm me Edi Ramën, por bashkë me të tjerët.
Situata është tragji-komike për faktin se Lulzim Bashën po e trajtojnë të gjithë si një delikuent të papërgjegjshëm, që duhet të shkojë i shoqëruar në takim me të rriturit, ndërsa vet Lulzim Basha nuk ka asgjë për të reformuar në tryezë me Edi Ramën.
Ai nuk ka gjë për të shtuar në ndryshimet kushtetuese, nuk ka ndonjë ide se si mund të shpëtojë po ndryshoi përsëri ligjin e dekriminalizimit, dhe mbi të gjitha, ai është dakord me Edi Ramën, lidhur me sistemin elektoral, pasi është i vetmi sistem që i jep atij autoritet në parti.
Ajo që u premtoi Lulzim Basha aleatëve para se të niste revolucioni, ishte gjunjëzimi i Edi Ramës me revolucion, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, dhe jo mundja e Edi Ramës përmes një marrëveshje të re me të, qoftë dhe me pesë aleatët e tij dëshmitarë.
Përpjekja e të gjithëve për t?i nxjerrë turpin Lulzim Bashës dhe për ta ulur me Edi Ramën, është qesharake, pasi ai nuk ka problem dialogun me Edi Ramën, por mundjen e Edi Ramës.
Nëse ai pranon të ulet sot në tryezë me Edi Ramën, duhet të pranojë që i ka dështuar revolucioni dhe revolucioni i dështuar ka kosto, pasi siç ka thënë dhe Berisha, lideri duhet të ketë bilanc.
Nga ana tjetër, nëse Lulzim Basha duhet të ndryshojë kursin dhe të pranojë humbjen e revolucionit, ai duhet të ndryshojë dhe aleatët e tij.
Këta që po i kërkojnë të ulet me Edi Ramën janë ata që i kërkuan të nisë revolucioni dhe i qëndruan në krah në gjithë atë marrëzi që desh futi në luftë civile Shqipërinë.
Ata që e kundërshtuan dhe nuk i shkuan pas Lulzim Bashës, janë në Parlament, ose jashtë tij, në parti të tjera. Lulzim Basha nëse ndryshon kurs, do t?i duhet së pari të ulet me ta, të pranojë që gaboi dhe të mbështesë idenë e tyre.
Ulja në tryezë me Edi Ramën nënkupton rikthim në sistem dhe rikthimi në sistem bëhet duke ripranuar opozitën parlamentare, duke ja lënë asaj përfaqësimin e PD në Parlament dhe duke u përpjekur të rintegrohet përmes tyre.
Pa ata, PD në zgjedhjet e ardhshme është një parti jo parlamentare, pa asnjë deputet dhe kryetar bashkie, pa asnjë fond nga shteti dhe pa asnjë të drejtë më shumë se Bindja Demokratike e Patozit, apo ndonjë parti tjetër që mund të formojë opozita parlamentare.
Ndaj historia e opozitës tanimë nuk zgjidhet nga ata që përkrahën rrugën e revolucionit. Ata kanë dështuar dhe të humburit në luftë janë thjeshtë të vdekur.
Rikthimi i PD në tryezë bisedimesh është lajm i mirë për PD, por jo për Lulzim Bashën. Atij do t?i duhet t?i hapë rrugë dikujt që nuk kishte përgjegjësi për këtë greminë ku e hodhi PD dhe duhet t?u kërkojë ndjesë gjithë atyre që i mallkoi si armiq të PD, vetëm pse nuk pranuan rrugën që sot të gjithë e quajnë dështim, por Lulzim Bashën nuk guxojnë ta quajnë dështak.
Në parim çdo revolucion u ha kokën bijëve të vet, kurse ky revolucioni i dështuar i PD, thjesht po u ha kohën, duke u marrë me Lulzim Bashën. Dhe kanë për t?i gjetur zgjedhjet e vitit 2021, duke ju lutur të mos ketë frikë nga Edi Rama./TemA
Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjes...
Erdhi dita… është sllogani me të cilin Vetvendosja synon të ...
Nga Mentor Kikia* Me një ligj të miratuar që në 1993 e të pë...
Nga Mero BAZEKomisioni i Venecias, i cili po shqyrton kërkes...
Në shkurt 1991, sipas një legjende urbane, e veja e diktator...
Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafto...
Kushdo që i ka hedhur një sy të vëmendshëm mediave të kësaj ...
Në mars të vitit 2011, qeveria e atëhershme shqiptare zhvill...
Perplasja e forte per tenderin 20 milione euro te rruges Kar...
Turpi i madh që pas 30 vitesh duhet ndërmjetës ndërkombëtar ...
Tani kuptohet qartë: Rama është sulmuar në Gjermani me fakte...
Te dashur miq, Dje ne nje menyre te padejte, portale, TV, me...
15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Dikur is...
Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në ban...
Në një postim në faqen e vet në rrjetet sociale, avokat-poli...
Politikat e zhvillimit ekonomik shenuan nje kulm te ri kete ...
Nga Mero Baze– Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohe...
Opozita shqiptare dhe pjesa më e madhe kritikëve të një marr...
Sali Berisha konfirmoi mbrëmë në Opinion se PD nuk do të inv...
Si mundet një institucion publik të paracaktojë fituesin e n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...