Basha akuzon Ramën, për gjëra që i bën vetë
Ka një ngjashmëri mes kreut të Republikës së re, Lulzim Bash...
Kombi ishte i qartë ditën e votimeve të 30 qershorit: Ai kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër!
——–
Populli foli. Quheni si të doni! Nga Jugu në Veri! Quheni elektorat, milet, turmë, komb, qytetarë, sipas respektit që keni për të! Sipas urrejtjes që keni për të!
Foli me dy lloj gjuhësh të pagabueshme në shkencat shoqërore :
Gjuha e parë : me anë të një heshtjeje paqësore! Thjesht nuk vajti në votime. Kur flet rëndë, seriozisht, me peshë, populli, është si burrat e vjetër, flet paqësisht, qetë, ngadalë, gjithë ditën! Dhuna është gjuha e frikacakëve, e histerikëve, e atyre që nuk kanë argumente, e hipokritëve. Ai që ka të drejtë nuk e njeh gjuhën e dhunës, as gjuhën agresive, as shprehjet e ndyra në të folur.
Mos ngatërroni gjuhën e rëndë të popullit, me gjuhët që ai përdor në facebook, te birraria e lagjes, në tregun e fshatit, para nëpunësit burokrat! Di ai si flet atje dhe kur duhet. Sipas vendit edhe kuvendi!
Gjuha e dytë ajo e statistikës. Po duket që në rastin më të mirë, matja e shprehjes popullore nuk ka rezultat tjetër që jep veç asaj që shkruhet në ekranin e kompjuterit : Populli i ka refuzuar këto zgjedhje!
Populli i ka refuzuar zgjedhjet e 30 qershorit!
Por, kujdes! Po ashtu ka refuzuar edhe të 13 tetorit! Mos mendoni se me gushtin ikën dhe vapa…
E kam thënë dhe e përsëris sepse kam të dhëna të plota:
Populli nuk na do ne gjoja elitën e tij! Nuk i do deputetët, këshilltarët, kryetarët e bashkive, analistët, profesorët, akademikët madje i përbuz, nuk i do ministrat kryeministrat, presidentët, madje as këngëtarët! Troc, nuk na do! Sepse jemi nën pritshmëritë e tij! Jemi dallkaukë, hipokritë, të dhunshëm!
Të dhunshëm? Po! Ne ushtrojmë dhunë mbi popullin! Kjo është dhuna e vërtetë që ekziston në Shqipëri. A nuk e lamë 80 përqind të popullsisë pa votuar? A nuk e vumë në kushtet tallëse ku i kishim rrëmbyer të drejtën e votës dhe pastaj i thoshim voto???
Gjykata e Strasburgut do t’i kishte dhënë të drejtë çdo shqiptari nëse atje ai atje do të kishte ngritur padinë kundër shtetit shqiptar për privim nga liria për të votuar!
E dhunëshme jemi ne elita kundër popullit dhe jo populli kundër nesh!
Nga dhjetë shqiptarë të thirrur në votime, tetë refuzuan të afrohen në qendrat e votimeve që ngjanin si vende turpi ku njeriu i ndershëm nuk afrohet.
Sa keq më erdhi për të gjithë ata gazetarë që i detyruan nëpër televizione të mashtronin me shprehjen : Votimet po shkojnë normalisht!!! Ndërkohë që pamjet filmike pas tyre tregonin boshatisje të shesheve!
Propaganda mediatike dhe e pushtetit kërkoi ta shurdhonte, ta hipnotizonte, ta anestezonte me gënjeshtra, mashtrime, iluzione. Ai i ka mbyllur veshët si Uliksi përballë sirenave dhe i dha një dru të pamëshirshëm të gjithë lakejve, spurdhjakëve, debilëve, servilëve, që kanë humbur edhe vetëndërgjen e të bërit të neveritshëm.
8 me 2!
Ky është rezultati. Populli foli rëndë, qartë, prerë!
Kaq di ai! Fjalimet e gjata apo të shkurtra, debatet që më shumë u ngjajnë zenkave të grave napolitane nga ballkoni në ballkon në shekullin e 19-të, deklaratat diplomatike, ai na i ka lënë neve, ua ka lënë atyre!
8 me 2!
Le ta mbllaçisim këtë rezultat derisa ta tresim, derisa ta harrojmë!
Por, në histori ai do të mbetet! Historia për atë do të flasi. Nga gjyshi te stërgjyshi do të tregojnë se një herë në vitin e largët 2019, aq shumë elitat ja kishin sjellë në majë të hundës këtij populli, saqë ai i braktisi krejtësisht zgjedhjet!
