Terrorizuan banorët me armë zjarri/ Arrestohet në flagrancë dy adoleshentë
Dy të rinj kanë qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë mesnatë...
Diplomati amerikan Daniel Serwer, i cili ka qenë gjatë gjithë javës në Prishtinë ka folur gjatë dhe ka treguar prapaskenat lidhur me dorëheqjen e kryeministriti të Kosovës Ramush Haradinaj.
Serwer sqaron se ShBA ka qenë kudër taksës që kishte vendosur Haradinaj, dhe duke e thirrur atë në Gjykatën Speciale e cila drejtohet nga amerikanët tregon se kjo është një lëvizje politike pët ta “hequr qafe” Haradinajn.
Daniel Serwer
Kam qëndruar në Prishtinë gjatë tërë javës, ku dje kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje. Një tribunal special që do të merret me krimet e kryera pas luftës së viteve 1998-1999 i ka dërguar ftesë për të shkuar në Hagë. Ende nuk dihet nëse ai është i akuzuar ose dëshmitar. Ai është gjykuar dy herë në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe është shpallur i pafajshëm.
Bisedova me Kryeministrin të mërkurën. Ai nuk dha ndonjë shenjë për këtë që ndodhi dhe ka gjasë që nuk e ka ditur.
Është një kohë e vështirë këtu. Taksat që Ramushi i ka vendosur ndaj prodhimeve serbe e kanë bllokuar dialogun e Bashkimit Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili kishte për qëllim t?i zgjidhte shumë çështje që kanë mbetur një gjeneratë pasi Slobodan Milosheviqi e dëboi gjysmën e popullsisë shqiptare, por që u dorëzua pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s për ta sjellë administrimin e Kombeve të Bashkuara në provincën e kontrolluar nga Serbia. Kosova tashmë është demokraci parlamentare, ? që ende nuk njihet si shtet sovran nga disa shtete ? në të cilën duhen të mbahen zgjedhje brenda 45 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit. Opozita, e cila kërkonte zgjedhje në tetor, ka pak gjasa që të jetë e gatshme për to në fillim të shtatorit.
Dikush mund të mendojë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa manovrës juridike që bëri që Ramushi të japë dorëheqjen. Gjykata Speciale është e themeluar sipas ligjeve të Kosovës, por përbëhet kryesisht nga evropianët me një kryeprokuror amerikan, të caktuar nga Administrata e Trumpit. As që keni nevojë të jeni mbështetës me përvojë i teorive konspirative për të paramenduar se amerikanët, të cilët ishin të zemëruar me taksën e Ramushit dhe kundërshtimin e shkëmbimit të territoreve në baza etnike me Beogradin, kanë vendosur ta heqin qafe atë.
Nëse është kështu, ata kanë bërë një gabim të madh. Dy betejat e kaluara të Ramushit në Hagë nuk i kanë bërë asgjë, përpos që ia kanë rritur popullaritetin në Kosovë. Taksa dhe kundërshtimi i shkëmbimit të territoreve janë të popullarizuara. Thirrja e Ramushit në Hagë ka shumë më tepër gjasa që ta shtojë përkrahjen politike ndaj tij, sesa ta dëmtojë atë.
Por mund të ndodhë që gjykata, duke vepruar në bazë të pavarësisë së saj, të vlerësojë se ka arsye për ta marrë në pyetje Ramushin ose edhe ta akuzojë atë. Thjesht nuk e dimë. Është e qartë, serbë dhe shqiptarë janë vrarë pas luftës. Shumica e njerëzve këtu mendojnë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në të cilën Ramushi ishte komandant rajonal, është pjesërisht përgjegjëse për këtë. Unë jam në favor të asaj që fajtorët të mbahen përgjegjës për këto krime. Por do të ishte tërësisht papjekuri të gjykojmë se kush është fajtori.
Deri tash, reagimi popullor ndaj dorëheqjes së Ramushit është i qetë. Ne morëm pjesë mbrëmë në Festivalin e Filmit në Prishtinë, i cili po mbahet përballë zyrës së Kryeministrit. Një turne i basketbollit të rrugës mbahej në hapësirën mes tyre. Njerëz familjarë ecnin të gëzuar nëpër sheshin ?Nënë Tereza?. Sigurisht që tërë kjo mund të ndryshojë, por tash për tash duket se njerëzit janë më të interesuar të kënaqen në motin e kthjellët dhe të freskët, sesa të brengosën për atë që i ka ndodhur kryeministrit.
Presidenti i Kosovës, Thaçi, i cili gjithashtu ishte pjesë e kuadrit të UÇK-së, tashmë duhet ta mbikëqyrë themelimin e një qeverie të përkohshme. Vetë ky proces do të jetë i vështirë, sepse Ramushi ka një shumicë të ngushtë në kuvend. Rezultati i zgjedhjeve është i paparashikueshëm. Ky është lajmi i mirë: Pavarësisht shkeljeve të partive politike në fushata dhe në qendra votimesh, shtypi këtu është i lirë në bazë të standardeve evropiane dhe zgjedhjet janë garë serioze politike. Formimi i koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve lë shumë paqartësi rreth rezultatit të tyre, raporton Gazeta Express.
Zgjedhjet janë përçarëse në mënyrë të natyrshme. Para se të kthehet në besime me Beogradin, Prishtina do të ketë nevojë për më shumë unitet sesa që ka pasur gjatë qeverisjes së Ramushit. Këshilla ime për këdo që vjen në pushtet: Mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje të mirë do të jetë largimi nga një marrëveshje e keqe dhe mënyrë e vetme që një marrëveshje e mirë të zbatohet është duke e bindur shumicën e qytetarëve se ajo është e mirë.
Dy të rinj kanë qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë mesnatë...
Ish-deputetja e PD, Grida Duma, në një deklaratë për mediat ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me do...
Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka denoncuar një tjetër ...
Edhe pse fotot e tyre nuk mungojnë pothuajse çdo ditë në rrj...
Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, ka folur sot për me...
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot l...
28-vjeçarja India Reynolds, ylli i “Love Island”, nuk i ka l...
Dashi – “Jam zotëruesi i fatit tim. Jam kapiteni i i shpirti...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
U mendua se do të ishte filmi i vitit, por të gjithë fansat ...
Djali i dizanjuesit më të famshëm të fustaneve nusërorë, Eli...
1. Përgatitje e muskujve duke u hedhur në litar – 30 sekonda...
1. Mojito – rum Bacardi dhe Havana Club, të kombinuar me men...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është kthyer në institucionin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Gjykata Speciale ka thirrur për t’u marrë në pyetje kryemini...
I ftuari special në episodin e dytë të emisionit “3shat” ka ...
Telenovela mes Bradley Cooper, Irina Shayk dhe Lady Gaga vaz...
Moderatori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi, ishte i ftuari sp...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...