Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha të pranonte më në fund kthimin në tryezë bisedimesh për zgjidhjen e krizës, duke e lavdëruar paraprakisht atë për hapin që duhej të hidhte. Ivi Kaso, një ekspert i opozitës, u ul në tryezë, lexoi një deklaratë si Neritan Ceka në Parlamentin e 1991 dhe iku duke ngritur një stuhi, e cila për pak prishi tryezën.
Nervozizmi erdhi nga përplasja mes opozitës parlamentare, e cila është bashkëdrejtuese e Komisionit të Reformës Elektorale, dhe qëndrimeve të të dërguarit të opozitës joparlamentare.
Thelbi i konfliktit është që Lulzim Basha kërkon të kthehet në sistem, pra të pranojë dështimin e strategjisë së tij, por sfiduesit e tij, opozita parlamentare, të ndëshkohen. Me pak fjalë, ai pranon që e ka humbur betejën e rrugës, por nuk pranon dot, që fitimtarët e asaj beteje, opozita që nuk pranoi të dalë në rrugë, të jetë faktor.
Ky është i vetmi rast në histori, kur një humbës kërkon të ndëshkojë fitimtarët, dhe t?u vjedhë atyre fitoren.
Lulzim Basha nuk ka asnjë problem me Edi Ramën në këtë histori. Edi Rama ja ka lënë opozitës të drejtën për të bërë propozimet për reformën zgjedhore. Problemi që ka opozita është se ka humbur përfaqësimin dhe nuk bie dakord çfarë t?i propozojë qeverisë për të miratuar.
Opozita parlamentare ka prioritet sistemin, Basha ka prioritet financimin e partive, pasi është djegur nga paratë ruse, partitë luajale të Bashës, kanë prioritet garancinë që Basha të ketë mundësi t?i fusë prapë në Parlament?
Në këto kushte, suksesi i tryezës parlamentare nuk varet më nga vullneti i qeverisë, pasi ajo ja ka deleguar opozitës të drejtat e propozimeve, por nga paqja brenda opozitës.
Lulzim Basha para se të dërgojë Ivi Kason me një copë letër në tryezë, sa për të bërë adetin, duhet të guxojë dhe të ulet me opozitën parlamentare, të pajtohet me ta, t?i rikonsiderojë pjesë të opozitës dhe t?i përdorë si mekanizëm për të kthyer në sistem, Partinë Demokratike.
Ata janë listë e tij, produkt i tij, dhe sfiduesit e tij. Ata e fituan betejën që nisën në shkurt kundër Lulzim Bashës dhe tani është Basha që ka nevojë për ata, e jo ata për Bashën.
Pajtimi i opozitës parlamentare me opozitën e rrugës, është e vetmja zgjidhje që opozita të ngjallë shpresë dhe të diktojë rregullat në tryezën e reformës elektorale e më tutje.
Dhe natyrisht, Basha duhet të paguajë një taksë për dështimin e revolucionit të tij. Sa e lartë është ajo, e ka në dorë opozita, ajo parlamentare dhe ajo e rrugës, dhe jo dy- tri vetë që shkojnë pas Bashës për t?i mbajtur çantën.
Ky është rasti kur Basha do paguajë çmimin për mungesën e lirisë dhe rregullave brenda PD-së së tij dhe jo për mungesën e rregullave në zgjedhjet parlamentare.
Nëse Basha nuk ka fuqi të pajtohet me të vetët, nëse nuk ka fuqi të pranojë dështimin dhe të gjejë fuqi të ribashkojë opozitën, tryeza për reformën elektorale nuk i hyn në punë askujt, pasi ne do të vazhdojmë të kemi një opozitë humbëse, të pashpresë dhe ndoshta përsëri duke bojkotuar zgjedhjet, nga frika e humbjes së Lulzim Bashës.
Tani që i doli turpi dhe u kthye në tryezë, mirë është t?i dalë turpi e të ulet me Rudina Hajdarin, Murrizin e Patozin. Se pavarësisht vërejtjeve që kemi për të, ai e ka një talent, që nuk e ka askush. Nuk ka turp kur gënjen. Dhe ky është rasti kur ky talent i hyn në punë./Mero Baze-TemA
Avokat politikani i mirënjohur Spartak Ngjela ka postuar një...
Nga Ylli PataNjë skenar me plot gojë surrealist po qarkullon...
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment t...
Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten pers...
O njeri i degjeneruar Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar ...
I dashur Henri, uroj të jesh në formë. Besoj se je më i qetë...
Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të ...
Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatër...
Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “...
Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në...
Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?!...
Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptar...
Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...