Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. Shkak për këtë polemikë, të nxjerrë në plan të parë nga gazeta ?Dita?, është bërë një konferencë që Akademia jonë e Shkencave po organizon për vjeshën e ardhshme, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të vendit.
Dhe kaq është dashur që hendeku i qartë mes atyre që janë për revizionimin e luftës dhe atyre që mbrojnë pacënueshmërinë e saj, të rishfaqet me forcën e tij të përhershme.
Të parët, kanë arritur të fusin në programin e konferencës terma të tilla si ?antifashizmi pa armë?, ?antifashizmi pa uniformë?, duke tentuar që të rishihet rroli i asaj pjese të madhe të bashkëkombasve tanë që kanë qëndruar neutralë gjatë pushtimit. Sipas tyre një segment i qënësishëm i popullsisë e ka parë me indferencë okupimin Italian dhe më pas gjerman dhe kanë vazhduar jetën e tyre në indiferencë të plotë.
Por, kjo u ka ngritur qimet përpjetë të dytëve, që shohin këtu një konspiracion për ringjalljen e teorive të vjetra që mëtojnë rishikimin e rrolit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ata kanë thëritur edhe njëherë komplot, duke pretenduar se këto ide dhe nisma fshehin prapavijën e rehabilitimit të kolaboracionistëve, Ballit, Legalitetit dhe gjithëkujt që flirtoi apo bashkëpunoi me fashistët dhe nazistët.
Po t?a shikosh në sipërfaqe, ky grupim i dytë që po përpiqet të ngrejë zërin për ?skandalin?, duket tepër sektar dhe i indoktrinuar. Ata gati gati nuk pranojnë se ka pasur qytetarë të pa anshëm dhe të paangzhuar gjatë luftës. Ata përdorin koncepte me të cilat jemi mësuar që në kohë të monizmit, si ?lufta më gjithë përfshirëse që kanë zhvilluar shqiptarët?, ?beteja që e ndau shoqërinë në dy palë? etj.
Pra, po të shohësh argumentat e tyre më të sakajshme, duket sikur fasha gri e shoqërisë nuk ka ekzistuar, sikur gjithçka ka qenë bardh e zi, sikur vendi ishte ndarë sipas skemës me të cilën na kanë edukuar filmat e socrealizmit: në ?të mirë? apo ?të këqinj?.
Në fakt, ky lloj këndvështrimi që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ka qenë dominant edhe në shtete që i kanë dhënë betejës kundër nazi-fashizmit shumë më tepër sesa ne, ka ardhur duke u rishikuar edhe nga studiuesit perendimorë. Në mes tyre ka gjithnjë e më shumë zëra që ia kanë kushtuar hulumtimet e tyre pikërisht pjesës gri, asaj zone neutrale, të gjendur mes armiqve, që thjeshtë ka parë punën e saj.
Natyrisht që studimi i saj do të ishte jo vetëm i domosdoshëm, por mbi të gjitha i mirëpritur edhe tek ne. Ai nuk mund të luftohet me mendësinë, se në atë betejë të madhe botërore askush s?mund të qe asnjëanës, apo se të tillë ishin vetëm bashkëpuntorët e kamufluar të pushtuesit.
Pas shtatë dekadash me lëvdata dhe superlativa për heronjtë, Shqipëria ka të nevojshme të shkruajë edhe historinë e njerzve të saj të zakonshëm, të vegjël, të padukshëm. Ajo i duhet të tashmes dhe të ardhmes jo vetëm si kuriozitet, por ndofta edhe për të kuptuar se sa lehtë ne kalojmë nga një regjim autoritar tek një tjetër, apo se sa pak na majfton që të përshtatemi me ata që na rrinë në krye.
Në këtë kuptim, të gjithë ata që kanë synim të thellohen në këtë drejtim, përpara se të anatemohen duhen inkurajuar.
Por thënë këtë, sërish e drejta duket se qëndron tek të tjerët që kanë shkundur kambanat e alarmit. Tek ata që i frikësohen zyrtarizimit të kësaj nisme dhe paraqitjes së saj, jo si alternativë studimi, por si tezë mbizotëruese.
Dhe ky shqetësim mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari se ky rishikim po bëhet në kuardrin e ceremonive qeveritare për përkujtimin e 75 vjetorit të çlirimit, gjë që lë një shije të keqe. Askund, në asnjë vend që u rendit në anën e fituesve gjatë konfliktit të dytë botëror, nuk u zhvishet roli i protagonistit, atij grupimi që mori pushkën në dorë kundër Musolinit apo Hitlerit. Nga Moska në Bruksel, në 9 maj, janë ata që përkujtohen. Ashtu si çdo vit në brigjet e Normanidisë përulen përpara sakrificës të njëzetvjeçarëve që zbarkuan për të çliruar Francën. Nga Vishia deri në Paris, francezët mund të shkruajnë libra dhe të bëjë dokumentarë për gjatë gjithë vitit, për gratë e tyre që shkuan në shtrat me gjermanët, për burrat që bënë para në tregun e zi të pushtimit, por kur vjen puna për datat e shënuara, ato i takojnë fitimtarëve. Prandaj dhe nisma për të shtjelluar një histori alternative në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk duket krejtësisht naive.
Reziku i dytë vjen nga fakti se ajo po bëhet në këtë periudhë kur në pushtet është një qeverisje që tentoi të reabilitojë kreun e një organizate kolaboracioniste si Balli Kombëtar dhe një kryeministri që në rini të vet e ka quajtur luftën partizane si një konflikt civil.
Pra, nisur nga premisa se rilindasit e sotëm, e kanë tradhëtuar tashigiminë që duhej të ruante e majta, atë të partizanëve të djeshëm dhe duke i shtuar kësaj, traditën e shëmtuar të studiuesve dhe historianëve tanë për ti?u shërbyer tezave që do dhe promovon pushteti, ajo që rrezikon të ndodhë në përvjetorin e 75 të çlirimit mund të jetë vërtet e rrezikshme. Dhe këtu ata që e shohin këtë si një tentativë për rehabilitimin e kolaboracionistëve nuk duhen shpërfillur. Në kohën e rilindjes e kemi humbur luksin për të qenë indiferentë./CNA.al
Në Shkodër u konstitua Këshilli i ri bashkiak dhe nuk u vra ...
Nga Frano KulliU ndie prapë Jozefina?…Prapë foli? Dikush mër...
U desh kacavjerrja silvesterstalloneske e Mihalit mbi makinë...
Video horror e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjoll nuk...
Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne ...
Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupoh...
Presidenti Ilir Meta deklaroi qe nuk ka nder mend te dekreto...
Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozefina, se sa ...
Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të të përzgjedhu...
Nga Artan FugaUnë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për ...
Argumentat e listuara nga Presidenti në dekretet për rrëzimi...
Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo ...
Nga Kreshnik Spahiu– Dje populli rumun e kalli Bukureshtin d...
Nga Azem ParllakuNë një vend si Shqipëria nuk është aspak çu...
Dje në Tiranë në ceremoninë e memorialit të grushtit të shte...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ...
Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e turpshme, fyese dhe p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...