Lajm i hidhur/ Ndërron jetë Hirësia e Tij Imzot Nikoni
Është ndarë nga jeta Hirësia e Tij Imzot Nikoni, i cili i sh...
Nga Pëllumb Kulla
* Në dëshirën e shtrimit të herëpashershëm në fejsbuk faqe të botimeve ndër vite, shkëpus historinë e dhimbshme të një kushuririt 16 vjeçar, që në këtë moshë të njomë iu desh të përballej me prangat, hetuesinë, burgun? Është pjesë e librit tim, ta quajmë jetëshkrimor, pasi merret me kalvarin e familjes së gjerë Kulla. Është një libër që më ka angazhuar më shumë se librat e tjerë, ngaqë kërkimet në arkiva ishin tepër lodhëse.
Në vitin 1951 në fshatin tim të lindjes, në Zëmblak të Korçës, Sigurimi i Shtetit pat inskenuar paturpësisht dhe pa ?art?, një dramë të qepur keq, që mbaroi me varjen e dy vetëve dhe me arrestimin e shumë të tjerëve.
Natyrisht Kullat ishin më e preferuara tabelë qitjeje.
Është interesante se, në tërë dosjet e atyre që u ekzekutuan, apo thjesht u burgosën, anëtarë të kësaj familje të njohur, nuk figuron asnjë vjedhje, asnjë vrasje dhe asnjë aksion që të mund ta etiketosh bashkëpunim me pushtuesin.
I vetmi faj që bashkarisht u varej në qafë ishte ndalimi i mbretit në shtëpinë e tyre, në ikje e tij nga Shqipëria, në pushtim e sipër.
Për këtë Kullat patën mbetur në shënjestrën e kohës.
Më tej ia le hapësirën faqeve të shkëputura nga libri?.
“?Ditët e atij fund dimri, në zyrat e Sigurimit të Korçës, kanë qenë të ngarkuara dhe të ethshme. Aty nuk kanë qenë fort të vendosur se sa vetë do të fajësonin, sa do të arrestonin, sa nga ata do të gjykonin dhe ndofta janë përplasur edhe mbi numrin e njerëzve që do të varnin.
Zjarri për të djegur kooperativën (si mund të digjet një kooperativë?!) ishte organizuar të ndizej më 12 mars. Njerëzit janë arrestuar më 14 dhe në pesë ditë është vendosur gjithëçka bashkë me ndëshkimet.
Përpos kësaj, dy ditë dhe bile një ditë përpara gjyqit të atyre që u cilësuan zjarrvënës, janë arrestuar njerëz të tjerë. Edhe për ta qe vendosur të fajësoheshin si pjestarë të komplotit në djegjen e madhe të kooperativës, ku në të vërtetë, nga një dorë e ligë, e porositur, iu vu zjarri një kashtoreje të vetme.
Të gjitha këto i gjen në ca kapica shkresash që ndodhen në dosjet gjyqësore me numrat 2030 dhe 2032. Aty lexon emra të shkruar gabim, pasaktësira gjuhësore të shpifura, fraza stereotipe, si ?të gjitha këto i them se kaqë dij e përsa më lart i vërtetoj me nënshkrimin tim, por meqë jam analfabet, ve gishtin e madh të bojatisur, të dorës së djathtë?. Lexon akte hetuesie, për seanca që zgjasin dhjetë minuta, që shënojnë se hetimet u ndërprenë dhe kanë rifilluar pas katër orësh, gjatë të cilave përfshihen pa pikë dyshimi, rrahjet, enjtjet dhe nxirrjet. Aty shikon nënshkrime majorësh, kapitenësh dhe togerësh që ushtrojnë gjyqësi, pa asnjë kulturë gjyqësore dhe ndjehet menjëherë që janë njerëz me arsimim të gjymtuar, që shënja e bojatisur e gishtit, atyre vetë do t?u shkonte më shumë.
Përmbi shënimet që kanë lënë prokurorët lexon se njerëzit që nuk pranojnë akuzat janë as më shumë as më pak, armiq! Dhe bile shumë të rrezikshëm. Sepse ata mezi heqin dorë nga armiqësia dhe mezi pranojnë të venë firmën, apo gishtin e ngjyer mbi tërë atë faj që u faturohet.
Edhe ti, që ke lexuar historitë rrënqethëse diktaturash, e bën menjëherë paralelizmin mes Korçës dhe Moskës, ku gjatë një pushimi të mbledhjes së Byrosë Politike, ministri i tmerrshëm Beria, e pyet Presidentin kukull të Stalinit, Voroshillovin: ?Çfarë do të thoshit ju, Klement Efremoviç, sikur njerëzit e mi t?ju vinin te porta dhe t?ju hidhnin hekurat duke ju akuzuar si agjent të amerikanëve?? ? ?Do t?ju thosha se kjo është e sajuar dhe arrestimi im është i padrejtë.? ? ?Po përse do të mbanit këtë qëndrim armiqësor, shoku Voroshillov?! Edhe gazetat amerikane kështu thonë, që ne dënojmë padrejtësisht. Ju, Klement Efremoviç, doni t?u bëni qejfin amerikanëve?! E mira e pushtetit sovjetik është që ta pranoni fajin!?
A mund t?u vijë turp hetuesve të Hoxhës, pas këtij krahasimi me anëtarët e Byrosë Politike të Stalinit?
Gjykata Ushtarake e Korçës në vendimin e saj shënon se grupi i dytë i të akuzuarve është arrestuar më 14 mars, kurse kërkesa për gjykim e prokurorit Faik Minarolli, Kapiten i Parë, thotë se njerëzit janë arrestuar më 17 të marsit! E duhet pranuar se prokurori e njeh më mirë historinë, ngaqë për çështjen merr kontakt më parë se gjyqtarët.
E unë që i gjej këto gabime pas gjashtëdhjetë vjetësh vetëm trishtohem për prishjen e jetëve të njerëzve pafaj, shpërdorim familjesh, ndotje shpirtrash të ca oficerëve të rinj karrieristë që fyejnë, rrahin dhe torturojnë. Ndjej trishtim tek shoh se janë fillimet e një diktature çnjerëzore, pa Zot, pa fe, pa principe, totalisht gjaksore dhe kriminale.
Pas plot gjashtëdhjetë vjetësh, unë do të shpalos historinë tragjike të dënimit dhe fundin e një gjashtëmbëdhjetë vjeçari.” (Vijon)
?????????????.
Nga ?Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë? (2012)
Është ndarë nga jeta Hirësia e Tij Imzot Nikoni, i cili i sh...
Kreu i Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari ka shprehur ...
Si pasojë e një ataku kardiak është ndarë nga jeta në moshën...
Gazetari Erion Kristo i ka bërë një dedikim mjaft prekës, pu...
Avokati Altin Goxhaj ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka përcjellë...
Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona et...
Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen p...
Gazeta e njohur franceze Le Monde ka zgjedhur shkrimtarin sh...
Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shëmbja që kër...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, është pjesë e emis...
Protestën e një pjese artistësh të mbështetur në prapavijë d...
Muaji shtator nuk pritet të jetë “këmbëmbarë” vetëm për poli...
Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për s...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, mbrëmjen e sotme, artistë...
Dy këngëtarët korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, asnjëherë nuk...
Mos e prek Robert NdrenikënNga Elton KokaRobert Ndrenika ësh...
Në diasporë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh shqiptarës...
Më kujtohet si tani:Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar pë...
“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Haz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...