web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD jep alarmin/ “Në Dibër po kërcënohen me jetë për vota”

26 Qershor 2019, 17:56, Aktualitet CNA

Ish deputeti i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, në një konferencë për shtyp, deklaroi se në Dibër po përdoret e njëjta skemë me atë të publikuar nga gazeta gjermane ?Bild?.

Gjunkshi theksoi se Ministria e Mbrojtjes, Policia, OSHEE, tatimorët, Ujësjellësi etj., po ndërhyjnë në fushatë, duke i bëhet presion dhe kërcënuar qytetarët për të marrë pjesë masivisht në votime.

?Në Dibër po qarkullojnë persona të rrezikshëm. Në këmbim të votave po i ushtrohet presion qytetarëve. Punonjës të OSSHE-së e Ujësjellësit po i msrrin kartat e identitetit abonentëve dhe familjarëve të tyre për ti detyruar të marrin pjesë në votime. Qytetarët janë kërcënuar,  duke mos u dhënë ndihmën ekonomike dhe pensionet, por janë kërcënuar dhe me jetë. Policia dhe Ministria e Mbrojtjes po ndërhyjnë ne fushatë, duke shpërndarë armë. Ndaj bëj thirrje për ndërhyrje urgjente për ta normalizuar këtë situatë.?,-tha, ndër të tjera, ish deputeti i PD-së,Xhemal Gjunkshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga