web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jozefina… është aty

18 Gusht 2019, 13:44, Opinione CNA

Nga Frano Kulli

U ndie prapë Jozefina??Prapë foli? Dikush mërmërit lehtë në biseda miqsh e ca të tjerë flasin më zë të lartë. E të tjerë edhe  më rëndë me trumbeta e me tramundanë. Ajo?tradhtarja- thonë disa në kor bashkëpunëtore e fshehtë e Ramës dikush tjetër, e kishte keq ajo prej PD- së?përbashkohen të gjithë. E dikush tjetër, ndër ata fabrikantët e gatshëm që mbajnë inventarin e akuzave, të vërteta  qofshin a më shumë të fabrikuara, i gjuajnë fishekzjarrët e tyre nga të gjitha anët, ku munden e më përtej. Se kështu janë mësuar dhe ky paska qenë një mësim, i cili nuk çmësohet kollaj.

Mjafton që akuzat dikush t?i dëgjojë?Fundja, a nuk bëhet kështu nga thuajse të gjithë e thuajse prej të gjithëve në politiken e Shqipërisë? A nuk bëhet prej gati tridhjetë vjetësh kështu?Kush del kundruall atij atje në majë, do të rrëzohet patjetër dhe kur të rrëzohet, s?duhet as me fol. Se po foli, do të gjuhet me gurë. E sa më lart të kenë qenë e prej sa më lart të jetë rrëzuar, aq më shumë gurë do të rrokullisen e do të bien mbi të. Mbi të dhe mbi librin e shtëpisë, zakonisht.

Kjo farë e mbjellë qysh në ?zanafillë? të gjasme demokracisë sonë, i ka lëshuar herët rrënjët e veta. Si grami, ajo bima e ndytë që mbin ku gjen tokë djerrë e nuk shkulet kurrë. Ose shkulet me mùnd të madh masandej, kur ta kesh lanë me mbí. Po mua më grish ajo gjendjen pezull që mbart shpesh pyetja në vetvete, njërën prej gjendjeve që e çmoj edhe më seriozen. Dhe që me vete e kam bërë edhe unë disa herë. Se më është dukur gjithmonë e më duket ma serioze me e peshue fjalën para se me e nxjerrë me breshëri. Secilën herë kur Jozefina është ndier e ka fol këto kohë.

Sepse, në të vërtetë, qyshkur është rrëzuar ajo ?nuk ka gri sallatë?, po ka fol atëherë kur ka arsyetue se i është dashtë me fol. Ka fol atëherë kur fjala i është ndie. E jo vetëm asht ndie, por edhe ka djegë jo pak. Se këtu ndër ne asht hall i madh me fjalën. Fjalën s?ta ndien kush; mjeshtrit e intrigave politike, prijësit ?baballarë?, të parën punë të ligë e hile që i kanë bërë demokracisë, është se kanë zhvleftësue fjalën.

Ani pse e kanë lënë të lirë atë. Duhet mund i madh me e gjet ?valigen?(vlagën) kur me e mbjellë fjalën këtu në vendin tonë të shqipeve, që ajo të mbijë, të rritet e të ketë frutë. Jozefina, në përgjithësi e ka gjet ?valigen? e fjalës, sidomos qysh kur është rrëzuar. Përderisa fjala e saj ngacmon, përderisa fjala ngjit, trazon, tallazit e lëviz ujna të ndejuna. Po atëherë, pse e duan larg Jozefinën? Kur, pra, ajo paska ndikim? Në të vërtetë, Jozefina u ?pre me shpatë?, u largua egërsisht si rrallëkush e rrallëherë tjetër ashtu, me moton otomaniste: ?Nuk don pasha kallaballëk?.

U largua në 2017-ën se ajo do të bënte hije përreth ?pashait?të ri? Ndoshta? Ka qenë viti ?81, fillim vjeshte, kur ustallarë e bojaxhi restauronin fasadat e ndërtesave, ende sot më të bukurat e qyteteve të Shqipërisë, të ?Pjacës? së famshme të Shkodrës, pedonales që sot mban emrin e Kolë Idromenos së madh. Nën përkujdesjen e përdrejtimin e mjeshtrit të dizajnit të asaj kohe, Niç (Pjerin) Bedenit të ndjerë, kishte filluar ?kthimi në identitet i atyre ndërtesave, të vetmet jo vetëm në Shkodër që frymonin perëndim, ku atë vit do të hapej aty një ekspozitë kombëtare e kulturës popullore.

