Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Nga Ylli Pata
Një skenar me plot gojë surrealist po qarkullon në ambjentin e opozitës shqiptare disapolare, që normalisht vuan nga mungesa e një koordinimi apo lidershipi real
Që prej vendimit të mbrëmshëm të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat për pranimin në BE për Shqipërinë (me kushte), ka plasur një kaos i madh në mjedisin opozitar, sa duket se ka rënë një tërmet i madh i shkallës mbi 5.8 Righter, që sipas gjasave ka shkaktuar dëme të dukshme ambjentale.
Lulzim Basha, lideri zyrtar i PD-së dhe normalisht shefi i opozitës, e quajti fitore vendimin e Bundestagut, duke e cilësuar si dështim të qeverisë, që ka muaj që lobon për këtë vendim.
Petrit Vasili, numri dy i LSI-së, partia e dytë e opozitës, poston një lajm të Lad Lames në Klan Plus, sipas të cilit, Holanda nuk është e bindur për të hapur negociatat dhe e konsideron këtë një fitore të opozitës.
Mbështetës të Bashës janë aq entuziastë nga deklarata e Ambasadës amerikane, që e cilësojnë vendimin e kreut të PD për t?u ulur në tryezë me mazhorancës si një qëndrim prej udhëheqësi, sa e shpërndajnë masivisht në rrjete sociale.
Por edhe pse mori këtë mbështetje nga SHBA, Basha u mërzit dhe iku nga tavolina, duke e kthyer tryezën në një mexhllis i ndërprerë në mes.
Ylli Manjani, ish-ministër i LSI-së dhe mbështetës i vijës së ashpër të veprimit opozitar, e godet aq fort uljen në tryezë, sa e quan të padobishëm dhe një lloj tradhtie.
Në këtë atmosferë, mbështetës të Bashës kanë nisur të thumbojnë në rrjete sociale presidentin, Meta duke ironizuar një foto të tij pranë një kopshti të mbjellë me domate.
Ndërkohë, vetë presidenti, mbështetës të Metës e Berishës po shpërndajnë që në mëngjes një poster deklaratë të presidentit Trump, ku i thuret lavde ?sovranizmit? kundër ndërhyrjes ndërkombëtare, e kjo bën mu që e kanë me ndërkombëtarët, përkatësisht me amerikanët, që një ditë më parë deklamuan se ?ditë të mira do të vijnë për shqiptarët pasi kasta politike e korruptuar do të jetë nën akuzë?.
Kryemadhi duke sfiduar radikalët në shtëpinë e vet flet për një vullnet për marrëveshje edhe pa pyetur Lulzim Bashën, kurse opozita e re është më e qarta, pasi ata nuk pranojnë që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet pa vullnetin e deputetëtve të opozitës në Kuvend.
Si për t?i dërguar një sinjal edhe Myslim Murrizit, që flet për ?fejesë?, Basha nxjerr Ivi Kason që flet për vullnet politik për të mos e ndryshuar sistemin aktual politik, pra që krerët e partive janë të plotfuqishëm në zgjedhjen e deputetëve.
Kurse aleatët e vegjël të PD-së, si Mediu, Duka, Ndoka e Shehi duan vetëm një marrëveshje që t?i rikthejë në Parlament, pa të bëhet si të bëhet.
Një atmosferë tipike tallava alla Mandi i Nish Tullës, ku refreni s?ka shumë, ose fare lidhje me strofat e para, të mesit dhe fundit të këngës.
Çfarë qëndrimi zyrtar ka opozita nëse hapen negociatat? Po nëse nuk hapen si pasojë e një vote kundër të vendeve si Greqia, Holanda apo edhe Franca? Po për krizën zgjedhore? Apo çe do!
Si duket akoma presin fjalën e dytë të atij sinoptikanit grek që të paralajmërojë një qamet të ri, që ndoshta do të sjellë në vete e qetësojë gjithë këtë kaos që e solli tërmeti politik që erdhi nga Berlini mbërëmë në darkë?
Ka një tentativë në ajër me pakëz fare mbështetje anësore ng...
Nga Klodian Tomorri * Përgjithësisht ateistët kanë një ndjen...
Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versio...
Para pak ditësh kompania Google njoftoi se kishte prodhuar ...
Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me deklaratat e ministres ...
Një llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë varur në mes të tav...
Meta po del më tepër se një orakull për të treguar se ai, jo...
E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment t...
Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten pers...
O njeri i degjeneruar Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar ...
I dashur Henri, uroj të jesh në formë. Besoj se je më i qetë...
Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të ...
Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatër...
Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “...
Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në...
Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?!...
Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptar...
Pesë aleatët formalë të PD, janë mbledhur në kantinën e Agro...
Zëri i Amerikës përfshihet në fushatën e Soros për mbrojtjes...
Erdhi dita… është sllogani me të cilin Vetvendosja synon të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...