Unë e dija, nuk kisha asnjë iluzion. E kam shkruajtur së fundi te shkrimi im “Shqiptarë të fuqishëm”. Eeeee duken ashtu ata, si të nënshtruar, pa dinjitet, të përbuzshëm, por ç’zjarr e mençuri fshihet në zemrat dhe mendjet e tyre!
O budallenj!
Pasojat e refuzimit popullor, e përbuzjes gjigande që ai ka për ne : politikanët, deputetët, nëpunësit, këshilltarët, kryetarët e bashkive, profesorët, akademikët që i përbuz me neveri, analistët, këngëtarët, piktorët, farmacistët, etj., janë të qarta:
Sistemi ynë politik e ka përjashtuar popullin nga pjesëmarrja në pushtet, por edhe populli e ka refuzuar sistemin tonë shtetror.
Politika dhe qytetari që nga kjo ditë në Shqipëri janë deklaruar të divorcuara prej njeri tjetrit!
Ne tashmë kemi një pushtet lokal monist, pra të paligjshëm, sikurse nuk kemi parlament, gjykata, administratë publike, dhe akademi shkencash!
Me këtë pushtet lokal krejt monist rruga jonë për në Europë është e mbyllur qartësisht!
Atë që donin, izolimin tonë, si komb, a kanë arritur!
Na izolojnë ata që bërtasin se gjoja duan integrimin!
Kujtojmë se nuk e dimë se përse e bëjnë!
Eshtë refuzim me një pjesëmarrje të dhunuar prej 20 përqind në votime, çka nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë histori tjetër kombesh! Kemi hyrë në Histori me këtë akt heroik popullor!
Cdo deputet, kryeministër, analist, profesor (për akademikët nuk po flas sepse ata nuk kanë as gojë, as sy, as veshë, as tru të gjykojnë se çfarë po ndodh), kryetar bashkie – i paligjshëm, nëse ka pak mend, pak gjak shqiptari, pa tru, pak sedër, pak turp, duhet t’a pyesi veten:
Përse na përbuzën në këtë mënyrë?
Dhe të mos e pranojë mandatin që ka rrëmbyer me dhunë, paligjshmërisht, turpësisht!
Janë të paligjshëm si në 1925, si në 1946, si në 1996, ashtu edhe në 2019!
Koha e madhe e reflektimit ka ardhur nëse e duam akoma këtë Shqipëri përtej privilegjeve tona!
Populli na foli! Paqësisht, statistikisht, me gjuhën e veprimit. Cfarë na tha?
“Ikni legena se nuk merrem me ju!”
Ne jemi të gjithë legena!
Kazanë!
Tepsi!
Kanoçe!
Cfarë të doni!
Por mbi të gjitha : legena!
E keni dëgjuar shprehjen popullore : Ik ore legen!
Ajo më tingëllon në vesh sikur m’a thotë edhe mua ai rezultat i kobshëm, i turpshëm, 8 me 2!
Nuk ka kohë që ne legenat të mendojmë se kush e ka fajin! Kush e ka fajin? Ne të gjithë! Nuk ka kohë ta gjejmë tani!
Tani ka ardhur koha e reformave të mëdha, jo prej gjasme, jo gënjeshtare, jo vjedhacake! Populli na e përplasi të vërtetën e tij.
Më krijoni kushtet e duhura për të votuar, me votën time të lirë, të barabartë, atëhere do të vij të zgjedh përfaqësuesit e mi të vërtetë!
Ikni legena!
Doni pushtetin?
Merreni!
Po mos mendoni e pretendoni se ua kam dhënë unë!
E keni grabitur sikurse një vjedhës a grup vjedhësisht grabit një bankomat, apo sikurse poshtë barkut të avionit grabit thasët me euro!/ CNA.al
Ka një ngjashmëri mes kreut të Republikës së re, Lulzim Bash...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të nj...
Kanë përfunduar numërimet në bashkitë Belsh dhe Mallakastër ...
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, në një konferencë për mediat k...
Pas pesë muajsh betejë, përplasje, akuza dhe molotov, ditën ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për m...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka publikuar një foto në rrjetet ...
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi...
Edhe pse ishte 27 gradë celcius, Meksika ka përjetuar një “s...
Dihet tashmë që make up bën “magji” tek femrat të cilat duan...
Alan dhe Christine Tait para disa kohësh u bënë pronarë të n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka reaguar publikisht për të...
Dje Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore, ku pas një përplasje...
Ditën e djeshme, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetar...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka uruar qytetarët që kanë respek...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të një ...
Pa surpriza kanë rezultuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka denoncua...
Pritet të dalin së shpejti rezultatet edhe në bashkitë e Cër...
Mbrëmjen e djeshme në Zvicër u zhvillua koncerti “Alba Festi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...