Me siguri kujtime të thella ruan arkitekti Zef Çuni, djalë i ri asokohe, që ishte në krye të restaurimeve që kryheshin. Teksa bojaxhinjtë lyenin muret e fasadave, lagështia e bojërave hidromat, përzierë me lagështinë e fillimvjeshtës, nxorën vende-vende shkrimet e nëntéshme (të nënshtresave) të afisheve emërtuese të dikurshme të dyqaneve: Pijetore X, Çikrrimtar y, e tjera e tjera emërtesa, që zakonisht ishin emrat e të zotëve të dyqaneve.

Ndër batutat e shumta sarkastike të qytetarëve kalimtarë, ende sot e kam në kujtesë njërën prej batutave që ai qytet, e veçmas ajo copë oksidenti(perëndim), prodhonin e dëgjonin me shumicë. Kurdoherë me dorën te goja, se mos batuta po shkon larg? -Ej, kujdes se tash po të del emni i babës?- dhe batuta përcillej me lëvizjen e kokës për nga ato reklamat e nënteshme, që për pak orë, derisa të tereshin muret do të ringjalleshin si sfinksi prej hirit, kur kishin kaluar së paku 35 vjet që ata ishin varrosur nën shtresat e pikturimeve të ?reja?, shtresëzuar aty qysh kur dyqanet private ishin shtetëzuar dhe sigloheshin nën administrimin e ndërmarrjes tregtare ?

Nuk e kujtoj nëse në ndonjërën mbi syprinat e dyqaneve ka qenë shkruar edhe mbiemri Çoba a Topalli aty, se të dyja familjet kanë qenë tregtarë të mëdhenj të qytetit. Çobajt, prej nga Jozefina vjen, janë aset i çmuar mbi njëshekullor i historisë së Shqipërisë, i ekonomisë, i prosperitetit dhe i vetë qenies së shtetit shqiptar dhe i qytetrimit tonë që?nuk mund të fshihet me një të rënë të lapsit. Po as vetë dy dekadat a pak më shumë të vetë pinjolles së Çobajve, Jozefinës gjithashtu.

E këtu s?po thuhet asgjë e re, madje e përsëritur ndoshta, deri në bezdi për dikëdikë?U largua ajo që në krejt establishmentin e lartë e gjithnurësh të pushtetërimit të Partisë Demokratike qe më pak e aspak e akuzuara për korrupsion, kanceri malinj i pushtetit të tridhjetë viteve në Shqipëri. Dhe ndërkohë qëndruan e u mbajtën aty ish-ministra e zyrtarë asisoj, që me të pasë randë goja me ua përmendë emrin prej dëmit publik që i kanë faturuar imazhit, por edhe thelbit e qenies së kësaj partie ? perkursorja e lirisë postdiktaturë dhe e demokracisë në fillimvitet ?90. Ose një enturazh gri, gjithherë i dyshimtë e tashmë i dalë boje, që dominon aty. ?Rriqna të ndytë?, do të thoshte Fishta për ta. Kjo është e thënë e stërthënë. Po ajo që përbën risi e që duhet theksuar, është se asgjë e re nuk vjen nga ?fronti i perëndimit?.

Asnjë ndryshim në qëndrim nuk është shfaqur nga lidershipi i Partisë Demokratike, në nevojën jetike që ajo parti ka për të mbledhë e risistemuar të gjitha asetet e vlerat e saj. Për asnjë moment nuk është vënë re një reflektim serioz rreth pohimit të rrezikut që i kanoset Shqipërisë nën qeverimin e zotit Edi Rama. Qeveria e sotme është më e padobishmja që ka pasë ndonjëherë Shqipëria, ajo po e shkatërron Shqipërinë, pasuritë dhe prosperitetin e saj. E të ardhmen, tashmë zor të rikuperueshme të saj. Ajo ka venitur shpresën, ndaj gati një e pesta e popullatës ia ka mbathur nga sytë këmbët nën këtë qeverim mizor? E shqiptarët halleshumë, ende s?po e gjejnë ?një grusht të fortë, malit që s?bëzan, mu në zemër me ia ngjeshë??Ndaj kishte me qenë më e dobishme me bashkue me durim e dëlirësi ?grushtin e fortë?, se me gjuajt me gurë gjymtyrët e trupit tënd?





Lajmet e fundit nga