"Migrantët e pasurojnë një vend"/ Shkrimtarja Allende kritikon populistët
Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen p...
Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona etnike. E vendosur mrekullisht në trekëndëshin Epiroto-Iliro-Dardan, aty pranë Liqenit kaltërosh, nga i cili buron Drini i Bardhë magjepsës, që i jep jo vetëm një bukuri të rrallë natyrës në rrugën e tij të gjatë mes përmes trojeve tona drejt viseve perendimore, Ultësirës së Detit Adriatik, por dhe një kulturë ndër më të vjetrat, më të lashtat e më të pasurat e trashëgimisë sonë historike e njohur nga studiuesit autoritar, të vendit dhe të huaj si “Kultura e Drinit”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti i qytetërimeve” thekson idioma e filozofit të lashtë grek Aristoteli. Struga jonë mahnitëse e përligj mësëmiri këtë fakt. Politikisht Struga mund të quhet sot pa mëdyshje Strasburgu shqiptar, për shkak të pozitës gjeografike e faktit se megjithëse është pjesë integrale e trojeve etnike shqiptare përfshihet në hartën politike të Maqedonisë së Veriut.
Politika, kushtet historike, ndarjet territoriale mund të ndryshojnë, por historia, gjuha, e kultura janë ato që thonë fjalën e fundit dhe i venë vulën e pashlyeshme identitetit të një kombi. E në këtë aspekt Struga jonë nuk është inferiore ndaj askujt dhe në radhë të parë ndaj një shteti artificial në të cilin shqiptarët e atjeshëm janë faktor vendimtar jo vetëm në konceptin shtetformues, por përtej kësaj element thelbësor për stabilitetin e tij.
Struga është një trevë e lashtë historike e kulturore 24 karatëshe “Made in Albania”.
Në antikitet sëbashku me Ohrin ishte kryeqendër e Mbretërisë Ilire të Enkelejve, ku shkelqeu nën Mbretin Bardhyl, një burrë shteti, administrator, strateg i shquar ushtarak, i cili në moshën 90 vjeçare ishte komandant kalorësie në betejat me maqedonësit barbarë.
Struga ka lanë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha epokat tona historike, në lashtësi, Mesjetë, e Rilindjen Kombëtare, përmes kontributit të bijëve të saj të shquar.
Kjo trevë ka ruajtur mrekullisht përgjatë rrebesheve të historisë identitetin e vet kombëtar, kulturën, traditat e Gjuhën Shqipe.
Dervish Hima nga Ohëri dhe Ibrahim Temo nga Struga janë firmëtarë të Pavarsisë të Shqipërisë. Dervish Hima dha kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Manastirit, i cili është gurthemeli i unifikimit gjuhësorë, identitetit kulturor dhe Shtetit Komb të shqiptarëve.
Struga është kthyer sot në qënder e rendësishme e kulturës kombëtare e të arsimit shqip, botës universitare si dhe turizmit, një gjenerator i vertetë i shpirtit krijues të Atdheut përmes aktiviteteve të shumta e të larmishme kulturore e artistike të zhvilluara prej tre dekadash, që tashmë janë kthyer në traditë mbarëkombëtare.
Në Strugë zhvillohet prej dekadash manifestimi i poezisë, i cili mbledh poetë të njohur nga mbarë Europa. Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëri prej universiteteve më prestigjioze të rajonit dhe atyre europiane.
Festivali Këngë Jeho i këngës dhe valles së përpunuar dhe stilizuar shqipe është njëri nga festivalet më brilantë të hartës së festivaleve kombëtare shqiptare.
28 edicione me sukses të jashtëzakonshëm, përmes një pune vetëmohuese të satafit organizator e bordit drejtues.
I mbështetur nga Komuna e Strugës dhe kryetari z Ramiz Merko, kohët e fundit ka fituar vemendjen e kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, dhe mbështetjen e Miinistrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga shqiptarët.
Per tre net 5-6-7 korrik, çdo vit Struga shnderrohet në kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare. Jehona e ketij festivali, mesazhet që percjell gjarpërojnë trojet tona sëbashku me valet e Drinit. Zeri brilant i Shkurte Fejzës që ka qënë disa herë mysafire nderi në këtë eveniment madhështor të shqiptarëve e verteton më sëmiri, me këngën;
“Rrugës time për Shqipëri,
M’ka pëcjell ai Drini i Zi,
E u nisa për me dalë,
Porsi vala e Drinit të Bardhë”.\
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), prej shumë vitesh ka bashkëpunim të vyer, të ndërsjelltë me stafin organizator të festivalit dhe ka në qendër të vëmendjes këtë trevë të Atdheut e cila na ban krenar e optimist për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ne kemi propozuar dhe ështe materializuar binjakëzimi i Bashkisë së Sarandës, Komunës së Strugës dhe Bashkisë së Tropojës. Ky trinjakëzim ka krijuar një trekëndësh gjeografik, kulturoro- turistik, një trinom Iliro- dardano- epiriot, një bosht arbëror, një bashkim të natyrshëm historik të farës dhe rrënjëve të shqiptarizmit./Azgan HAKLAJ – President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar/
Romani i ri i shkrimtares së njohur, Isabel Allende rrëfen p...
Gazeta e njohur franceze Le Monde ka zgjedhur shkrimtarin sh...
Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shëmbja që kër...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, është pjesë e emis...
Protestën e një pjese artistësh të mbështetur në prapavijë d...
Muaji shtator nuk pritet të jetë “këmbëmbarë” vetëm për poli...
Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për s...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, mbrëmjen e sotme, artistë...
Dy këngëtarët korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, asnjëherë nuk...
Mos e prek Robert NdrenikënNga Elton KokaRobert Ndrenika ësh...
Në diasporë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh shqiptarës...
Më kujtohet si tani:Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar pë...
“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Haz...
Para një viti, Çun Lajҁi, përjetoi atë që as hasmit mos i ra...
Komiteti i Nobelit në Oslo së bashku me çmimin dha edhe mesa...
Dy varre të njerëzve të pasur u gjetën në Sitia, në Kretën V...
Mona Lisa nga Leonardo simbol i një bukurie enigmatike e sht...
Ish-konkurrentja e “Gjeniut të Vogël”, Ines Neziri, vijon të...
Pasi ndërpreu koncertin e U2 në Berlin për shkak të një prob...
Një pikturë e Paperinos, personazhit të famshëm me kartona, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...