Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat ka thënë se 85% e shqiptarëve folën qartë dje duke bojkotuar zgjedhjet dhe duke refuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij të krimit.
?Votimet e djeshme moniste të diktuara nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës u refuzuan nga mbi 85% e shqiptarëve. Edhe pse organizata e partisë Rilindja e KQZ-së ka shkelur mbi 30 herë kodin zgjedhor për votime të paligjshme, të cilat i votojnë vetë, i numërojnë vetë, nuk arritën dot t?i largojnë sikletin dhe djersën kryetarit të Rilindjes.
Dita e djeshme në vetvete ishte një dhunim i hapur i Kushtetutës dhe shtetit ligjor, por ishte një tentativë e dështuar e ngritjes së shtetit monist, duke i vënë një emër: shteti monist i krimit. Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por është edhe një përgjegjësi tashmë shumë e madhe për të gjithë frontin opozitar, sepse sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i inkriminimit të Edi Ramës apo sensibilizimi i shqiptarëve dhe aq më pak i ndërkombëtarëve. Sot sfidat tona janë shumë të mëdha!
Shqiptarët folën qartë dje me mos pjesëmarrjen e tyre masive dhe fjala e tyre tashmë është përgjegjësi e madhe për ne. Opozita e bashkuar me të gjithë faktorët politikë dhe jo politikë duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës, në të cilën Edi Rama dhe klika e tij kanë futur Shqipërinë. Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që u ofron atyre një shtet dhe sistem të barabartë, i garanton votën e lirë dhe të drejtën e zgjedhjes.
Shqiptarët sot presin një ekonomi që u garanton të ardhmen dhe jo t?i asfiksojë ata. Sot shqiptarët presin nga opozita që t?i japë fund vuajtjeve dhe makthit që ata kanë nga pasiguria dhe largimi i fëmijëve të tyre nga vendi.
Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan regjimin monist të Edi Ramës, por duhet të punojmë fort për të fituar besimin e tyre. Jemi të bindur që shqiptarët refuzuan me forcë çdo gjë të gabuar që është bërë këto vite nën regjimit monist të Edi Ramës. Janë bërë edhe punë shumë të mira. Në këtë vend, zhvillim për shkak të njerëzve punëtorë dhe ekonomisë së tregut, anëtarësimit në NATO, heqja e vizave për shqiptarët e shumë gjëra të tjera që vijnë si rezultat i punës së përbashkët. Por asnjë prej tyre nuk lidhet me qeverisjen moniste të Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.
Të gjithë së bashku, kush më shumë e kush më pak, lejuam si pa dashje për t?u ngjitur në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm, por mbi të gjitha të lidhur me krimin e organizuar. Instalimi i diktaturës së krimit të Edi Ramës ka krijuar dëmin më të madh te shqiptarët dhe Shqipëria, e cila po e ndjen në mënyrë dramatike. Varfëria e tejskajshme, largimi në masë i të rinjve, mungesa e shpresës për ta dhe vendosja e regjimit të vizave për shqiptarët, do të thotë se me Edi Ramën në krye po shkojmë drejt izolimit total dhe të pakthyeshëm.
Ne e kemi kuptuar shumë mirë mesazhin e 85% të shqiptarëve refuzues dhe duhet të punojmë fort për këtë. Lufta kundër papunësisë, varfërisë, padrejtësisë, krimit, grabitjes që qeveria moniste e Edi Ramës bën çdo ditë e çdo orë ndaj shqiptarëve në pronat e tyre, me taksat e larta, me papunësinë dhe me një ekonomi që po rrënohet çdo ditë.
Shqipëria është zbrazur në këto katër vite dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë, përkundrazi do të na duhet për tu zgjuar dhe për tu organizuar, ndoshta për të bërë çdo sakrificë që të rikthejmë shpresën dhe besimin te njerëzit.
Kapja e Reformës në Drejtësi nga duart e Edi Ramës e ka kthyer atë në një moçal dhe futur vendin në një krizë kushtetuese. Ne duhet të kemi përgjegjësinë të analizojmë këtë situatë dhe të ofrojmë zgjidhjet afatgjata, jo për të shpëtuar Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe shokët e tyre, po për të vendosur njëherë e përgjithmonë drejtësinë e munguar shqiptarëve, të cilët nuk kanë nevojë për gjyqet komuniste që i dënojnë pse protestojnë, por kanë nevojë për drejtësinë që gjykon dhe dënon kriminelët me çdo veshje pushteti. Për një drejtësi që gjykon dhe dënon vjedhjen e pronës publike dhe private. Për një drejtësi që gjykon dhe dënon për shkeljen e ligjit, për vjedhjen e votave, për kërcënimet e çdo gjë tjetër që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Të gjitha këto krime , që sot janë puna e përditshme e Edi Ramës, me urdhër të krimit të organizuar dhe grupeve antishqiptare që janë shtuar si grupe turistësh kohët e fundit.
Për LSI-në ky rezultat i djeshëm është pikënisja e një përgjegjësie shumë të madhe. Shqiptarët dje shpëtuan veten dhe Shqipërinë nga gremina e monizmit.
Prandaj përgjegjësitë tona kalojnë mbi partitë politike. Beteja jonë për Shqipërinë tonë dhe për shqiptarët e fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre, këtë mision historik do ta çojmë deri në fund. Çdo sakrificë është shumë e vogël përpara këtij misioni të madh. Tashmë fillon beteja përballë zhdukjes njëherë e përgjithmonë të grupeve kriminale dhe të krimit të organizuar. Tashmë aleatë të kësaj beteje nuk janë vetëm aleatë të kësaj partive politike, po aleatë të kësaj beteja janë 85% e shqiptarëve që refuzuan përfundimisht monizmin që kërkon të instalojë Edi Rama me krimin e organizuar,? -ka thënë Kryemadhi ndër të tjera./CNA.al
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka publikuar një foto në rrjetet ...
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi...
Edhe pse ishte 27 gradë celcius, Meksika ka përjetuar një “s...
Dihet tashmë që make up bën “magji” tek femrat të cilat duan...
Alan dhe Christine Tait para disa kohësh u bënë pronarë të n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka reaguar publikisht për të...
Dje Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore, ku pas një përplasje...
Ditën e djeshme, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetar...
Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka uruar qytetarët që kanë respek...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të një ...
Pa surpriza kanë rezultuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka denoncua...
Pritet të dalin së shpejti rezultatet edhe në bashkitë e Cër...
Mbrëmjen e djeshme në Zvicër u zhvillua koncerti “Alba Festi...
Ditën e djeshme skena e Zvicrës u “dogj” nga këngëtarët shqi...
Ai njihet tashmë si ikona e repit shqiptar i cili ka vënë gu...
Miss Serbia Irina Jovanka, u bë e famshme në media pasi bëri...
Pas përfundimit paqësor të Lokaleve 2019, kryeministri Rama ...
Ka përfunduar numërimi edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore ku ...
Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ish Presidenti B...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...