Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 4 mars 2019 vendosi rikonfirmimin në detyrë të kreut të Prokurorisë së Apelit Dritan Peka.
Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, mbylli sytë, pavarësisht problemeve që gjetën dhe e rikonfirmuan në detyrë.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Komisonin e Vettingut. Ata, dje firmosën turpin e radhës në sistemin e drejtësisë.
Kujtojmë se prokurori Dritan Peka është përfolur dhe për lidhje të ngushta me politikën.
Përtej fakteve të një fotoje të publikuar, sot, ku prokurori Peka shoqërohej nga një eksponent i lartë i PS, i cili është anëtar në KQZ, ai rezulton se është në lidhje të forta edhe me ish- deputetin e LSI-së, tashmë socialistin, Spartak Braho.
Ikja e Spartak Brahos nga LSI nuk e ka zbehur edhe dashurinë e Presidentit Ilir Meta për prokurorin Peka.
Sepse, lidhja e tij është Çim Peka, i cili është kushëriri i parë i prokurorit Dritan Peka, kurse lidhja me “baba Takun” dhe canten e tij është familjare, lidhje krushqie.
Cimi dhe canta e baba Takut e detyruan KPK te jepte nje vendim ashtu sic duhet. Te gatuanin nje byrekt shume te mire se kishte edhe brume edhe gjelle, por mesa duket nuk e kane pjekur mire perballe fakteve publike.
Në hetimet nga KPK, ndaj Dritan Pekës ishin konstatuar një sërë problemesh si me pasurinë ashtu edhe nga ana profesionale. Por, Komisioni vetëm sa i tha dhe nuk i mori parasysh.
Në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, sipas KPK -së, Peka nuk kishte marrë masa ndaj një prokurori për mos ushtrimin e rekursit.
Gjithashtu, dyshime janë ngritur edhe për ligjshmërinë e emërimit të një punonjësi të administratës.
Prokuroria e Tiranës ka hezituar të hetojë Pekën
Ajo çka ka zbuluar Komisioni i Vettingut për Pekën i kalon përmasat e një skandali. Më i rëndë është fakti se skandali të cilin do ta shtrojmë më poshtë është thelluar nga Prokuroria e Tiranës.
Sipas një denoncimi që ka mbërritur pranë ONM-së, flitet për shkelje në emërimin e një punonjësi të administratës së Prokurorisë së Apelit Tiranë.
Në denoncim thuhej se është kryer një emërim në kundërshtim me ligjin, pasi i punësuari nuk plotësonte kriteret, i mungonte arsimi përkatës.
KPK ka hetuar dhe ka gjetur se personi në fjalë kishte kryer më shumë leje nga sa i takonte dhe për këtë arsye kancelaria e Prokurorisë së Apelit Tiranë nuk kishte pranuar të firmoste listë-prezencat për një periudhë kohore kur specialisti në fjalë nuk gjendej në punë.
Për këtë çështje ka pasur edhe auditim nga Prokuroria e Përgjithshme e cila e ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit nuk ka nisur procedim me argumentimin se shkeljet ishin administrative.
Më tej i është kërkuar edhe Ministrisë së Financave të kryejë auditim. Por edhe MF, ka refuzuar me argumentin se ishte kryer një auditim i mëparshëm nga organi qendror i akuzës për këtë gjë.
Anëtari i KPK -së Lulzim Hamitaj, ka thënë se kancelaria e Prokurorisë së Apelit Tiranë ka pretenduar para komisionit se i është kërkuar verbalisht nga drejtuesi që të kryejë pagesën e specialistit në fjalë, por se nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
“Komisioni ka vlerësuar se për këtë rast prokurori Peka nuk ka marrë masat për personin përgjegjës dhe se dyshohet të ketë pasur urdhër verbal prej tij, që ngrenë dyshime të arsyeshme për shkelje të rregullave të detyrës. Gjithashtu, komisioni ka konstatuar në disa raste deklarata kontradiktore të Pekës”, është shprehur Hamitaj.
Në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme dhënë KPK, ndaj Pekës ka pasur edhe tre ankesa nga qytetarë të ndryshëm.
Në ankesa pretendohej se nuk është ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjet.
Grupi i punës së Prokurorisë së Përgjithshme ka dalë në konkluzionin se në këtë rast drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka, ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe se duhej të kishte mbajtur qëndrim, pavarësisht veprimeve të prokurorit të çështjes i cili nuk kishte kryer rekursin.
Gjithashtu relatori Lulzim Hamitaj ka pohuar se Peka është denoncuar dhe për qëndrim të njëanshëm dhe paaftësi për një çështje, për të cilën nuk është ushtruar rekurs.
“Komisioni ka konkluduar se nuk rezulton të jenë kryer veprime nga prokurori i çështjes dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë”, ka thënë Hamitaj.
Profesionalizmin, prokurori Peka e ka mbrojtur me ngarkesën e madhe që ka funksioni që ushtron si drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë. ?Janë 20 mijë çështje të menaxhuara prej meje, veç atyre që kam përfaqësuar?, u shpreh ai, raporton Reporter.al.
