"Gjykatë Kushtetuesë me gjyqtarë apolitikë"/ Paralajmëron Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila po ndjek me vëmendje re...
Kreu i Partisë Demokristiane,Nard Ndoka, në një intervistë për CNA.al ka komentuar lëvizjet e Opozitës në lidhje 13 Tetorin dhe pozicionin e kreut te PD -së Lulzim Basha.
I pyetur se përse partia që ai drejton nuk u regjistrua në KQZ, për zgjedhjet e 13 Tetorit, ashtu siç vepruan disa prej aleatëve, Ndoka, është justifikuar, duke shenjëstruar KQZ-në.
“Për arsye se KQZ-ja nuk nuk është funksionale”, ka thënë Ndoka, ndërsa ka mohuar faktin se ka përçarje mes aleatëve opozitarë.
Sipas tij, tre partitë që u regjistruan për 13 Tetorin, bënë hapin e parë nga ana ligjore, dhe i gjithë veprimi i tyre u krye në mirëkuptim me opozitën.
“Kjo ishte një ndërmarrje e përbashkët. Ato parti politike duhet të vepronin në përputhje me dekretin e Presidentit, kurse për PD-në, ndryshonin gjërat. Partia Demokratike ka kauzën e opozitës, nuk mund të regjistrohej në zgjedhjet e 13 Tetorit për faktin, se ka vendosur disa kushte në fillim të cilave duhet t?ju përmbahet. Kemi thënë zgjedhje pa Ramën. Kjo është e gjitha një betëje më e madhe sesa një datë zgjedhjesh”, është shprehur aleati i Bashës.
Ndoka është pyetur më tej, se si e vlerëson qëndrimin e z.Basha, i cili është shprehur pro dekretit të Metës, ndërsa nuk u regjistrua për zgjedhje.
Por, sipas Ndokës, aksioni i z. Basha nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale.
“Nuk ka lidhje me këtë gjë, nuk mund të krahasohet. Aksioni i zotit Basha nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale. Ai ishte një aksion i cili ka ndodhur më përpara se të kishte zgjedhje lokale, dhe po ashtu Basha ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, kështu që nuk ka lidhje. Edhe në qoftë se nuk do të ishte 13 Tetori, Basha sërish nuk do të hynte në zgjedhje me Ramën. Kështu që ra dakord me qytetarët. Aksioni i opozitës ka të tjera kërkesa”, është shprehu Ndoka.
Ndër të tjera Ndoka ka folur edhe për premtimet e kreut të PD, që iu bënte qytetarëve, në lidhje me 30 Qershorin.
“Zoti Basha është shumë i butë dhe është lider lufte. Basha tha që nuk do t?i njohim zgjedhjet dhe se nuk do të lejojmë që të ketë rotacion në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe këtë gjë po bën. Asnjë prej kryetarëve të bashkisë në detyrë nuk po e dorëzon punën e tij vullnetarisht dhe se kryetarët e rinj po i marrin ato me dhunë dhe polici, pa procedurat minimale ligjore.
Kjo nuk është marrje pushteti. Rotacion është kur shkon kryetari i bashkisë merr shiritin me prefektin për të hyrë në ambjentet e bashkisë. Këta po i zhvillojnë procedurët në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe Basha këtë ka thënë kur tha nuk e dorëzojë unë pushtetin me zyrën me ambjentet e bashkisë, në këtë mënyrë pushteti është marrë me dhunë”, është shprehur Ndoka.
Ky i fundit shkon edhe më tej. Sipas tij Basha po dorëzon Bashkitë, për t’ju përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se po përdoren bashkitë për protesta
“Basha nuk ka thënë se do të bëjmë luftë as me policinë dhe as me kryetarët e Bashkive 6%. Kjo kauzë është një kauzë shumë më e madhe edhe se pushteti dhe tregon se Basha po i dorëzon edhe këto Bashki, kjo për tju përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se po përdoren bashkitë për protesta. Pra kriza është shumë më e thellë se një karrige e një deputeti apo një kryetari bashkie”, ka thënë Ndoka./CNA.al
Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila po ndjek me vëmendje re...
Në tre shtete në Europë, punëdhënësit vuajnë më shumë për të...
Sipas MeteoAlb, ditën e sotme, moti i kthjellët dhe i nxehtë...
Truri juaj është jashtëzakonisht aktiv tani dhe po ju bën sh...
“Vrasjet mafioze janë ligji i narkoshtetit”. Kështu shkruan ...
Analisti i njohur Fatos Lubonja e ka konsideruar si “iluzion...
Shqipëria është vendi ku çdo ditë prodhohen skandale nga pol...
Drejtuesja Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela, nesë...
Donika Prela është një nga kandidatet për në Strukturën e Po...
Donika Prela u katapultua në krye të Prokurorisë së Krimeve ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ndonëse indirekt ka ...
Abuzimi me paranë publike në Shqipëri është kthyer në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 4 mars 2019 vendosi ri...
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të rinisë, kreu i Forumit ...
Presidenti Ilir Meta, vijon të apelojë klasën politike për z...
Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të sh...
Një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi u n...
Dita e hënë datë 12 Gusht, moti do të mbetet në të njëjtat ...
Gjërat po nxehen në një nga marrëdhëniet tuaja – dhe jo në n...
Një 64-vjeçar, pronar i një lokali, ka rënë në prangat e pol...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...