Shikoni çfarë bën populli rumun, 440 të plagosur jo për “Monën dhe Lulin”!
Nga Kreshnik Spahiu– Dje populli rumun e kalli Bukureshtin d...
Rilindjes i takonte t?ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi.
Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre.
Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek parku i liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin e ish kreut të komunitetit musliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vllazëria Gylen është një organizatë terroriste.
Në të mirë apo në të keq, marëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirësi, e kanë kapërdirë në Tiranë.
Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit.
Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj.
Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik, rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to.
Pikërisht për këtë me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: ?Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë Shqipëri?.
Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë.
Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave.
Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan.
Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pikë ata janë koherentë me rrugën që ndjekin.
Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka për zor ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për ti dorëzuar imamin Gylen, ai e justifikon faqe botës bugosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë.
Ndërsa, idhtarët e tij në Tiranië janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike edhe të përfitojnë nga e kundërta e tyre.
Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të ?demokracisë? të 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty.
Erion Veliaj që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV e maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet. Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: ?bashkia nuk di gjë, pyesni ministrinë e jashtme?.
Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njëra anë, parku i liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si psh. ai i ish presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq.
Por, kjo ngjarje, sa e shëmtuar dhe komike, na shërben për të kuptuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e përgjithshëm, sërish nuk di të ndalet. Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndërpret, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.
Nga Kreshnik Spahiu– Dje populli rumun e kalli Bukureshtin d...
Nga Azem ParllakuNë një vend si Shqipëria nuk është aspak çu...
Dje në Tiranë në ceremoninë e memorialit të grushtit të shte...
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ...
Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e turpshme, fyese dhe p...
Nuk është viti i parë që në verë tatimorët zbresin në aksion...
Në fakt jo pa vetëdije e kam lënë në periferinë e vëmendjes ...
Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur ...
Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të s...
I përfshirë në konfliktin Bashki-Qeveri midis artistëve dhe ...
Sot në mesditë u njoftua se televizioni kombëtar Klan, aktua...
Shqipëria u përball me një ngjarje të pazakontë, dy ditë më ...
Nga Klodian Tomorri Qeveria ka nisur nje reforme te re per t...
Nga Ben AndoniMë 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shu...
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për...
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Nga Sali Berisha Gjykata e Larte e perkohshme dhe ad hoc si ...
Nga Aurel Plasari* Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qyte...
Nga Kim MehmetiE ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...