SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nga Artan Fuga
Unë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për jetën e njeriut dhe fatin e tij individual.
Në këtë pikëpamje Valdrini në Shkodër, i zgjedhur si kandidat për kryetar bashkie atje nuk ka ndonjë faj.
Sigurisht nëse del i implikuar në trafiqe ilegale, ai e paska marrë dënimin e tij. Eh, sigurisht nuk është mirë ta shkelësh ligjin, aspak mirë. Por, ja që ndodh, jeta është e ndërlikuar. Gjithsesi në këto tre dekada jo pak shqiptarë brenda dhe jashtë vendit u implikuan në veprimtari fitimprurëse kriminale. U shpërndanë të braktisur si zogjtë e korbit nga foleja dhe ranë preh e gjithfarësoj kurthesh e tundimesh!
Nuk është fare puna këtu dhe ne si qytetarë nuk kemi asnjë lidhje me fatin personal të atij apo këtij njeriu.
Problemi vjen e bëhet interesant dhe i rëndësishëm në tre rrafshe të tjera.
I pari : Po mirë mo po kaq qimen e derrit paska pasur partia socialiste sa që nga milona shqiptarë shkon e kandidon një person me rekorde jo të përshtatshme (nëse vërtetohet) për kryetar bashkie në një qytet kaq të veçantë për të sikurse është Shkodra, në një çast politik kaq delikat kur votimet ishin krejt jodemokratike?
Se ligjet e statistikës nuk e pranojnë këtë. Duke u nisur edhe nga raste të tjera ka dy mundësi alternative më të besueshme: ose shkon gjen njerëz me të tilla rekorde, ndoshta edhe pse me një të kaluar të kapërcyer prej tyre vetë, për t?u bërë shantazh ose pasur ata nën kontroll; ose këta njerëz duke qenë hiperaktivë energjinë që dikur e kishin në një drejtim e çojnë tashmë në drejtimin politik.
E drejta e tyre, por komuniteti nuk e ka askujt për borxh këtë.
Por edhe kjo çështje këtu për mua mund të anashkalohet sepse është e tipit social-psikologjik që kërkon investigime laboratorike. Mirëpo ka diçka tjetër shumë më të qartë.
Vijnë njerëz nga askundi dhe i imponohen në majat e hierarkisë ministrore, bashkiake, parlamentare, politike, partiake dhe pastaj plas skandali sepse të kaluarën e tyre nuk ua njeh njeri. Ky është problemi. Sepse nëse komuniteti ose militantët socialistë do të ishin konsultuar seriozisht ky problem nuk do të kishte dalë. Kandidatit do t?i ishte thënë : Faleminderit për gadishmërinë tuaj por na duhet dikush tjetër!
Ose funksionon një sistem informacioni që është krejt i rremë. Dhe dihet që kur sistemi i informacionit nga poshtë është i çentralizuar, askush nuk është në gjendje të dijë se kush është kushi!
Historitë me platforma bashkëqeverisëse janë shakara të hidhura!
Ka mbaruar karriera në parti, karriera graduale, e besueshme, ku drejtuesit njihen me kujdes dhe në hollësi. Dhe më vjen ndërmend Aristoteli në traktatet e tija politika kur argumenton se një rregjim demokratik kërkon shërbimin nga qytetarët, nga ata që njeh, që kanë lidhje sociale sepse populli mbështet vetveten, kurse në shoqëritë oligarkike ose tiranike në pushtet kërkohen sa më shumë individë që ngrihen me sustë, vijnë nga jashtë, nga jashtë vendit ose komunitetit, sepse ata nuk duhet të influencohen nga qytetarët dhe as të mos jenë në lidhje sociale me ta.
Këtu është problemi. Pushtetarët lokalë nuk na përfaqësojnë ne qytetarët sepse ata emërohen nga larg dhe zgjidhen pikërisht ata që janë sa më larg nesh për të qenë të influencueshëm nga hierarkia e partisë dhe jo nga masa e qytetarëve.
Problemi i dytë: Opozita ka një rast të artë në Shkodër. Të hyjë në zgjedhje dhe t?i fitojë. Unë e kam mirëkuptuar në strategjinë politike globale në çfarë kërkon, por nëse në Shkodër do të kishte zgjedhje, atje është për të hyrë pa hezitim qoftë edhe me këtë kod zgjedhor. Përndryshe jam i bindur që qytetarët e Shkodrës do të fyeheshin. Mua këtu më intereson interesi qytetar në këtë konjukturë dhe jo një politikë e ngurtë partiake.
Së treti edhe Presidentit Meta i ka ardhur rasti në dorë. Zgjedhje? Ai nuk ka nevojë për një dekret të dytë: Ja ku e keni datën do të thotë ai, 13 tetorin.
Dhe pas kësaj nuk di se çfarë do të na duhej më në këtë rast Gjykata Kushtetuese dhe komisioni hetimor parlamentar që më kujton një gjyq inkuizicioni mesjetar.
Argumentat e listuara nga Presidenti në dekretet për rrëzimi...
Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo ...
Nga Kreshnik Spahiu– Dje populli rumun e kalli Bukureshtin d...
Nga Azem ParllakuNë një vend si Shqipëria nuk është aspak çu...
Dje në Tiranë në ceremoninë e memorialit të grushtit të shte...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ...
Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e turpshme, fyese dhe p...
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion...
Në fakt jo pa vetëdije e kam lënë në periferinë e vëmendjes ...
Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur ...
Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të s...
I përfshirë në konfliktin Bashki-Qeveri midis artistëve dhe ...
Sot në mesditë u njoftua se televizioni kombëtar Klan, aktua...
Shqipëria u përball me një ngjarje të pazakontë, dy ditë më ...
Nga Klodian Tomorri Qeveria ka nisur nje reforme te re per t...
Nga Ben AndoniMë 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shu...
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për...
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...