Probleme me pasurinë
Edhe sa i përket pasurisë, KPK ka kosntatuar probleme.
Për blerjen e apartamentit 94.6 m2 është deklaruar si burim një kredi dhe të ardhura nga pagat.
Sipas relatorit Lulzim Hamitaj janë gjetur mospërputhje me datat e mandate-pagesave 20 mijë euro e 12 mijë euro dhe kredisë së marrë në vlerën e 28 mijë eurove.
“Prokurori Peka nuk ka pasur mundësi paguese dhe ka mos përputhje të deklarimeve të tij me ato të administratorëve të shoqërisë që ka kryer shitjen”, thuhet në raportin e KPK-së.
Edhe për apartamentin e blerë në Orikum më datë 17 dhjetor 2011 në vlerën e 20 mijë eurove, janë konstatuar probleme.
Për blerjen e këtij apartamenti, prokurori Peka ka deklaruar si burim një kredi dhe të ardhurat nga paga.
Si dokument justifikues të burimit financiar është depozituar edhe kontrata e kredisë së butë prej 5 milionë lekësh, që bashkëshortja e prokurorit Peka e ka përfituar për strehim.
Relatori Hamitaj pohoi se shuma e kredisë 5 milionë lekë do të përdorej për shlyerjen e një apartamenti në Tiranë.
Kredia rezulton të jetë marrë më 8 korrik të vitit 2010 dhe si garanci hipotekore është lënë apartamenti në pronësi të familjes Peka, ku drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë është bashkëpronar me pjesë takuese 25%.
“Kontrata për kredinë e butë ishte përfituar pas një kërkese të bashkëshortes së Pekës drejtuar kryeministrit në vitin 2010 për tu trajtuar me strehim. Por, në kontratë është parashikuar se kërkuesi dhe përfituesi i kredisë së butë nuk do të kishin të drejta për pronësi të tjera në qytetin ku jetonin. Komisioni ka gjetur se çifti Peka kishte një apartament në bashkëpronësi, ndërkohë që vetë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë është bashkëpronar me pjesë takuese 25% edhe në një tjetër apartament në kryeqytet. Ka rezultuar se bashkëshortët Peka i kanë përdorur paratë e kredisë së butë për të arreduar apartamentin ekzistues në Tiranë dhe për blerjen e apartamentit tjetër në Orikum”, ka konstatuar Komisioni.
Çka do të thotë se kredia e butë ishte përdorur në mospërputhje me ligjin.
Në këtë mënyrë, këto veprime kanë ngritur dyshime për fiktivitet të kontratave, pasi nuk ka qenë nevoja për blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë.
Probleme janë konstatuar edhe për blerjen e një automjeti tip BMË, në vitin 2013 në vlerën e 980 mijë lekëve.
Sipas komisionit, makina rezulton të jetë blerë në Gjermani më 28 nëntor 2013 nga shtetasi S.M. me vlerë totale 2 milionë e 379 mijë lekë.
Ndërkohë, që i është shitur Pekës vetëm pak ditë më vonë në vlerën e 980 mijë lekëve.
Sipas Komisionit janë konstatuar mospërputhje mes deklarimeve të prokurorit Peka dhe shtetasit S.M. që i ka shitur mjetin.
Konkretisht është konstatuar mungesë dokumentacioni për pagesën e makinës, gjë ka ngritur dyshime për fiktivitet lidhur me çmimin e blerjes së këtij mjeti./CNA.al
Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka ?zhvat? të pastrehët
Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ që e shoqëronte
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të rinisë, kreu i Forumit ...
Presidenti Ilir Meta, vijon të apelojë klasën politike për z...
Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të sh...
Një memorial për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi u n...
Dita e hënë datë 12 Gusht, moti do të mbetet në të njëjtat ...
Gjërat po nxehen në një nga marrëdhëniet tuaja – dhe jo në n...
Një 64-vjeçar, pronar i një lokali, ka rënë në prangat e pol...
Shteti ka dështuar, institucionit kanë rënë. Nuk është përce...
Ngritja e memorialit për qytetarët turq të rënë gjatë grusht...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, njihet si një pers...
Si çdo sezon veror edhe këtë verë në pikën kufitare të Kapsh...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë dje në Ballsh, duke folur...
Ngritja e një memoriali turk në Tiranë, ka shkaktuar debate....
Memoriali turk i vendosur në kodrat e Liqenit në Tiranë, ka ...
Kryeministri Edi Ramau u ka uruar besimtarëve myslimanë, fed...
Opozita shqiptare nuk ka hequr dorë nga privilegjet parlamen...
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festë...
Duke qenë zemërgjerë, ju po i frymëzoni njerëzit përreth jus...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Pterit Vasili, të cilë...
Presidenti Ilir Meta, i cili gatuan çorba me çdekretime dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...