web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha fsheh diplomën/ Ja çfarë ka deklaruar

12 Korrik 2019, 09:33, Aktualitet CNA

Nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, befas Lulzim Basha e gjeti veten në politikën shqiptare dhe sot është kreu i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike, ndërsa në maj të po këtij viti u bë anëtar i kryesisë.

Por, që nga viti 2004 kur befas iu fut politikës, Lulzim Bash aka mbajtur një sër detyrash publike, si deputet, ministër e deri kryetar i opozitës.

Në vitin 2005 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në 2017 u zgjidh ministër i Jashtëm e më pas Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku u përfshi në jo pak skandale, siç është ajo e marrëveshjes me Greqinë apo edhe abuzimi me fondet në Rrugën e Kombit.

Në vitin 2009 u zgjodh ministër i Brendshëm, ndërsa në korrik të vitit 2013, pas dorëheqjes së Sali Berishës u bë kryetar i Partisë Demokratike.

Ndërsa, sot Basha pretendon se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe se nesër do jetë kryeministri i vendit.

Por, pretendenti ynë për kryeministër, edhe pse ka mbajtur një sërë funskionesh publike, sërish nuk pranon të bëjë transparencë në lidhje me diplomimin e tij.

CNA.al i ka drejtuar në sërë kërkesash Lulzim Bashës të na japë autorizimin, në mënyrë që Universiteti në Hollandë, ku pretendon Basha se ka mbaruar studimet, të na japë informacionin që kërkojmë. Gjithçka në funksion të transparencës dhe informimit të publikut. Por, Lulzim Basha vazhdon të heshtë.

Sipas një lajmi që qarkulloi në media vitin e kaluar, thuhet se Lulzim Basha e ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Në  6-të vitet e para ka mundur të sigurojë një diplomë 1-vjeçare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë. Dhe për të përfunduar studimet i janë dashur plot 12 vjet.

Por, në deklarimet që ka bërë vetë kreu i PD-së, studimet në universitetin e Utrecht në Hollanë kanë zgjatur prej vitit 1993-2000. Pra, 7 vjet, studime këto të kryera me paratë e Soros, kuptohet.

Por, nëse Lulzim Basha nuk ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë në kohën që kandidonte për deputet në qarkun e Tiranës, në vitin 2017, le të bëjë transparencë dhe të na japë autorizimin që kërkon Universitetit Utrecht në Holandë.

Nëse kreu i Republikës së re pretendon të jetë kryeministri i Shqiptarëve, duhet të jetë transparent para tyre. Shqiptarët nuk duan të qeverisen nga një tjetër ?Edi Ramë?./ CNA.al

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

12 vjet për t?u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

Basha dy muaj që fsheh diplomën/ CNA.al i dërgon letrën e dytë

Basha fsheh diplomimin/ CNA.al nuk i ndahet

Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha fsheh diplomën

Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros





Lajmet e fundit nga