Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Donika Prela është një nga kandidatet për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Prela bën pjesë në grupin e prokurorëve që nuk e kanë kaluar plotësisht Vettingut.
Dhe nëse ky proces do të realizohet me standartin e Ligjit, Prela mund të thuhet se është e shkarkuar, apo nëse përdoren dy standarte, Prela do të vijojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Arrijmë në këtë konkluzion, pasi rasti i Prelës është i ngjashëm me rastin e prokurores tashmë të shkarkuar Antonta Sevdari.
Madje Prela ka rezultuar me probleme më të mëdha se Sevdari. Po i radhisim një nga një.
Kalimi i dyshimtë i Vettingut
Drejtuesja e komanduar në mënyrë të dyshimtë në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda, edhe shkallën e parë të Vettingut e kaloi mbi kurrizin e një sërë dyshimeve.
Me 5 shkurt 2019, pvarësisht problemeve që u konstatuan me pasurinë, ajo u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Por, gëzimi i saj nuk zgjati shumë pasi reagoi Komisioneri Publik.
“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”, thuhej në njoftimin për media të IKP-së.
Shkeljet e konstatuar nga IKP kishin të bënin me pasurinë. Pasuria e parë e kontestuar është një apartament në Tiranë. Sipas Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, Prela nuk e justifikon dot me të ardhura të ligjshme, pasi bashkëshorti i saj, rezulton se nuk pa paguar sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore.
Më tej Ballhysa është marrë edhe me deklratat justifikuese të Prelës në KPK-së. Gjatë seancës dëgjimore, Prela deklaroi se nuk ka patur dijeni për shmangien e pagimit të detyrimeve tatimore.
Por, Komisioneri Publik, Ballhysa e ka parë me dyshim këtë deklarate, pasi Prela në periudhën kur flitet se nuk janë paguar taksat, a qenë prokurore e seksionit Task Forcë, ku brenda juridiksionit të veprimeve procedurale/hetimit të tyre, ishte edhe hetimi i veprave penale të sferës ekonomike.
Gjithashtu gjatë hetimete të IKP-së, ka rezultuar se Prela nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të krijuar kursimet e deklaruara në vitin 2006 si dhe nuk ka pasur të ardhura për të mbuluar pagesën e këstit të apartamentit.
Dyshim ka ngjallur edhe blerja e apartamentin me çmim më të ulët se vlera e tregut. Më tej si e dyshimtë është përmendur edhe një hua prej 15 mijë eurosh e marrë nga Donika Prela
“Personi që ka dhënë huanë, nuk ka të ardhura të ligjshme dhe nuk provohet me dokumentacion ligjor krijimi i tyre nga emigracioni”,thuhet në ankesën e IKP-së.
Çështja tashmë ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe në fillim të këtij muaji është caktuar edhe trupi gjykues që do të rivlerësoje Donika Prelën.
Natasha Mulaj, kryesuese, Adrian Hajdari, realator dhe Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, nëse nuk do të veprojnë me dy standarte, pritet të shkarkojnë Donika Prelën.
Refuzimi i Vizës Amerikane
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka raportuar pranë KPK, se drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010 i është refuzuar viza amerikane.
“Grupi i punës, nëpërmjet DSIK, është informuar se me datë 08.06.2010, drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda i është refuzuar viza amerikane.
Shqyrtimi i refuzimit për vizë të SHBA-së shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme Vettingu. Ndërkohë që refuzimi/ revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës”, thuhet në raportin e DSIK.
Por pavarësisht kësaj, Prela u konfirmua në detyrë dhe për më tepër ajo tashmë synon SPAK-un. Të jetë për KLP e emërojnë që nesër, pasi vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me anëtarë me probleme.
Tashmë mbetet për t’u parë vendimi i KPA-së, dhe se sa profesionale është trupa që do të rivlerësojë Prelën. /CNA.al
Donika Prela u katapultua në krye të Prokurorisë së Krimeve ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ndonëse indirekt ka ...
Abuzimi me paranë publike në Shqipëri është kthyer në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 4 mars 2019 vendosi ri...
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të rinisë, kreu i Forumit ...
Presidenti Ilir Meta, vijon të apelojë klasën politike për z...
Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të sh...
Një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi u n...
Dita e hënë datë 12 Gusht, moti do të mbetet në të njëjtat ...
Gjërat po nxehen në një nga marrëdhëniet tuaja – dhe jo në n...
Një 64-vjeçar, pronar i një lokali, ka rënë në prangat e pol...
Shteti ka dështuar, institucionit kanë rënë. Nuk është përce...
Ngritja e memorialit për qytetarët turq të rënë gjatë grusht...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, njihet si një pers...
Si çdo sezon veror edhe këtë verë në pikën kufitare të Kapsh...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë dje në Ballsh, duke folur...
Ngritja e një memoriali turk në Tiranë, ka shkaktuar debate....
Memoriali turk i vendosur në kodrat e Liqenit në Tiranë, ka ...
Kryeministri Edi Ramau u ka uruar besimtarëve myslimanë, fed...
Opozita shqiptare nuk ka hequr dorë nga privilegjet parlamen...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...