web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

12 Korrik 2019, 10:56, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur rivlerësimet për gjyqtarët e Krimeve të Rënda që në muajin Janar të këtij viti.

Në kuadër të rivlerësimit janë administruar raportet e hartuara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka zëvendësuar KLD-në.

Irena Maneku Gjoka, është pjesë Gjykatës për Krime të Rënda, e cila është në proces rivlerësimi.

Ndaj gjyqtares në fjalë në Janar të viti 2007 ka pasur një atentat me armë zjarri brenda ambjenteve të Gjykatës së Fierit, ku ajo ka punuar më herët.

Hajdar Malaj, nga Ballshi, i cili priste vendimin e Gjykatës për një konflikt pronësie me ish bashkëshorten, kishte hyrë në Gjykatë i armatosur.

Pasi gjyqtarja Irena Maneku-Gjoka, ka  dhënë një vendim ku ka njohur si pronare e një pjese të apartamentit edhe ish bashkëshorten e tij, ai ka nxjerrë nga çanta e vogël pistoletën e mbushur dhe ia ka drejtuar gjyqtares.

Roja civile, i cili ka ndërhyrë ka bërë të mundur shpëtimin e gjyqtares Maneku-Gjoka, ndërsa vetë ka përfunduar i plagosur.

Në vitin 2014, gjyqtarja Irena Maneku-Gjoka, është emëruar tek Krimet e Rënda.

Gjyqtarja në fjalë ka kaluar në duar dosje të bujshme siç është ajo e Dritan Dajtit, për të cilin dha dënimin me burgim të përjetshëm, shkruan CNA.al.

Sa i përket pasurisë, burimet e të ardhurave ndër vite i ka nga paga dhe nga biznesi e bashkëshortit.

Pasuri të patundshme ajo deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 74 m2, një tjetër apartament të blerë në vitin 2005 me sipërfaqe 80.5 m2, me vlerë 45 885 euro, për të cilin thotë se 20 000 euro ia ka marrë borxh vëllait.

Në emër të bashkëshortit, në vitin 2006 ajo deklaron dy apartamente në Tiranë.

Në vitin 2007 bashkëshorti i saj ka blerë një automjet, Benz 270, 15 000 euro, ndërsa në vitin 2008 nga biznesi i lojërave të fatit ai ka përfituar 1 800 000 lekë.

Në vitin 2014, kur ka kaluar tek Krimet e Rënda ajo deklaron se ka marrë hua për blerjen e autoveturës, 5 000 euro, mirëpo nuk thotë se sa ka kushtuar automjeti në tërësi.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga  gjyqtarja Irena Maneku Gjoka.

Viti 2003
Apartament banimi me sip. 74 m2.
Paga, 0.640 949 lekë.

Viti 2004
Depozitë bankare, 23 000 dollarë amerikanë.
Lekë të kthyera në dollarë, kursime nga puna, 4 000 dollarë.
Të ardhura nga pagat dhe shpërblimet, 698 978 lekë.

Viti 2005
Blerë apartament me sip.80.5 m2, me vlerë 45 885 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 834 786 lekë.
Të ardhura nga biznesi i bashkëjetuesit, 1 560 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 833 824 lekë.
Detyrim 20 000 euro vëllait, për blerjen e apartamentit.

Bashkëshorti:
Apartament banimi në Tiranë, me sip, 70 m2 me vlerë 25 000 00 lekë.
Depozitë bankare 200 000 lekë.
Të ardhura të realizuara nga biznesi, 3 000 000 lekë.
Apartament me sip 70 m2, 23 000 dollarë.
Depozitë bankare 1851 dollarë.
Llogari bankare 1 411 euro.
Llogari bankare, 226 481 lekë.
Shpenzuar për biznesin 30 000 dollarë.

Viti 2007
Depozitë bankare, 127 000 lekë.
Llogari bankare, 178 887 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 847 298 lekë.
Fitimi nga biznesi i bashkëshortit, në shoqërinë Globus, në shumën 1 800 000 lekë.
Blerje automjeti,Benz 270, në vlerën 15 000 euro.
Depozitë bankare 7 108 euro.
Depozitë bankare, 4 650 dollarë.

Viti 2008
Gjendje llogarie, 123 183 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 848 413 lekë.
Fitimi nga biznesi i bashkëshortit, “Forever” me objekt lojëra fati, 1 800 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 1 077 523 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 150 000 lekë.
Shitja e 10 përqind të aksioneve të biznesit të lojërave të fatit, “Forever”, 2 000 000 lekë.

Viti 2010
Gjendja e llogarisë së pagës, 30 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier,1 065 910 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 150 000 lekë.
Llogari për fëmijën në shumën 50 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier,1 056 561 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 150 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 1 086 895 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 150 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, 1 056 561 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 150 000 lekë.

Viti 2014
Gjendja e llogarisë, 290 000 lekë.
Të ardhura nga paga për vitin 2014, si gjyqtare ne Fier, dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, 1 300 000 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 220 000 lekë.
Hua për blerjen e autoveturës, 5 000 euro.

Viti 2015
Gjendja e llogarisë, 130 000 lekë.
Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rënda, 1 726 179 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 220 000 lekë.

Viti 2016
Gjendja e llogarisë bankare, 80 000 lekë.
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rënda, 1 662 485 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 220 000 lekë.
Shitje e automjetit, 900 000 lekë.

Viti 2017
Gjendje llogarie, 65 626 lekë.
Gjendje llogarie, 250 000 lekë.
Llogari bankare për fëmijën, 200 000 lekë.
Master card, 90 793 lekë.
Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rënda, 1 832 316 lekë.
Pagesë e invaliditetit për bashkëshortin, 216 288 lekë.
Të ardhura nga dieta, I.O.M, 208.5 dollarë.

Viti 2018
Gjendja e llogarisë së pagës deri në dateën 31.12.2018, në shumën 75.894.70 lekë.

Kontrate Tip e anëtarësimit në fondin e investimit “Credins Premium” CREDINS INVEST, lidhur ne datën 05.12.2018, Shuma e investuar 1.500.000 lekë ( në bashkëpronësi me bashkëshortin).Burimi i krijimit:Shuma 8.393.00 USA dhe 1.292.00 Euro, tërhequr në datën 4.12.2018, (mbyllje depozite) nga bashkeshorti Stefan Gjoka nga depozita e kursimit ne Tirana Bank” dhe pjesërisht të ardhura vjetore nga pagat.

Kontratë Tip individuale e anëtarësimit në fondin e pensionit vullnetar “CREDINS INVEST, lidhur në datën 05.12.2018, anëtar i fondit Irena Gjoka. Shuma e kontributit, 5000 lekë në muaj, mënyra e pagesës mujore nga paga. Efektet juridike të kontratës fillojnë në vitin 2019.
Likuiditete, gjendje në cash, jashtë sistemit bankar, në shumën 150.000 lekë (në bashkëpronësi me bashkëshortin).
Të ardhura neto nga paga për vitin 2018, Gjyqtar, Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Renda Tiranq, në shumën
1.887.029 lekë.

Te ardhura neto nga pagesa për vitin 2018 e bashkëshortit. Pagese K.M.C.A.P, në shumën 221.340 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga